Frashëri meriton vëmendje njëlloj si Përmeti, Kumbaro: Rruga, pjesë e projektit me Bankën Botërore

June 12, 2017 15:16

Frashëri meriton vëmendje njëlloj si Përmeti, Kumbaro: Rruga, pjesë e projektit me Bankën Botërore

 

Frashëri ka qenë ndalesa e radhës e kandidates socialiste Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi këtë zonë si krenarinë e Përmetit që meriton të njëjtën vëmendje si qyteti.

Kumbaro theksoi se rruga që është një nga problemet kryesore për zhvillimin turistik por jo vetëm të zonës, tashmë është pjesë e marrëveshjes me Bankën Botërore prej 71 milionë dollarësh.

“Kjo marrëveshje për të parën herë e kësaj natyre parashikon një investim shumë të madh të BB, 71 milionë  dollarë për turizmin kulturor dhe atë natyror. Ne jemi shumë krenarë që në këtë program Qarku i Gjirokastrës ka dy qytete, Gjirokastrën dhe Përmetin. Pritet fillimi i punës së qeverisë së re që të fillojë ky investim, në të cilin ndër të tjera ne fusim edhe rrugët rurale të pikave turistike më të rëndësishme siç është rruga e Frashërit, rruga e Bënjës dhe ajo e Leusës. Dhe nga një xhep i harruar, me këtë plan Përmeti do të kthehet në një qendër turizmi, por ndërkohë do të nxisim edhe biznesin që të investojë”, tha ajo.

Më tej Kumbaro tha se të gjitha qeveritë e kanë harruar jo veç fshatin, por mbi të gjitha kanë lënë në degradim qytetin, ndaj investimet që kanë nisur nga qendrat, në mandatin e dytë do të shtrihen më fuqishëm drejt zonave rurale.

“Kur nuk ka qenë në qendër të vëmendjes qyteti, nuk bëhet fjalë për fshatrat që janë më larg, me rrugë të vështira siç është Frashëri, por unë besoj se Frashëri ka po aq vlerë sa vetë qyteti i Përmetit dhe është krenaria e Përmetit. Por si mund të jemi krenarë ndërkohë që nuk i japim vëmendjen e duhur”, – shtoi ajo.

Duke cituar Sami Frashërin, kandidatja e PS-së nuk kurseu as thumbat ndaj ndarjes së padrejtë bërë me subvencionet në bujqësi.

Samiu ka thënë dhe kjo është e vërtetë “Nëse duam të mbjellim për një vit, mbill misër e grurë dhe merr ca subvencione… Nëse duam të mbjellim përgjithmonë, mbill arsim e kulturë” që do të thotë investime, sektor zhvillimi në turizmin kulturor dhe agroturizëm. Kjo është e ardhmja e vizionit për Përmetin dhe këtë nuk e kemi më fjalë, por me vepra. Sot gjithë Qarku i Gjirokastrës është kthyer në kantier. Përmeti ka dy fuqi të mëdha: bujqësinë e natyrën dhe kulturën”, tha më tej Kumbaro në takimin e zhvilluar me frashërllinjtë.

 

 

 

June 12, 2017 15:16
Komento

1 Koment

  1. Lili June 12, 17:44

    Kjo ne nje vend normal nuk do kishte pasur fytyre me dal me kerkuar voten e qytetareve pas skandalit te shembjes se monasteri nga pakujdesia e shtetit.
    Kurse n’albanistan,jo vetem dell krenare me kerkuar voten,po edhe guxon te na permende trashegimine qe e masakroj…pfff turpi nuk e prek”..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim