Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë

January 28, 2015 09:39

Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë

Në një vit kur gjendja e lirisë në botë pësoi rënie për të nëntin vit me radhë, Shqipëria dhe Kosova vazhduan të përfshihen në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim, duke u përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.

Gjendja e lirisë në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.

Freedom House ia atribuon mosndryshimin e vlerësimit kombinimit të problemeve të rrënjosura institucionale dhe reformave pozitive por që janë ende në fazat e para.

“Sigurisht që ne do të preferonim që Shqipëria të kishte shënuar më shumë përparim”, thotë Arch Puddington, zv/president për kërkimet tek kjo organizatë.

Ai ia atribuon mungesën e përparimit, historisë së shtypjes së regjimit totalitar të Enver Hoxhës, që ai thotë ishte më i rëndë sesa vendet e tjera të Evropës Lindore.

“Mendoj se vendi ende po përpiqet të dalë nga ajo errësirë ku ishin zhytur nën regjimin Hoxha.  Prandaj mund t’u duhet pak më shumë kohë. Ata kanë shënuar përparime të rëndësishme”.

Raporti nënvizon se qeveria e kryeministrit Edi Rama siguroi në vitin 2014, statusin e vendit kandidat pas tre shtyrjeve të mëparshme dhe është vlerësuar për masat ndaj krimit të organizuar, ligjit të ri për lirinë e informacionit dhe ligjit për proceset e konsultimit për hartimin e legjislacionit dhe strategjive të rëndësishme për politikat.

Megjithatë, vazhdon Freedom House, vendi vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve.  Zoti Puddington thotë se nëse do që të anëtarësohet në BE, Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet.

“Por një nga gjërat që kemi mësuar është se kur një vend anëtarësohet në BE, ka prirjen t’i respektojë standardet demokratike në mënyrë të qëndrueshme, kështuqë ne shpresojmë që Shqipëria ta arrijë atë synim”.

January 28, 2015 09:39
Komento

2 Komente

  1. info analitike January 28, 10:26

    Mund te shtoni edhe kete:
    http://www.lapsi.al/lajme/2015/01/27/liria-ekonomike-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-po-p%C3%ABrkeq%C3%ABsohet#.VMihly6LU-A
    Me siguri edhe keta jane idiote sepse keshtu i koncepton gjatoshi yne ata qe nuk i bejne reklamne e i krehin bishtin.
    Sa keq qe po kaloni ne heshtje maskarallekun e Rames per demshperblimin e atyre 4 te shkreteve te vrare me 21 janar.
    Ne rast se do te kishit kaq per zemer ceshtjen e 21 janarit duhej te kishit permendur se si po tallet edhe Edi Rama me ta:
    http://www.lapsi.al/lajme/2015/01/27/zbulohet-mashtrimi-publik-i-ram%C3%ABs-p%C3%ABr-21-janarin

    Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. January 28, 12:14

    FREEDOUM-HAUSEM”SHPIA E LIRIS,,
    Po,edhe pas 30,viteve qe nuk jeton LUANI I GJYROKASTREs,kjo shpi i shpifjeve meret me gjera te kota!
    Po,nga cfar kendi ju te shpis si shpifjeve e shiqoni lirin?Un,nuk jam i mendimit tuajnese e shiqoni ne prizmin e sistemit,a nese e shqiqoni ne lirin e kombit atehere keni te drejt se mungon liria e shqiptarve,ngase jemi ne 6 shtete te ndar dhe te robnum.Kurse,nga sistemi ne shqiprin londineze jo qe nuk jan te lir,por shum ma shum te lir.Jan,te lir te vjedhin politikanet,jan te lir te vrasin sejcili qe don te vras,vret politika,vret dhe ruga,vret mafia vret dhe klani,vret gjyqsia dhe vret policia,pra vjedhin e vrasin sejcili sipas mundsive dhe aftsive,dhe kete lirin jua keni prue ju te freedoum hauses,dhe sorosat dhe gjitha sherbimet e huja,pra ne kata pik nuk keni te drejt,kurse qe na keni shperndar ne 6 shtete prap ju jeni fajtor,a nji far shkrimitari,poeti,ervizu,nasradumuz,perkthysi e shum qer,ju ndigjoin juve dhe shum jan te zhgenjyer se ne apo une nuk ju ndogjoim keshillat e juja se ju jeni per mue hipokrizia vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*