Frika e ligjit e ruan vreshtin tonë

November 4, 2014 23:24

Frika e ligjit e ruan vreshtin tonë

Vjedhesit e energjise elektrike duhen denuar me ligj si te gjithe hajdutet e tjere. Do fillojme qe tek firmat e medha qe paguajne per energjinë elektrike sa nje familje. Ky parim i zotit Rama mua më jep shumë besim. Frika e ligjit e ruan vreshtin. Kështu që në rast se të paret do të penalizohen elektricistët për shkeljet dhe vjedhjet, atëherë shumë nga këto të ashtuquajtura humbje në rrjet do të minimizohen. Jo vetëm kaq, por kam besim se Edi Rama do të rikuperojë edhe shumë nga dëmtimet e vendit, si ato ekologjike por edhe më tej, me punën që ka bërë e po bën me vullnet e me përkushtim. Në kujtesën e tij le te jetë edhe ky postulat i Jezu Krishtit: “Asnjë profet s’është i përbuzur përveçse në vendin e tij”. Gjatë inspektimit në shkollën 9-vjeçare Rubik, kryeministri ka vërejtur punimet për rikonstrukturimin e saj … por mos të harrojmë se kati i dytë i kësaj shkolle, është bërë si shtesë e katit të parë. Vitet e fundit është vizituar nga funksionarë shteterorë të mëparshëm. Pra sa herë duhet të rikonstruktohet, përse nuk mirëmbahet, ku shkojnë këto të ashtuquajtura investime pa kriter të cilave nuk u dihen dhe as gjendet asnjë dokumentacion, a jep kush llogari për investimet e mëparshme jo cilësore dhe abuzive? Është e vërtetë që shkollat tekniko-profesionale këto vitet e fundit u degraduan, bazat prodhuese u shkatërruan dhe pjesët metalike u shitën për skrap, por… mbas dimrit vjen pranvera, jeta përsëri do gjallërojë…, ne po fillojmë të besojmë.

 

Letër e nënshkruar,

Pal Coli, Rubik

November 4, 2014 23:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*