Freedom House: Liria e medias “po vdes”, ku renditet Shqipëria

June 5, 2019 11:02

Freedom House: Liria e medias “po vdes”, ku renditet Shqipëria

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të mërkurën, se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Në raportin mbi “Liritë dhe mediet në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediet duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediet “miqësore”.

Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër medieve të përdorur nga Presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të besojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.

Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medies është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.

Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.

Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodhë se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediet kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre. Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm.

Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbánit në Hungari dhe administrata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thuhet në raport kanë përqendruar pronësinë mbi mediet, në duart e miqve të tyre.

Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë.

Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

j.l./ dita

June 5, 2019 11:02
Komento

6 Komente

  1. Freedom House kjo shtepi shtrigash June 5, 11:33

    Freedom House kjo corbe sorosiane nuk ka fare goje te flase per liri mediash! Se ajo liri para se te vdese ne Shqiperi ka vdekur ne ate qe e quajne “Demokraci perendimore”. Sot liria ne media nuk ekziston aty ku ka gjoja “shtepine” (House). Dhe kete deformim te lirise mediatike e ka sjelle pikerisht politika sorosiane ku ushqehet dhe “Freedom House”.
    Nje shembull sa per 100 –
    Shume gazetar kudo ne Europe rrefehen se jane ndier te detyruar qe te mos publikojne akte dhune, perdhunimesh, vjedhjesh, grabitjesh, rrahjesh te kryera nga klandestinet e ardhur si refugjate ne Europe. Kete fakt e pranojne gazetare nga te gjithe vendet e “Demokracive liberale”! Se kush eshte ajo politike e ndyre qe e detyron kete censure, ajo dihet! Jane ato politika qe mbushen Europen me klandestine dhe tani duan censuren per te mbuluar zullumet e tyre!
    Eshte e turpshme sa dhe qesharake kjo “Freedom House” qe kerkon te shohe te Shqiperia ate qe i mungon sot “Demokracise liberale”, lirine e medias, kete viktime te sorosianeve kudo ku jane.

    Reply to this comment
  2. Sami June 5, 12:17

    Mos na çani k…..n me lirin e ksaj medja muti qe kemi ne , qe esht hapur bythesh ben si te doj dhe nuk ka njeri te ndali skandalet e tyre , te lidhura me krimin politiken dhe agjenturat e huaja nga dhe ku financohen nje pjes prej tyre, ne duhet te çohemi ne kemb per ti ven fre liris se medjaj tek ne , qe shpif mashtron degjeneron dhe perdhos dinjitetin e kti vendi dhe te SHQIPTARVE per ca perfitime monetare , verini ligj medjas verini kufi se esht intitucioni kryesor qe po shkaterron shqiperin.

    Reply to this comment
  3. Sami June 5, 12:19

    Mos na çani k…..n me lirin e ksaj medja muti qe kemi ne , qe esht hapur bythesh ben si te doj dhe nuk ka ligj ti ndali skandalet e tyre , te lidhura me krimin politiken dhe agjenturat e huaja nga dhe ku financohen nje pjes prej tyre, ne duhet te çohemi ne kemb per ti ven fre liris se medjaj tek ne , qe shpif mashtron degjeneron dhe perdhos dinjitetin e kti vendi dhe te SHQIPTARVE per ca perfitime monetare , verini ligj medjas verini kufi se esht intitucioni kryesor qe po shkaterron shqiperin.

    Reply to this comment
  4. medja eshte e..tej cthurur dhe jo e censuruar . June 5, 14:49

    eshte momenti kur, medja po ben …LIGJIN . propozoj; 90 % e medjave, duhen zhdukur…po ashtu dhe mbi 90 % e makinave te …halabakeve (shqipetar), duhen cuar per skrap, me gjithe halabaket ….brenda .

    Reply to this comment
  5. 444 June 5, 19:55

    Cfare medie kmi ne ketu,kur jane te ndare siupas interesave te tyre me partite kryesore?
    Shikoni gazeten TEMA,qe mbron me cdo kusht qeverine dhe kryebashkiakun Veliaj!
    Sa do korrupsion te bejne qeveria dhe bashkia TEMA nuk te lejon te japesh fakte konkrete dhe te besh kritika te bazuara per Ramen dhe Vewliajn,ndersa poi t;’i shash me liber shtepije te lene t’i shash sa te duash se kuptohet qe ai qe shan nuk nxjerr fajkte!
    Ndersa DITA te le ta shash Ramen,por nuk te le ta kritikosh apo me keq ta akuzosh Veliajn!
    Per te tjerat nuk them gje se jane pro Berishes!
    Me siguri moderatori do ta censuroje komentin tim!
    Pse kjo qenka liri e medias?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*