Francezët sfidojnë Macronin, arrestime dhe të plagosur nga protestat

April 15, 2018 12:17

Francezët sfidojnë Macronin, arrestime dhe të plagosur nga protestat

 

Autoritetet franceze kanë njoftuar këtë të diel se 63 persona janë arrestuar dhe nëntë policë janë plagosur nga protestat e zhvilluara në disa qytete të vendit, si pasojë e ndezjes së zemërimit publik nga disa ndryshime në ligjin e punës prej Presidentit Emmanuel Macron.

Ministri i Brendshëm Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe dëmtimin e dyqaneve dhe ndërtesave publike në skajet e protestave të së shtunës në Nantes, Francën perëndimore dhe Montpellier në jug.

Kolomb kërkoi qetësi ndërsa një protestë tjetër është planifikuar të dielën në Notre-Dame-des-Landes në Francën perëndimore.

Protestat e tjera të shtunën rreth Francës ishin kryesisht paqësore. Punëtorët e hekurudhave po marshojnë thuajse çdo ditë në protestën që do të zgjasë disa muaj dhe lidhet me planin e reformës së punës së hekurudhave nga Macron.

Protesta e tyre ka ndërprerë edhe trafikun mbarëkombëtar të trenave.

Macron do të flasë në televizionin kombëtar të dielën, për të shpjeguar reformat e tij dhe ndikimin e tyre në ekonominë franceze.

Ai thotë se po e bën vendin më konkurrues globalisht ndërsa punëtorët kanë frikë se humbasin mbrojtjen e vendeve të punës nga privatizimi i sistemit.

a.s/dita

April 15, 2018 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*