Frika dhe politika

February 5, 2018 10:20

Frika dhe politika

Bedri Islami

Askush nuk mund ta mendonte disa javë më parë, se një prokurore e re, thuajse e padëgjuar, në një rreth të vogël malor, të cilën dukej se e kishin harruar edhe “zotërinjtë e zonjat” prokurore të Tiranës, e quajtur Arta Marku, do të fillonte këtë stuhi të ndëshkimit të krimit dhe do i linte rrugë të hapur proceseve të së nesërmes.

Arta Markun, si duket, nuk e kanë njohur si duhet, as shumica dhe as opozita. Ndoshta, e para e ka marrë disi lehtë, por e dyta e ka marrë tepër seriozisht, sa nuk ka marrë deri tani asnjë prokuror tjetër. Është hera e parë që duket se struktura e parë e drejtësisë ka vendosur të bëjë diçka ndryshe që, shumë shpejt, mund të kthehet në shumëçka ndryshe.

Pikërisht kësaj të fundit, shumëçka-së, i trembet politika e sotme. Njëra i trembet zëshëm, dhe duke u çjerrur zëshëm dëshmon se tani në radhët e politikës po ndjehet frika; ndërsa tjera është ende në heshtje dhe, ndërsa mund të mendojë se do të vazhdojë rituali i vjetër i vënies së drejtësisë nën këmbët e saj, shpejt, shumë shpejt do të binden se gjithçka mund të jetë ndryshe.

Në pak ditë, zonja Marku ka dhënë dy sinjale të fuqishme se nuk e ka ndër mend të tërheqë litarin vetëm nga njëri cep, por të kapë atë në mes dhe të fillojë tundjen.

Fillimisht ajo, krejt qetësisht, i dha mbështetjen e saj prokurorit që po heton çështjen Tahiri. I dashur apo i padashur për shumicën mund të jetë ai prokuror, por shefja e tij e mbështeti publikisht dhe mesazhi ishte i qartë: gjërave do u shkojmë deri në fund, pikërisht me njërin nga kundërshtarët më ë fortë të Tahirit në prokurori dhe figurë e rëndësishme e kësaj strukture.

Më pas, përmes një lëvizje që nuk kishte ndodhur asnjëherë, prokuroria bëri hapin e radhës, që, megjithëse duhej të ishte bërë shumë më herët, nuk kishte ndodhur. Ajo thirri të dëshmojë djalin e ish-shefit të qeverisë, njeriut të paprekshëm deri tani, Shkëlzenin.

Shkëlzen Berisha, në fakt, kishte shumë kohë që duhej thirrur në prokurori. Në vitet e qeverisjes së babait të tij kishin ndodhur aq shumë gjëra të lidhura me emrin e këtij “biri të shquar”, sa që do të kishin mjaftuar për t’u thirrur dhjetë herë e më shumë. Që nga grabitjet e tokave në bregdet, përmes miqve të tij të afërt, abuzimit të hapur në rolin e sekserit, pasurisë që nuk ka asnjë burim, çantës së tij proverbiale, nënshtrimin e strukturave të shtetit, ku ministra si Mediu dhe Bumçi ishin bërë vasalë të tij, për të shkuar më tej në aferat e mëdha dhe të përgjakshme si atë të Gërdecit, të Kosta Trebickës, duke marrë edhe epitetin e njohur, “sy peshkaqeni”.

Tashmë dihet se në ditën tragjike të Gërdecit biseda e tij telefonike me Delijorgjin asfiksoi shumë nga hetimet dhe fajin e spostoi nga të vërtetët, përfituesit dhe vrasësit, tek disa ushtarakë, që kur kishin marrë mundimin të kundërshtonin ua kishin përplasur dyert turinjve dhe ata kishin gjetur faltoren e ankesës në ambasadën amerikane. Askush nuk mori guximin, të paktën sa për sy e faqe, ta thërriste e ta pyeste se çfarë është biseduar.

Askush nuk ka marrë mundimin deri tani të pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij; kush i sponsorizon udhëtimet e tij, çfarë punon, në cilin objekt ka qenë sekser, ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur; sa kushton banesa e tij dhe si është ndërtuar.

Klasa e të paprekshmëve e kishte atë mburojën e tyre, por edhe idull. Kjo shëmbëlltyrë, i të fortit përmes pushtetit, duhet shembur.

Tani, Berisha i vockël, natyrisht pa dashjen e tij, ishte i detyruar të shkonte në prokurori, natën për terr, me një makinë të tjetërsuar, kësaj here nga ata që mundohen të sjellin politikanin e moderuar por që në fakt mbetin shërbëtorë të devotshëm pas derës së Berishës.

Detyrimi i tij është si të hapësh njërën nga portat më të larta të korrupsionit. Të shkallës më të lartë. Më të pushtetshme. Më kërcënuese..e mbani mend se si ulëriti në parlament ish shefi i qeverisë kundër prokurorëve që mendohej të merrnin në duar Gërdecin,  përmes kësaj thirrje mund të hapen shumë gjëra që kanë mbetur të zhytura nën petkun e korruptimit të prokurorëve dhe frikës së tyre nga politika.

Arta Marku solli një fillesë të pritur. Bile më të shumëpriturën. Ndëshkimin e krimit, pavarësisht se nga kush do të vijë.

Politika do të përpiqet të bëjë asfiksimin e saj. Më çdo kusht. Me çdo mënyrë. Të mbyllë gojën e saj dhe, përmes saj, edhe të tjerëve.

Zonja Kryemadhi bëri dy ditë më parë njërën nga deklaratat më shokuese të sjelljes së politikës ndaj prokurorisë së shtetit. Në mënyrën më berishiane të mundshme ajo , haptas, pa droje, denoncoi , pa emra, për krimin e prokurorisë në dhjetëra aspekte; ajo kërcënoi se ka në dorë dosjet e gjithë atyre që do të mund të jenë nesër prokurorë të çështjeve që mund të prekin edhe atë vetë. Askush nuk është i imunizuar nga e drejta e prokurorisë dhe strukturave të saj speciale, si ajo që i paraprin SPAK-ut, për të hetuar krimin.

Deklarata e Kryemadhit ishte aq shokuese, sa që, po t kishte ndodhur në një vend ku synon vendi ynë integrimin, parlamenti do të ndalonte, ndoshta do e mbante frymën dhe do të kërkonte dy gjëra kryesore: cilët janë të korruptuarit, faktet dhe kush i ka krijuar dosjet, kush i mban, kush i përgjon, kush i ndjek, në cilën cilësi, me cilin atribut; dhe e dyta, më e rëndësishmja, përse njëra nga figurat kryesore të jetës politike në vend, për më tepër bashkëshorte e presidentit të Republikës, i ka mbajtur të fshehura këto fakte.

Është e natyrshme të shtrohet pyetja më se logjike: nëse zonja Kryemadhi i posedon këto fakte, a ka vënë ajo në dijeni presidentin e shtetit tonë, i cili, të paktën deri më tani, ishte edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe njeriu që miraton emërimin e prokurorit të përgjithshëm.

Alibia që mund të sjellë zonja Kryemadhi se ajo, punët e opozitës nuk i diskuton me shefin e shtetit, bashkëshortin e saj, nuk qëndron, sepse fjala nuk është për çorape e djathë, por për njerëzit e caktuar si pjesë e luftimit të krimit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, arrestimi dhe fillimi i gjykimit të një drejtori rrugësh, që mund të jetë edhe i pafajshëm, shndërrohet shpejt në një lukuni ankimi e britmash, sikur po bëhet nami i zi mbi të drejtat e një njeriu që , nëse do të gjykohet se është i pafajshëm, do të kthehet në shtëpi.

Militantë lësëistë, jo pa bekimin nga lart, sillen në sallën e gjyqit si një bashkim horash të politikës, kërcënojnë, shajnë, ndërpresin seancën gjyqësore, detyrojnë dorëheqjen e një gjykatëse, dhe të gjitha këto kanë një shkak të vetëm:

Politika po e ndjen frikën nga ajo që ka ndodhur dhe ku ata vetë kanë qenë pjesë.

Po ashtu, sie kam cilësuar në një shkrim të hershëm, është koha e duhur, në mos ka shkuar, që shefi i qeverisë së tashme, si në çdo vend normal e krejt haptas, të bëjë publike koston e ndërtimit të vilës së tij, prejardhjen e financimit, që, pas tij, të fillojnë të gjithë titullarët të bëjnë “vettingun” e tyre.

Prej shumë viteve, në Shqipëri, është krijuar tradita e heshtjes. Pavarësisht krimit, nëse hesht, je i fituar.

Mediu, si ish ministër i mbrojtjes, heshti për Gërdecin. Ai e dinte më mirë se kushdo tjetër se çfarë qëndron pas kësaj tragjedie dhe se si fëmijët shfrytëzoheshin nga bijtë e pashallarëve në pushtet si në mesjetë, në minierat e qymyrit. I keni parë fëmijët e vegjël se si demontonin armët në Gërdec?

Fatmir Mediu heshti, sepse e dinte aksiomën, kush hesht, ai mbështetet. Marrëveshja, jo edhe aq e fshehtë, funksionoi për mrekulli. Ai u shpërblye për heshtjen e tij. U rizgjodh deputet, edhe herë të tjera. Askush nuk e largon dot atë ka karrigia e deputetit, pasi droja se një ditë mund të flasë, është aq e madhe, sa që i akuzuari desh u bë rishtas ministër.

Politika ka nisur të ndjejë frikën e ndëshkimit. Ky është lajmi i parë i gëzueshëm, sepse përmes ndëshkimit, qoftë majtas, qoftë djathtas, një brez i ri i politikës mund të zërë mend më shumë se sa përmes dhjetëra fjalimeve dhe kontakteve me ambasadorë.

Arta Marku përfundimisht ka mbështetjen e strukturave të fuqishme jashtë shtetit shqiptar. Të një aleance të madhe, e cila është lodhur tashmë në vjedhjet pa fund që bëhen në këtë vend.

Ndaj politika është dy herë e trembur. Nga ajo grua shtatimët që nuk e kishin llogaritur dhe që i bënin thirrje të mos betohej, dhe nga ata që qëndrojnë pas saj.

Nëse ajo do të arrijë të fitojë dhe në këtë rrugë është, edhe besimin e njerëzve, shumë gjëra do të ndodhin ndryshe.

Ku ta dish, mund të mos jetë e largët dita kur vilat e të fortëve të politikës dhe të oligarkëve financiarë të kthehen, ose në godina boshe e të errëta, ose në vende për jetimët e spitale për pleqtë.

Do të kishte qenë një zgjedhje e mirë.

Egërsimi i politikës ndaj një zonje, që e brishtë mund të bëhet e hekurt dhe thirrjet delirante për largimin e saj, janë, po ashtu, shenjë e frikës.

Kur fillon frika, fillon edhe rënia.

February 5, 2018 10:20
Komento

10 Komente

  1. jo-genjeshtres February 5, 10:29

    Per fat te keq, kur fillon frika, fillon edhe kercenimi me vrasjen!
    Uroj qe prokurorja te kete mbeshtetje dhe mbrojtje nga shteti, qe nuk eshte cudi qe neser ta nxjerre ne treg edhe per dy leke!

    Reply to this comment
  2. minushe February 5, 10:54

    edhe prokurorja e te beri emerime ne baze te njohjeve te saj dhe miqesive te saj, pra iken nje pale edhe erdhen disa te tjere. Sdo beje asgje me ata njerez qe ka emeruar, ka vendosur ata qe njihen me emra te korruptuar, bejne cdo gje me lek madje edhe punen per te cilen paguhen.. emrat ti jap heres tjeter…ELBASAN

    Reply to this comment
  3. alphade February 5, 11:54

    Si gjithemone shkrimet e zotit Bedri dhe zotit Viktor jane
    brilante ! Pershendetje dhe sa me shume analiza e kriti-
    ka ndaj gjithekahjeve pa dallim. Kush ta haje,ta haje,ne-
    se i ka hyre hak ketij populli i destinuar te jete martir i
    “cekicave” ,”cekaneve” dhe politikaneve pa skrupull…..!
    Kur votuan me 140 vota mbi 140 ne parlamentin shqip-
    tar afro dy vjet me pare ,deputetet majtas- djathtas, per
    Reformen ne Drejtesi e Vettingun,e moren me shaka pa
    thonjeza duke cuar neper mend se gjate rruges se zbati-
    mit te tyre do t’i vinin sterkembeza duke perdorur lloj-lloj
    sofizmash makiavelike duke cuar ujin ne mullirin e tyre te
    blojes. He more,tha Saliu, ja rregullojme ne binomit te
    ambasadoreve LU e VLLAHUTIN ,me ca sterkembsha
    i bejme ne “te zgjuarit” te kercejne vallen e Tropojes” ?!
    Dhe ashtu bene . Disa here e cuan ne Venecia Reformen
    dhe Ligjet qe buronin nga ajo. Krijuan peripecite e dynja-
    se per ta sabotuar ne cdo hap Reformen ,sidomos Ligjin
    e Vettingut.Nuk lane gure pa levizur per te mbajtur ne kembe pallatin e vjeter te KORRUPTUAR te ANTIDREj-
    TESISE, te krijuar si rrjet merimange vetem me nje qellim
    mbrojtjen e bandes kriminale te Berishes dhe berishizmin
    jo si ideologji sepse si e tille ajo nuk egziston ,eshte thjeshte nje bsjraktarizem primitiv,tribalist,por si mbrojte-
    se e pasurise se familjes se tij,e grabitur ne menyren me
    te urryer qe ka njohur historia e ketij vendi,me ligjin fame-
    keq 7501 qe i hapi rrugen grabitjes se pronave te ish-pro
    nareve legjitime ,nen pretkstin poshterues se gjoja ne
    Shqiperi “determinizmi gjeografik” kishte ndryshuar,sido-
    mos ne fshat ,etj.etj.
    Tash vajza e imet e Fush-Arrezit ,qe dikur shkoja cdo dite
    ne ndermarrjet e qytetit pergjate 6 vjeteve,eshte shndrru-
    ar ne shprese e shqiptareve per te bere DREJTESI dhe
    une kam besim se ajo do ta kryeje me se miri detyren
    sepse ka mbeshtetjen e nderkombetareve:SHBA-s dhe BE-s…PPP – Marku i urojme nje 7 vjecar ne krye te kesaj
    detyre sa fisnike aq edhe e domosdoshme sot per shoqe-
    rine shqiptare…! Pershendetje….!

    Reply to this comment
  4. info analitike February 5, 12:17

    Mos u lodh kot o Bedriu i partise se asnje peshk i madh nuk do te kapet. Ja do te fusin ne burg ndonje cironke e do ta shesin si megasukses me gjithe fuqine propagandistike mediatike, ashtu sic po ben edhe ti me kete artikull nderkohe qe 4 peshqit e medhenj do t’ia shtrojne perseri me njala here ne Lalez, here ne Qerret e pse jo dhe ne maje te Surrelit.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 5, 12:57

    bedri fute në bythë si politikën dhe frikën!!
    fari balliu i ramës,hale e tradhëtisë!!
    robt ku i keni rracë e ndyrë tradhëtie!!

    Reply to this comment
  6. Rambo February 5, 13:02

    Urimet me te perzemerta Zonjes Marku dhe Z.Lu e Znj. Valhudin, perkatesisht atyre figurave te klases politike shqiptare dhe veçanerisht te Amerikes e te Bashkimit Europian, qe mbeshtesin me zemer zbatimin pa ekuivoke te Reformes ne Drejtesi. Presim e shpresojme shume ne rezultate pozitive e te shpejta per te ndare shapin nga sheqeri me ata qe dushohen si te koruptuar ne kete situate teper te ndere ku ndodhet Shqiperia, e para per tu ndare nga tranzicioni teper i veshtire per tu integruar mire ne rrugen e demokracise, dhe e dyta per zbatimin e detyrave me te drejte teper strikte per tu integruar ne komnitetin europjan. Populli, ne shumice apsolute, po pret me padurim. Pilafi nuk mban me uje. Perpara me guxim, hapa te arsyeshme dhe me finale jo te sterzgjatur !

    Reply to this comment
  7. Bra Vo Marku ! February 5, 13:51

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë

    Reply to this comment
  8. Adih February 5, 14:54

    Zoti Bedri faleminderit per kete artikullin tend ..Po ju sqaroj nje dicka ,qe e kam lexuar ne gazeten Sot te Wienes .
    Ka rreth mbi 6 vite .Senader ish kryeministri Kroat ,kishte futur 400 milion euro te ndara ne tre banka te Austrise .Ku shkruhesh ,pa cmim te nje vile te ndertuar nga Senader,dhe ishte e shkruar ne gazete shuma e 250 mije Eurove, ku i kushtonin ne kete cmim vetem orat e dores te ketij hajduti kryemin kroat .Duke e njohur shume mire si shkojne punet dhe si e loz shteti Austriak ,per te mbushur kasen e tij shteterore lloj lloj marifetsh ,u habita ne fillim dhe thashe e mendova do e shkrijne te gjalle kete gazetar Austriak qe e ka shkruar , por mbasi lexova me poshte ,i kishin varur melcite ne qafe ketij gazetari dhe ishte i urdheruar mbasi plasi muti ciper themelit . Po ju sqaroj :me poshte lexova ne gazeten SOT te Wienes , se FBI Amerikane kishte nderhyre me dhune ,ne shtetin Austriak ,per kontrollin e Senader ,dhe ja kishte ulur poturet FBI amerikane shtetit te vogel Austriak ..Pamvaresisht ketu ne shqiperi erdhi per nje vizite me vone Kryeprokurori Kroat dhe ju thuren lavdira si trim qe kishte futur brenda kryeministrin e tij i denuar me 9 vite burg . Por e verteta eshte ndryshe pamvaresisht ai Kryeprok ishte shok me Senader ,por FBI i la letrat ciper tavolines, ja ku i ke ,te placin syte ,keshtu ai u detyrua pa as edhe nje shanc ky gjykata e denoi me 9 vite burg kryeministrin Kroat .Dua te shtoj edhe nje gje interesante ,une vete jam optimist se peshqit e medhenj do i zeri rjeta, skane ku te shkojne ,qe ne momentin (si kohe ) kur i nderuari Z LU permendi orat e dorave te shtrenjta ,per gjygjtaret e deputetet ( u gezova ,thjesht bera lidhjen ). Realiteti eshte krejt ndryshe ,dua te them se Zoti i nderuar LU nuk i kishte te vetat personale keto fjale per oret ,por ishin fjalet e DASH ,dhe bera lidhje per oret e Senader ,ku Z LU nuk e njihte shqiperine ,para me shume se 6 a 7 vite perpara .Prandaj Shqiptaret e ndershem ,mezi po presin per balenat dhe i them te jene optimiste per zenien e peshqeve te medhenj ,kesaj here eshte vetem ceshtje kohe . Do me kujtoni .Amerika dhe Europa ka interesa te veta per nje qetesi ne Ballkan sidomos per shqiperine ,dhe eshte vendosur ,Qetesia vjen kur politikanet ne kete rajon, te jene pro perendimore, te zbatohet ligji dhe te drejtat e njeriut e kushtetuten , sic eshte ne shtetet perendimore te zhvilluara ,dhe jo me anti shqiptare e hajdute e neokomuniste sic po perjetojme ne kete tranzicion post komunist ku shkelet e perdhunohet kushtetuta sidomos per ceshtjen e pronave . ..Eshte vendosur per nje kase te re politikanesh ,pa pislleqe, te paster ,keshtu qe Amerika dhe BE te flej e qete per qetesine ne ballkan dhe te mos merret me me rrugacet ,ku me keqeardhje jane edhe fshatare budallenj simbas mendimit tim personal .Pevec qe do kontrollohen edhe bankat neper bote ,por nje gje qe preket thjesht dhe pa shpenzime eshte nje kontroll rutine ,sidomos ne Bregdetin shqiptar ku mafja shteterore ,ne kundershtim me kushtetuten ,ka ndertuar pa i pyetur fare e me brutalitetetin e pa shoq pronaret reale te ketyre trojeve . ????Pse keshtu e ka llogaritur Rama integrimin ne BE ?? . E tani ta mbajne . Jam optimist ne maksimum ,ku ne shqiptareve te ndershem do fitojme dinjitetin nje here e pergjithmone, qe na i kane rrezuar tamam si nje qen i ngordhur ne rruge e pa zot ..Personalisht i jam mirenjohes Amerikes dhe BE ,se po te ishte per ne popullin me keqardhje mendimi i im personal , keta horra do dirizhonin sot e nje mije vjet.Tani do ju prishen listat agallareve ,qe kane bere poshte ne bodrumet komitetit qendror ,kush parti do rri ne pushtet dhe ke do veme kryeminister ????Faleminderit dhe nje here SHBA dhe BE .

    Reply to this comment
  9. boll bedri se na i shpife x 10000 ! February 5, 19:53

    Boll Bedri ke kaluar cdo lloj limiti njerzor
    ne mashtrimin e njerezve:
    &
    Keshtu me keto lloj artikuj na cave menderen kur erdhen ekspertizat e FBI dhe Saliu fshiu bythen me to..
    /
    Nqs per Gerdecin Berisha e quajti NY-TIMES leter higjenike..kjo tregon se
    bERISHA NUK ESHTE
    PROBLEM I SHQIPERISE
    POR I AMERIKES QE PER HIR TE SE VERTETES NDODHET NE PIKEN ME TE ULET QE NGA L2B
    ke nje cerek shekulli qe po ben rolin e kukuvajkes.
    keto fjale qe thua jane .keto rrjeshta te denja per GUR VARRI ne ndonje varreze jane mijra here me kriminale se masakrat berishiane
    keto fjale qe thua jane .keto rrjeshta te denja per GUR VARRI ne ndonje varreze jane me ndyra se tradhetia kriminale e edi rames
    keto fjale qe thua jane .keto rrjeshta te denja per GUR VARRI ne ndonje varreze jane me pista se hipokrizia e nderkombetareve qe po tolerojne PINOCETIN E TYRE

    KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI PANAMANE E ARMATIMITSHQIPTAR ??

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhte te demshperblejne ate popull per demet e Devilit Viqidolit.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 February 6, 03:16

    Po ti verifikohet pasuria vetem tre udheheqes e te tre partive te medha partite ngelen pa lider.Megjithate vjedhjet dhe korrupsioni ne shkalle dramatike eshte zhvilluar me vendime qeverie e ligje kuvendore.Prej 92 ne krye kemi pasurdhe kemi hajdute.Pa perkrahjen dhe mbrojtjen e SHBA dhe BE prokuroria do te katandiset nje daulle e shpuar ne duart e pista te politikes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*