Frika e Britanisë: Hyrja e Shqipërisë në BE do të rrisë numrin e bandave

May 2, 2016 10:44

Frika e Britanisë: Hyrja e Shqipërisë në BE do të rrisë numrin e bandave

Mbështetësit e daljes së Britanisë nga BE (Brexit) paralajmërojnë rritje të numrit të gangsterëve pasi vende si Shqipëria bëhen anëtarë të Unionit.

Një shqiptar, të cilit 6 javë më parë iu refuzua hyrja në Britaninë e Madhe u kap të premten në mbrëmje me një sasi kokaine që kishte vlerën e 1.5 milionë stërlinave.

21 –vjeçari ishte nën shoqërinë e një bashkëkombasi kur Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) goditi një grup të trafikut të drogës.

Arrestimet vijnë në një kohë kur anëtarë të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, si Sekretarja e Punëve të Brendshme Theresa May dhe Sekretari i Drejtësisë, Michael Gove kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me kërcënimin e Britanisë së Madhe nga bandat që vijnë nga Shqipëria, një vend që po kërkon të hyjë në BE.

Gazeta “The Sun” mundi të provojë se 21 –vjeçari ka tentuar të hyjë në Britani në aeroportin Stanstead, në Essex, gjashtë javë më parë, por u kthye mbrapsht.

Ai mendohet të ketë hyrë në Britaninë e Madhe dy javë më parë me dokumenta false. Arrestimi i tij erdhi si pasojë e një hetimi kundër një rrjeti të krimit të organizuar, që merret me shpërndarjen e drogës së klasit A, në Londër.

Ai u ndalua në Stanmore, veri-perëndim të Londrës, kur policia kapi 3 kilogramë kokainë teksa po bëhej dorëzimi dhe 10 kilogramë të tjera në një ndërtesë aty pranë.

Pasi të përzihej, kjo sasi kokaine do të kapte vlerën e 1.5 milionë stërlinave në treg.

Një burim tha: “Njëri nga dy të arrestuarit është një 21 –vjeçar shqiptar që tentoi të hynte në Britaninë e Madhe 6 javë më parë, por u kthye mbrapsht në Standstead. Por brenda pak javëve ai mundi të hynte ilegalisht dhe tani arrestohet me një sasi të madhe kokaine. Kjo ngre pyetjen, si si është e mundur që ai të vinte në Britaninë e Madhe kaq shpejt?”

Javën e kaluar Sekretarja Theresa May – i cili mbështet qëndrimin e Britanisë në BE – paralajmëroi për rrezikun e gangsterëve që vijnë nga vende që kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Zonja May tha se Shqipëria, Serbia dhe Turqia kanë “varfëri dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin, dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”.

Ajo shtoi: “Ne duhet të pyesim veten, është me të vërtetë e drejtë që BE-ja duhet të vazhdojë të zgjerohet, duke u dhënë të gjitha shteteve të reja që duan të anëtarësohen, të gjitha të drejtat e anëtarësimit?”

10 % e të burgosurve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar janë nga Shqipëria.

Ndërsa udhëheqësi i daljes së Britanisë nga BE, Sekretari Michael Gove thotë se radhët e bandave shqiptare në Britaninë e Madhe do të shtohen sapo vendi të bashkohet me BE –në.

Në një shkrim në Daily Mail, Z. Gove ka thënë: “Sekretarja e Brendshme e di se problemi është shumë i madh për t’u zvogëluar.”

NCA konfirmoi se dy shtetas shqiptarë u arrestuan të premten.

Ata janë Pashk Kolicaj, 21 vjeç dhe Ened Molla, 27 vjeç.

May 2, 2016 10:44
Komento

3 Komente

  1. Darius May 2, 10:54

    Cfare lajmi,mire do jete Dita mos te shkruani me per budalleqe te tilla.
    Anglezet dhe Kinezet kane kaq shekuj qe perplasen me njera tjetren pasi BANDA QEVERITARE MBRETERORE ANGLEZE,shet,kontrollon qe nga Kina gjithe linjen e opiumit ne bote.
    Shangai Bank eshte lavatricja me e madhe ne bote per pastrimin e parave,nen komanden e BANDES QEVERITARE MBRETERORE ANGLEZE…!!!!
    Tani ku jane shqiptaret ketu…..???

    Reply to this comment
  2. E po kjo pune! May 2, 10:58

    mos i jepni kaq “merita” shqipove, se krimin e imitojne nga “ekspertet” perendimore. Pastaj boll qe hapet dyert kanat ne 1990 dhe me u futen edhe llum dhe bile i bete qytetare, sepse ishin medemek “disidente”. Mos luani me dy standarte, donit Shqiperine demokratike, bete cmos ta sabotonit Enverin, tani dilini per zot dhe lerini pordhet e friken se po u vjen fundi nga nje shtet qe e katandiset nje thele me 1913. Jepini nje dore serbit qe ben luftra apo grekut qe beri genocid dhe as nuk flisni fare se kaloni pushimet atje.

    Reply to this comment
  3. kuq e zi May 2, 20:47

    britania eshte ne hall
    po te dali ka friken se skocia do kerkoi ndarje meqe jane proeuropiane nqs rrine duhet te pranoje kushtet qe kane te gjithe shtetet e be-se dhe te humbase lidershipin e saj nen hijen e gjermanise…
    meqe nuk jane ne gjendje edhe vete politikanet e tyre te zgjedhin merren me shqiperine kur vetem para nje jave ky gove donte te bente nje konfederate me ballkanin e shqiptareve si alternative e be-se
    qershori po vjen dhe britanikeve akoma sju eshte bere e qarte pse duhet te dalin apo pse te rrijne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*