FRD: Reforma territoriale, e domosdoshme dhe e vonuar

August 1, 2014 10:46

FRD: Reforma territoriale, e domosdoshme dhe e vonuar

Fryma e Re Demokratike e konsideron reformën territoriale si të domosdoshme dhe të vonuar në 23 vite nga ana e klasës politike. Gjatë mbledhjes së asamblesë së FRD-së, kryetari Bamir Topi  kritikoi bojkotin e Partisë Demokratike dhe shpreh disa rezerva lidhur me ecurinë e reformës.

“Reforma nisi me transparencë dhe përfundoi pa transparencën e duhur. U modifikua rrugës në bazë të konjukturave politike dhe më e rëndësishmja në mungesë të opozitës”, tha Topi.

“Në këto 23 vite në parlament ka patur situata të vështira, debate të ashpra por gjithmonë ka pasur një akord në fund mes palëve. Por këtë herë ndodhi braktisja e një procesi nga fillimi në fund mbi bazën e një paragjykimi që  asnjëherë nuk ka ndodhur më parë të braktisen e fatet dhe interesat e njerëzve që mbeten jashtë loje sepse kështu duan disa personazhe që kishin projektuar me ndarjen e deritanishme pashallarë komunash. Disa kryetarë komunash zgjidheshin dhe rizgjidheshin për t’u bërë pashallarë që i bënin dëm demokracisë”, u shpreh Topi.

Lidhur me projektet e FRD, Topi tha se “strukturat e partisë duhet të përgatiten që në shtator të identifikojnë personat e mundshëm, kandidatë potencial dhe po në shtator do të monitorojmë situatën politike për të parë të gjitha mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit politik në perspektivë me të gjitha forcat politike”, deklaroi Topi.

August 1, 2014 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*