Freedom of the Press: Presioni i Ramës ndaj mediave, si në vendet autokratike

December 3, 2019 18:30

Freedom of the Press: Presioni i Ramës ndaj mediave, si në vendet autokratike

“Një faqe e madhe e pavarur lajmesh në Shqipëri është censuruar dhe dy gazetarë janë marrë nën hetim pas shpërndarjes së lajmeve kundër qeverisë shqiptare”.

Kështu shkruan në profilin e saj në Twitter faqja e madhe “Freedom of the Press”, teksa shpërndan linkun e lajmit të “Exit.al”, ku sqarohet situata mediatike në vendin tonë dhe mbyllja e web-medias me domainin “joqalbania.com”.

Lajmi i Alice Elisabeth Taylor mban titullin “Aktivistja arrestohet, dy gazetarë merren nën hetim, një website bllokohet pas veprimeve të qeverisë”.

Kujtojmë se një censurim u bë dhe ndaj editorialit të DITA-s, ku qeveria shqiptare kërkoi bllokimin e shpërndarjes në rrjetin social Facebook të editorialit me titull “PSE”.

Ndër rreshta shkruhet:

“Qeveria shqiptare ka bllokuar aksesin në portalin JOQ Albania gjatë fundjavës, pas një urdhri të dhënë nga AKEP.

Deri më tani nuk është e mundur të aksesohet në sajt nga Shqipëria, ndërsa policia ka nisur hetimet për dy drejtusit e sajtit, Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, për shpërndarjen e lajmeve të rreme për tërmetin në Shqipëri, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Gjithashtu uebsajti i AKEP ka dalë jashtë funksionit pas një sulmi kibernetik të bërë nga llogaria në Facebook me emrin ‘Anonymous Albania’.

Sajti joqalbania.com nuk është në dispozicion për përdoruesit e rregullt, përveç nëse ata përdorin një shfletues TOR, ose janë duke përdorur një VPN në një juridiksion të huaj për të maskuar vendndodhjen origjinale të përdoruesit. Metoda të tilla përdoren rregullisht në vendet me regjime autokratike si Arabia Saudite, Irani, Turqia, Kina dhe Rusia”.

Gjithashtu në shkrim flitet edhe për arrestimin e më pas lënien të lirë të aktivistes Xhuljana Aliaj, e cila gjithashtu u akuzua për përhapje lajmesh të rreme dhe paniku gjatë kohës së rënies së tërmetit.

Mediat e huaja po e paralelizojnë regjimin e Ramës dhe presionin që po ushtron ndaj mediave, me atë të vendeve autokratike, ku liria e shprehjes është e censuruar, ose mungon në masë të madhe.


j.l./ dita

December 3, 2019 18:30

Njoftim

Njoftim

Njoftim