Freedom House: Bota po përkeqësohet (çfarë thotë raporti për Shqipërinë)

March 4, 2020 08:04

Freedom House: Bota po përkeqësohet (çfarë thotë raporti për Shqipërinë)

Në raportin ‘Freedom House’ për demokracinë Shqipëria ka humbur vetëm një pikë, duke shkuar nga 68 në 67. Koordinatori për kërkimin e këtij raportin për Europën dhe Euroazinë Noah Buyon i tha Zërit të Amerikës, se kjo i atribuohet përplasjeve të fuqishme politike.

Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.

Freedom House e arriti këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë pasi analizoi zhvillimet në 195 vende.

83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Që nga shtypja e demonstruesve në Hong Kong, tek ajo turmave në Iran, raporti tregon se regjimet përdorin forcën për të ruajtur kontollin.

Reporti vë në dukje edhe prirje shqetësuese në disa nga demokracitë e zhvilluara.

“Demokracia është në pozitë të vështirë”, thotë Sarah Repucci, zëvendës presidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Në raport vihet re se hendeku mes përkeqësimeve dhe përmirësimeve është thellua.

Duke vënë në dukje rolin tradicional të Shteteve të Bashkuara si frymëzim dhe mbështetje për demokracinë, raporti thotë se Kongresi ka vazhduar të financojë programe për këtë qëllim.

“Megjithatë deri sot, administrata e presidentit Trump nuk ka treguar një angazhim të vazhdueshëm ndaj një politike të jashtme që mbështetet në parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thotë raporti.

25 nga 41 demokracitë e konsoliduara pësuan rënie, vitin e kaluar.

Raporti thotë se bota është tashmë një botë pa udhëheqje demokratike.

Ballkani Perëndimor sjell një tablo të përzier.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë.

Për Kosovën përmirësimi me dy pikë (duke e çuar numrin e pikëve në 56 nga 54 vitin e kaluar) është kryesisht falë zgjedhjeve ku fitoi Vetëvendosja.

“Votimet në Kosovë sollën Vetëvendosje, e cila ka një shans të ndryshojë kulturën e korrupsionit në vend”, thotë raporti.

Maqedonia Perëndimore kanë shënuar një rritje prej katër pikësh nga 59 në 63, falë përmirësimit të gjendjes së medias, dhe përmirësimit të situatës së sigurisë.

Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

“Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë zoti Buyon.

l.h. / dita

March 4, 2020 08:04
Komento

2 Komente

  1. Biologu i qelizave telefonike. March 4, 11:58

    Shqiptaret nuk e meritojne ndryshe. Le te kenaqen me batutat e hajdutit 2 metrosh, me pordhet e Metes e Bashes.

    Reply to this comment
  2. hindia dhe monarkite e kane te shkruar me kushtetute...padrejtesine (pa barazine) . March 4, 18:16

    mjafton te shikosh me jeshile, hindine dhe monarkite e “trade unions-ve” dhe “bindesh” kush quhet demokraci (liri) ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim