Frashëri përshëndet vendimin e BE-së për Shqipërinë

June 25, 2014 17:15

Frashëri përshëndet vendimin e BE-së për Shqipërinë

Pa vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë Statusin e vendit kandidat, Kastriot Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare në një prononcim për gazetën “Dita”, u shpreh se “Kjo është një arritje e madhe në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria është një vend europian dhe si i tillë duhet të mbetet, pavarësisht ndonjë rasti të diskursit të lidershipit të saj, ndaj është radha e klasës politike shqiptare të ndërmarrë reforma të thella për transformimin e vendit, kontrollin e territorit dhe sundimin e ligjit, për ta bërë atë një vend europian”.

Më tej Frashëri, duke vlerësuar punën e madhe të bërë në këto vite nga të gjitha institucionet e shtetit, faktori politik dhe Shoqëria Civile që hartuan, besuan dhe punuan me vendosmëri për të bërë realitet ëndrrën tonë evropiane tha se “Një falënderim dhe mirënjohje shqiptare duhet patjetër të shkojë për Ministrat e Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e gjatë dhe të vështirë, ndonjëherë për shkaqe kryesisht shqiptare, të integrimit të vendit në familjen Europiane, dhe për vendimin e tyre unanim të akordimit të statusit të vendit kandidat”.

June 25, 2014 17:15
Komento

1 Koment

  1. Bardhyl June 25, 23:52

    Te drejte ka z. Frasheri kur thote qe Shqiperia ka qene dhe eshte e rezikuar per te mbetur jashte EU per shkak te agallareve te saj qe sillen sikur te jene padronet e ketij vendi, duke e shitur dhe tjetersuar pasurine kombetare tek armiqte historike te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*