Francezët duan të jetojnë në fshat
Nga Arkiva
- Një festë në plazhin e Durrësit i bën gjëmën gjithë fisit: U infektua 44-vjeçarja që ndërroi jetë sot, motra e intubuar dhe disa të afërm të prekur 6
- TË PATHËNAT / Rama lidh miqësi me Mbretin e Jarabisë: Zhurnalistët janë kazan, si Khashogi 10
- Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”? 1
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Francez për Hulumtim të Opinionit Publik (IFOP) shumica e qytetarëve mendojnë se jeta në fshat është “jeta me ideale”.
Sondazhi, i cili publikua në 9 tetor thotë se 81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”, shkruan Huffington Post.fr
Në bazë të të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës dhe vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.
Megjithatë, një pjesë e madhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një “pengesë për jetën në fshat”.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një “jetë cilësore”.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento