FRD: Berisha të provojë akuzat ndaj Topit, ose do përballet me drejtësinë

Redaksia Online February 15, 2013 12:20

FRD: Berisha të provojë akuzat ndaj Topit, ose do përballet me drejtësinë

FRD i kundërpërgjigjet deklaratës së Berishës gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së, ku ai u shpreh se gjatë kohës ku Bamir Topi ishte president, e shiti karrigen e tij për tre leje ndërtimi. Në një deklaratë të saj, FRD thekson se nëse Berisha nuk bën publike dokumente konkrete që vërtetojnë akuzën e tij, atëherë ai do të përballet me drejtësinë për shpifje dhe abuzim me detyrën.

“Kryeministri në ikje Sali Berisha, i trembur nga vota popullore kundër tij dhe verdikti qytetar i 23 qershorit kundër modelit të tij spekulues e baltosës, deklaroi sot se kryetari i FRD-së Bamir Topi ka marrë tri lejë ndërtimi nga ish-kryetari i Bashkisë Tiranë.

Në respekt të publikut dhe përgjegjësisë qytetare Bamir Topi i kërkon publikisht kryeministrit në ikje të bëjë publike dokumentet që pretendon, përndryshe ai do të përballet me dyert e drejtësisë me akuzën e shpifjes dhe abuzimit me detyrën.

I frikësuar nga kritikat në rritje perëndimore, nga zhgënjimi masiv qytetar, nga mosmbajtja e premtimeve, gjendja e vështirë ekonomike si dhe nga rritja e dukshme politike e Frymës së Re Demokratike kryeministrit në ikje nuk ka më çfarë ofron për qytetarët përveçse metodat që ai njeh e praktikon më mirë, baltosjen, fyerjen dhe denigrimin ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve politikë”, thuhet në deklaratën e FRD.

FRD thotë më tej se deklarata të tilla janë provë e mentalitetit stalinist të denjë për kohën kur Berisha ishte militant dhe drejtues në Partinë e Punës.

“Praktika e tij e spekulimit pa fakte dhe pa baza përbën një nga sëmundjet më negative të tranzicionit dhe një mentalitet stalinist të denjë për kohën kur ai ishte militant dhe drejtues në Partinë e Punës. Bamir Topi është një nga qytetarët politikanë që nuk ka marrë ende as të drejtat e pronësisë familjare të trashëguara dhe që njihen nga ligji, ndërkohë që vetë kryeministri dhe oborri i tij përfaqësojnë shtresën e re të pronarëve të rinj të pushtetit, të krijuar kryesisht për shkak të vendimmarrjes klienteliste familjare dhe politike.

Nga ana tjetër z.Topi i rikujton edhe njëherë qytetarëve shqiptarë se sa e rëndësishme është që shoqëria shqiptare, shteti dhe institucionet shqiptare të ndahen me votë të lirë dhe masive nga sistemi baltosës dhe i korruptuar që ka krijuar dhe mban në këmbë kryeministri në ikje Sali Berisha,” mbyllet deklarata.

Redaksia Online February 15, 2013 12:20
Komento

2 Komente

  1. melisa February 15, 13:16

    kenge e vjeter kjo… Asnje gje nuk i beni. Ndaj eshte katandisur ne kafshe ai njeri

    Reply to this comment
  2. Devolliu February 16, 08:08

    Bravo Bamkë; ja ke mbledhur Saliut të Viçidolit se do ta padisni në Gjykatë.
    Po nuk e dini juve që gjykatat janë të Saliut?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*