FRD: Berisha denigroi ëndrrën e të rinjve të dhjetorit ‘90

Redaksia Online December 8, 2012 13:54

FRD: Berisha denigroi ëndrrën e të  rinjve të dhjetorit ‘90

Në ditën që përkujton 22-vjetorin e nisjes së lëvizjes studentore që do të shënonte edhe hapat e parë drejt pluralizmit, Fryma e Re Demokratike shprehet se kryeministri Berisha duhet t’u kërkojë falje të rinjve që ndërmorën këtë nismë, pasi e ka denigruar ëndrrën e tyre për Shqipërinë europiane.

Përmes një konference për shtyp, FRD nderoi kontributin e studentëve të dhjetorit ’90 dhe i bëri thirrje kryeministrit t’u kërkojë atyre falje, pasi u ka nëpërkëmbur ëndrrat dhe shpresat për Shqipërinë si gjithë Europa. Sipas FRD-së, 22 vjet pas kthesës së madhe që mori vendi ynë, “ne jemi atje ku e nisëm, pasi politikanët zhgënjyen ëndrrën dhe idealin e studentëve të dhjetorit. Mungesa e rotacionit në vend e ka kthyer Shqipërinë në një pashallëk të Berishës dhe Ramës”, thuhet në deklaratë.

 

Redaksia Online December 8, 2012 13:54
Komento

2 Komente

  1. Lex Rex December 8, 17:20

    Sa kollaj i lau duart ballukegjati: perse Edi Rama mbaka pergjegjesi per zhgenjimin e te rinjve, kur nuk ka patur asnje dite pushtet (kryetar bashkie eshte qeverisje lokale), ndersa Bamke Topi megjithese ka qene 5 vite president dhe 20 vite figure qendrore ne PD nuk paska asnje pergjegjesi dhe nuk ka perse te kerkoje falje ???

    Reply to this comment
  2. Gjin Musa December 9, 09:09

    Deklerata e ishe presidentit Topi eshte disi e vonuare,populli thote ma mire vone se kurr.e.
    Po me te drejte cdo qytare shtrone pyetjen :pse i nderuari Topi nuke foli ma heret?
    Ne demokraci fjale e lire eshte pa kushtezuar,keshtu qe secili qe shifte mbrapeshtit e Berishes duhet ti bante publike ma heret.
    Sai perkete Edi Rames aje nuke mbane asnji pergjegjesi per te shkuaren,aje ishte nji nder pionjeret e demokracis te cilin Berisha kurre nuke e afroje,sepse ja kishte frigen Edi Rames qe do ta kishte kundershtare te hapure ashtu sice doli i ndjeri Azem HAJDARI.
    Berisha duhet te jape llogari per gjithcka ka ndollure dhe po vazhdon te ndodhe ne P.D-en dhe ne qeverisjen e vendit.
    Per kete duhet te luftojme te gjithe, qe ata qe damtuan proceset demokratike te japin llogari,kushdo qofshin ata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim