Frenohet prodhimi i naftës

February 16, 2016 17:09

Frenohet prodhimi i naftës

Katër shtete të OPEC-ut, Arabia Saudite, Katari, Venezuela dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të “ngrirë” prodhimin e naftës e për ta mbajtur atë në nivelet e janarit, me qëllim rritjen e çmimit që ka rënë në nivele drastike muajt e fundit.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të ministrave të këtyre shteteve në Doha të Katarit. Ata shpresojnë që dhe 9 shtetet e tjera anëtarë të organizatës për eksportin e arit të zi, te marrin te njëjtin vendim. Çmimi i naftës ka shënuar një rënie me 70 % që nga qershori i vitit 2014 kur një fuçi, shitej me 116$. Aktualisht një fuçi shitet me 33.61$.

Sipas ekspertëve të huaj, një nga arsyet kryesore të uljes së këtij çmimi ka ardhur nga mbiprodhimi dhe kërkesa e ulët. Një ndikim ka patur dhe heqja e sanksioneve të kombeve te bashkuara ndaj Iranit, i cili tashmë lejohet të eksportojë naftë. Një tjetër faktor është frika e kompanive të mëdha për të patur këtë produkt stok, për shkak të situatës delikate ekonomike, në nivel botëror.
Ndonëse aktualisht çmimi i naftës është në nivele të ulëta, reflektimi i çmimit të këtij produkti në Shqipëri ka qënë i vogël. Një nga arsyet, sipas ekspertëve, është sistemi i taksimit në vend.

February 16, 2016 17:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*