FRESSH në protestë: Të largohet kupola kriminale e policisë

Redaksia Online March 1, 2013 17:02

FRESSH në protestë: Të largohet kupola kriminale e policisë

Forumi Rinor Eurosocialist i Tiranës ka zhvilluar sot paradite një tubim proteste përpara godinës së Ministrisë së Brendshme. Të rinjtë e FRESSH, me parulla dhe pankarta në duar kanë protestuar për situatën më të fundit kriminale në vend si dhe faktet dhe dëshmitë e qarta për lidhjet e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme me krimin dhe kriminelët. Ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtuesve më të lartë të Policisë për shkak të përfshirjes së tyre në marrëveshje kriminale me personin e akuzuar si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamaj, ndërsa janë shprehur se ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

“Në gjashtë muajt e fundit janë ekzekutuar nga dora e krimit tre kryekomisarë të Policisë së Shtetit. Sot krimi nuk ka frikë të godasë edhe drejtuesi e lartë të forcave të rendit. Në këto 8 vite të qeverisjes së Berishës, krimi nuk ka kursyer as deputetë, as kryetarë komunash, as gjyqtarë, as gra e as fëmijë, e sot nuk po kursen as individët të cilët kanë detyrën t’i bëjnë ballë kriminalitetit”, ka thënë kryetari i FRESSH-it të Tiranës, Artur Micko.

Ai ka theksuar se asnjë justifikim nuk mund të gjendet për këtë situatë të rënduar të pasigurisë në vend dhe aq më tepër për përgjegjësinë që ka kupola drejtuese e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshëm. “Ne jemi të sigurt që Ministri Noka nuk ka asnjë shpjegim për t’i dhënë popullit për valën e kriminalitetit që ka përfshirë vendin. Ndaj i kërkojmë ministrit Noka që nëse i ka mbetur sadopak ndërgjegje civile e përgjegjësi njerëzore të shkarkojë të gjithë kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të japë menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të ruajë një fije dinjiteti në këto katër muaj që i kanë mbetur kësaj qeverie”, ka përfunduar Micko.

Redaksia Online March 1, 2013 17:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim