Topi: Topalli ka degraduar Kuvendin, jep leksione vulgariteti nga karrigia e kryetares

Redaksia Online April 30, 2013 13:00

Topi: Topalli ka degraduar Kuvendin, jep leksione vulgariteti nga karrigia e kryetares

Kreu i FRD ka tha sot se Parlamenti shqiptar është kthyer në një institucion të degraduar, i cili i është nënshtruar kontrollit nga qeveria, kur sipas ligjit duhet të jetë e kundërta. Bamir Topi hodhi akuza të drejtpërdrejta në adresë të kryetares së Kuvendit, e cila sipas tij jep leksione vulgariteti nga karrigia e drejtueses.

“Udhëheqësia nuk e vendosi asnjë herë Parlamentin të kontrollojë qeverinë. Janë bërë hapa mbrapa në atë institucion.  Në të jepen leksione të vulgaritetit, i cili nëpërmjet medias futet në çdo shtëpi shqiptare. Ky parlament ka bërë hapa mbrapa në krahasim me trupat parlamentare të viteve më përpara. Degradimi vjen nga koka drejtuese e atij institucioni, që nuk përfaqëson më asgjë”, tha Topi.

Topi tha se morali i qeverisë ka rënë, ndërsa KQZ është kthyer në një skelet që vepron vetëm me njërin krah. Ai theksoi se KQZ duhet të kthehet në një institucion në shërbim të procesit zgjedhor dhe jo partive politike. “Në 21 prill 2008, bashkautorë të dhunimit të Kushtetutës. Në atë kohë, nga kryeministri aktual, ata që dëshironin ta kundërshtonin ndryshimin e Kushtetutës u quajtën pakicë bllokuese. I pari i penduar është kryetari i opozitës. E provoi në kurrizin e tij, po pak rëndësi ka kurrizi i tij, rëndësi ka kurrizi i shqiptarëve. Sot maxhoranca realizon dhunë mbi institucionet duke përdorur edhe tre-katër deputetë të opozitës. Ka rënë morali i kësaj qeverisjeje. Përshëndes përfaqësuesit ndërkombëtarë sepse kanë bërë c\është e mundur për të orientuar institucionet dhe politikën shqiptare drejt marrëveshjeve të logjikshme. Jemi në prag të zgjedhjeve, KQZ ka qenë pjesë e modifikimeve kushtetuese që prodhuan dhe vazhdojnë të prodhojnë pasiguri. Sot KQZ i ngjan një skeleti që vepron vetëm me njërin krah.  Ky është një institucion që duhet t’i shërbejë procesit dhe jo partive politike”, tha Topi.

 

 

FRD mban Kuvendin Kombëtar, Oketa: Forcë përcaktuese në zgjedhje

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin e saj të parë kombëtar, në ditën e njëvjetorit të krijimit të kësaj partie. Mbledhja e këtij forumi të FRD-së vjen pas konstituimit të të gjitha degëve në vend dhe pas regjistrimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 23 qershorit.

Nënkryetari i FRD, Gazmend Oketa, tha se FRD është tashmë forcë e tretë dhe ka një projekt ambicioz. “FRD ka njësinë e saj në çdo qark dhe organizmin politik në emigracion. FRD ka degë dhe nëndegë në çdo bashki dhe komunë të vendit. FRD do jetë forcë përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Sot ndodhen 500 të deleguar me mandat përfaqësues nga të gjitha shtresat”, tha Oketa.

Më tej, deputeti Oketa ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar se FRD sjell në politikë një frymë dhe moral të ri.

“Dy alternativa që propozojnë një model, por kanë emra të ndryshëm. Është edhe alternativa e FRD, e cila synon frymën europiane, ku politika prodhon ide zhvillimi dhe jo konflikte të vazhdueshme. Politika jonë nuk lidhet me llogari karrigesh, por me moral politik. Ftoj çdo qytetar shqiptar të bashkohet me vizionin për një Shqipëri të re, të votojnë FRD që e çliron vendin nga shantazhi i dy partive të vjetra. Politikanët e këqij ngrihen në detyrë nga njerëzit e mirë që nuk marrin pjesë në votim. Besoj se shoqëria shqiptare në 23 qershor do ta kalojë testin”, tha Oketa.

 

Redaksia Online April 30, 2013 13:00
Komento

8 Komente

  1. Gloni April 30, 11:24

    O Keta vec teje dhe bamirit a ka njeri tjeter kjo parti? zvarre do riktheheni me bishtin nder shale ne PD. por dyert e partise do ju mbyllen.

    Reply to this comment
    • TIGER April 30, 15:47

      Jo katnar nuk ka te tjere sepse qytetaret tek PD juaj jane ne minorance. Llumi juaj le te vazhdoje te rrjedh per doktor mortjen

      Reply to this comment
  2. Fidariu April 30, 11:40

    per sa kohe ne shqiperi nuk ka burra me vizion, moral dhe ideale, per sa kohe burrat e politikes do shiten sa majtas djathtas per nje cap buke, forca e trete politike nuk do te ekzistoje.

    Reply to this comment
  3. Kristi April 30, 11:45

    nga politikanet shqiptar kam kuptuar se keto pari te vocka krijohen sa per te promovuar deputete te parendesishem, duke i krijuar imazh qe nuk mund ta krijojne brenda partive te medha. dalin ca muaj me particka koti, behen te famshem dhe tak kthehen tek partia meme gjoja te penduar. rasti i Metes eshte per tu studiuar, se ai frymezon keta te tjeret

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 30, 13:23

    O Bamir u fute ne PD pa as ma te voglin kontribut.Te bene kryetar grupi,nenkryetar partie.Se fundmi edhe president. Fillove te trashesh si bretkoca e prralles.Arrite te votojsh liderin e kundershtarve te partis ku kishe qene.Pervec ndejtjes I fjetur gjoja per sa I perket 21 janarit.Po nejse kto I ka politika.;

    Reply to this comment
  5. Realist-i April 30, 13:46

    Mund te villni vrer pa mase, per arsye thjesht pragmatiste (kupto hajdute) te koalicioneve te turpshme qe perfaqesoni. Une e di qe brenda, thelle ne ndergjegjen tuaj e dini qe reciklimi i dy poleve te rrenimit, zbatuese te zellshme te Katovices, eshte vrasje e shpreses se fundit te ketij populli te tejvuajtur. Dita dites njerezit po ndergjegjesohen…. Forca te tilla, morale e te perkushtuara na ngjallin shprese me te madhe cdo dite

    Suksese FRD-se

    Reply to this comment
  6. shqipfolësi April 30, 14:59

    Rotacioni është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm, sepse për ndryshe …mirë ishim në komunizëm pse ta hidhnim tej, kur qenka puna të rrinë në pushtet të përjetshëm…deri sa t’ qelben erë …

    Reply to this comment
  7. Argita April 30, 17:09

    Urime per . Frd ,Eshte nje parti serioze , sa per kryetaren e leshit , e kemi thene dhe me pare qe Eshte , nje rrugace

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*