“Frika” nga euro

May 21, 2017 10:07

“Frika” nga euro

 

Banka e Shqipërisë ka zbardhur së fundmi planin e përbashkët me financat, për të ulur përdorimin e euros në ekonomi.

E kaluara historike që shpjegon besimin e paktë të shqiptarëve te monedha vendase dhe skepticizmi i bankierëve, nëse plani i ri do të arrijë të frenojë maninë e kursimtarëve për të ruajtur paratë në euro

Në fillim ishte floriri, pastaj Dollari dhe vitet e fundit, Euro. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë një mjet të sigurt të huaj pagese për të ruajtur kursimet e tyre, teksa historikisht monedha vendase është konsideruar si me më pak vlerë. Në kohën e Zogut, ata u mbështetën te floriri, pasi panë që kartëmonedhat e tyre vendase të zhvlerësoheshin ndjeshëm. Pas viteve ’90, ishte dollari ai që zëvendësoi floririn si një monedhë e sigurt. Nga viti 2003 dhe ende sot është euro “floriri” i shqiptarëve. Euro është një mjet pagese thuajse i ligjëruar në shumë transaksione me vlerë të madhe, si pasuri të paluajtshme (troje e shtëpi) makina, e deri në pikat e shitjes me pakicë, si dhe më shumë se gjysma e huasë dhe depozitave janë në monedhë të huaj.

Në vitin 2011, Banka e Shqipërisë, e shqetësuar se Shqipëria po euroizohej me shpejtësi, sinjalizoi bankat që të favorizonin përdorimin e monedhës vendase në ekonomi dhe në sistemin bankar shqiptar kundrejt përdorimit të monedhës së huaj (banka hoqi remunerimin e rezervës së detyruar në valutë, për të nxitur bankat tregtare të ulin kostot e mbledhjes së fondeve). Në atë kohë, kredia për ekonominë në valutë përbënte 65% të totalit, ndërsa pesha e depozitave ishte 48.3%.

Kur kanë kaluar 6 vjet, bankat rezulton që e kanë pasur më të lehtë të frenojnë huadhënien në valutë. Në fund të shkurtit 2017, pesha e kredisë në monedhë të huaj zbriti në 52.4%, pra gati me 13 pikë përqindjeje.

Por bankat nuk kanë mundur të kontrollojnë kahun e ofertës, atë të kursimeve në valutë. Ndonëse interesat e depozitave në euro janë afër zeros, dhe monedha e përbashkët është zhvlerësuar ndjeshëm vitet e fundit, kjo nuk i pengon shqiptarët të mbajnë kursimet në euro. Gjatë vitit 2016, kursimet në valutë kaluan për herë të parë ato në lekë, për të arritur në 52.4% të totalit në fund të shkurtit 2017.

Kjo sjellje ka shqetësuar sërish Bankën e Shqipërisë, që ka ndërmarrë një plan të ri për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. I pari që e sinjalizoi ishte guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili në një intervistë për ‘Monitor’ në shkurt të këtij viti tha se ka disa studime të autorëve vendas dhe të huaj, të cilët e klasifikojnë Shqipërinë si një vend me nivel të lartë euroizimi. Sejko paralajmëroi se është e nevojshme të reagohet me vendosmëri ndaj këtij fenomeni. Kjo do të ndihmonte në rritjen e rezistencës së ekonomisë shqiptare, kryesisht nëpërmjet uljes së ekspozimit të saj ndaj rreziqeve dhe përmirësimit të efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare të nevojshme për trajtimin e këtyre rreziqeve. Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, kanë ndërtuar një qasje strategjike në trajtimin e këtij fenomeni, sipas fushave respektive të kompetencës.

Sipas strategjisë së përbashkët, të bërë publike së fundmi, në kuadrin e një memorandumi mes tre institucioneve, synohet që të krijohen kushtet dhe stimujt e nevojshëm për të ndikuar gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, në zvogëlimin e shkallës së përdorimit të monedhave të huaja dhe si rezultat, në fuqizimin e shkallës së përdorimit të monedhës kombëtare, në sistemin financiar dhe në ekonominë e vendit, në përputhje me qëllimin për forcimin e efektivitetit të politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Veprimet që lidhen me zbatimin e strategjisë, mund të klasifikohen në grupet e mëposhtme, të cilat janë njësoj të vlefshme për nga rëndësia dhe që do të ndiqen paralelisht: a) grupi i parë përfshin veprime të politikës fiskale dhe përmirësime të tjera ligjore, të cilat synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, uljen e informalitetit në ekonomi, zhvillimin e 3/7 të tregut financiar, përmirësimin e kërkesave ligjore dhe forcimin e zbatueshmërisë së tyre për përdorimin e lekut në transaksionet mes agjentëve ekonomikë; b) grupi i dytë përfshin veprimet e politikës monetare dhe ato mbikëqyrëse mbi bankat dhe institucionet e tjera financiare, me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë së mjedisit makroekonomik, zhvillimin e tregut financiar dhe të sistemeve të pagesave, si dhe rritjen e shkallës së përdorimit të lekut në sistemin financiar; c) grupi i tretë përfshin veprime të tjera, të cilat nuk përfshihen në dy grupet e mëparshme, që vlerësohen të nevojshme në kuadër të zbatimit të strategjisë dhe ku palët mund të ndikojnë në zbatimin e tyre.

Problemet që sjell euroizimi

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga këndvështrimi i politikave ekonomike dhe financiare, një nivel i lartë i euroizimit në sektorin bankar mund të shoqërohet:

(a) me ulje të efektivitetit të politikës monetare të bankës qendrore. Kjo ndodh për shkak të tkurrjes së dy prej kanaleve të rëndësishme të transmetimit të saj, siç është kreditimi në monedhën e vendit dhe përdorimi i kursit të këmbimit si instrument automatik i stabilizimit financiar dhe ekonomik. Kjo e dyta lidhet dhe me rritjen e kostove oportune që lidhen me madhësinë dhe mënyrën e përdorimit të rezervës valutore;

(b) me shtimin e rreziqeve për stabilitetin financiar.

Më konkretisht, bëhet fjalë për ekspozimin e aktorëve të tregut dhe klientëve të tyre ndaj rrezikut të kursit të këmbimit; për mungesën e instrumenteve efektive për trajtimin e një situate stresi në sistemin financiar, që buron nga ekspozimi i lartë ndaj veprimtarisë financiare në valutë.

Në përgjithësi, në rang ekonomie, përdorimi i lartë i monedhës së huaj mund të jetë pengesë në përpjekjet e autoriteteve për formalizimin e ekonomisë, zbatimin e politikave fiskale efektive, reformave të nevojshme për transparencën financiare dhe arsye të tjera.

Euroizimi

Termi euroizim – lidhet me përdorimin e monedhës së huaj si mjet pagese (zëvendësimi i monedhës) dhe si mjet për të ruajtur kursimet (zëvendësimi i aseteve).

Nuk është vetëm një sjellje shqiptare

Një studim i bankierëve zviceranë dhe austriakë, Martin Broën dhe Helmut Stix, titulluar “Euroizimi i depozitave të bankave në Europën Lindore”, thotë se preferencat e ekonomive familjare për depozitat në euro janë pjesërisht të nxitura nga mosbesimi i tyre në stabilitetin e monedhës së tyre të brendshme, gjë që lidhet me vlerësimin e tyre të politikave dhe institucioneve aktuale.

Ata konfirmojnë se mbajtja e depozitave në valutë të huaj është bërë një “zakon” në rajon.

Politikëbërësit dhe akademikët pajtohen se euroizimi i përhapur i depozitave bankare në Europën Lindore kufizon politikën e brendshme monetare dhe përbën një kërcënim të madh për stabilitetin financiar.

Të dhënat e mbledhura nga autorët treguan se pjesa e depozitave në valutë të huaj u rrit fuqishëm në Europën Juglindore (p.sh. Serbia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria) gjatë krizave financiare të viteve 1990 dhe ka mbetur e lartë gjatë krizave më të fundit financiare dhe sovrane. Në të kundërt, pjesa e depozitave në valutë ka rënë gradualisht në Europën Qendrore (p.sh. Polonia, Hungaria, Republika Çeke).

Rezultatet e studimit sugjerojnë se euroizimi i depozitave në Europën Lindore mund të zgjidhet pjesërisht nga një regjim i qëndrueshëm monetar dhe politikat e shëndosha ekonomike të politikëbërësve të sotëm: euroizimi i depozitave lidhet me besimin në stabilitetin e monedhës vendase, e cila ndikohet nga vlerësimet e ekonomive familjare për politikat aktuale dhe institucionet. Rezultatet, megjithatë, tregojnë gjithashtu se politika monetare e qëndrueshme ka pak gjasa të jetë e mjaftueshme për t’u marrë me problemin e euroizimit të depozitave në të gjithë rajonin, pasi mbajtja e depozitave në valutë është bërë një “zakon” dhe ende ndikohet fuqimisht nga përvoja e krizave financiare në vitet 1990.

Serbia

Euroizimi më i lartë është në Serbi, ku si kredia në valutë, ashtu dhe depozitat, përbëjnë mbi 70% të totalit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Serbisë në shkurt të vitit 2015, institucioni monetar qendror ka marrë masa për të kontrolluar dhe për të mbrojtur sistemin nga niveli i lartë i euroizimit.

Maqedonia

Në Maqedoni, në mars të vitit 2017, depozitat në monedhë të huaj përbënin 41% të totalit të depozitave, sipas statistikave të publikuara nga Banka Qendrore e Maqedonisë. Huaja në valutë zë një peshë më të ulët në rreth 18%. Maqedonia ka kaluar muajt e fundit një krizë të tërheqjes së depozitave, si rrjedhojë e destabilitetit politik, por banka qendrore thotë në raportet e saj se kjo është përballuar me sukses, për shkak të likuiditetit të mirë të sistemit.

Kroacia

Në kontrast me huamarrjen, në Kroaci, konsumatorët vijojnë të reflektojnë preferencën për kursimet në monedhë të huaj. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore Kroate, në raportin e mbikëqyrjes për vitin 2016, pesha e depozitave në monedhë të huaj ndaj totalit ishte 75.5%. Monedha që zë peshën më të madhe, me dy të tretat e totalit të depozitave është euro, ndërsa kuna zë 24.5% të totalit të depozitave të familjarëve.

Lidhur me kredinë, në 2016-n, huatë në franga zvicerane u konvertuan në euro, ndërsa ka pasur rritje të interesit në huatë në kuna.

Pesha e huave në frangën zvicerane ka rënë 7.3% të totalit të huave bankare.

Monedha e huaj përbën 60.6% të totali të aktiveve dhe 64.8% të totalit të detyrimeve.

Bankierët, problemi qëndron, por vështirë të luftohet

Bankierët e pranojnë që niveli i lartë i euroizimit është problem për sistemin, por janë skeptikë nëse politikat e Bankës së Shqipërisë do të funksionojnë në uljen e përdorimit të euros, sidomos në kahun e depozitave. Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i Intesa Sanpaolo Bank Albania, pohon se kursimtarët shqiptarë kanë mungesë besimi te monedha vendase.

Pavarësisht se specialistët e bankave u shpjegojnë depozituesve se interesat e kursimeve të euros janë të ulëta dhe ata rrezikojnë të humbin dhe kanë humbur tashmë nga zhvlerësimi i euros, sërish ata nuk binden dhe duan të ruajnë paratë në euro.

-Z. Christian Canacaris, drejtor i Raiffeisen Bank, thotë se kur përdoret një monedhë e ndryshme nga ajo e vendit, ka një risk nga kursi i këmbimit, të cilin klientët ndonjëherë nuk e marrin parasysh, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një monedhë të fortë dhe të qëndrueshme siç është Leku. Ai shton se iniciativat që promovojnë Lekun janë gjithmonë të mirëpritura.

-Për z. Maltin Korkuti, drejtor i Credins Bank, masat e Bankës së Shqipërisë për uljen e euroizimit të sistemit financiar priten të kenë karakter dekurajues për rritjen e mëtejshme të peshës specifike të aktiveve dhe pasiveve në euro në bilancet e bankave.

Megjithatë, z. Korkuti rekomandon që zbatimi i këtyre masave pritet të jetë gradual dhe i shtrirë në kohë, për të mos krijuar probleme në aktivitetin e sistemit bankar dhe për të lënë kohën e mjaftueshme për adoptimin e tyre.

-Z. Frédéric Blanc, drejtor ekzekutiv i Societe Generale Albania kujton se kjo çështje në Shqipëri vjen dukshëm në axhendë në mënyrë periodike, një herë në 4-5 vjet. “Argumentet pro dhe kundër kësaj çështjeje varen nga perspektiva që i sheh. Në të gjitha rastet, duke qenë një kompani anëtare besnike lokale e Rrjetit Global Ndërkombëtar, ne jemi në përputhje me ritmin e rregullimit të politikës monetare të përshtatshme për të stimuluar ekonominë lokale, në mënyrë që të mbrohemi në afatin e shkurtër nga shtrembërimet e konkurrencës. Inflacioni mbetet kërcënimi kryesor për autoritetet vendase rregullatore dhe mekanizmi i mundshëm i kursit të këmbimit mund të jetë një mjet i kombinuar”.

-Z. Periklis Drougkas, kryetari i Shoqatës së Bankave, pohon se në tregjet e parasë në Eurozonë, normat e Euribor vazhduan të luhaten në nivel të ulët, duke pasqyruar politikën monetare lehtësuese sasiore të ndjekur nga Banka Qendrore Europiane.

-Z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank, si një person me përvojë direkte në bankë qendrore (jo në Shqipëri) ka një mirëkuptim të plotë për synimin e bankës qendrore për uljen e euroizimit të vendit. Për aq sa aktivitetet financiare në vend zhvillohen në valutë të huaj, për aq nuk ka gati asnjë efektivitet politika monetare, duke gjymtuar kështu tërësinë e politikës ekonomike të vendit. Njëkohësisht, nga krahu tjetër, ai gjen mirëkuptim edhe për historikun e preferencave personale të shumë agjentëve ekonomikë, biznese e individë, për përdorim të gjerë të euros. Vendet e vogla të hapura në Europë, në rastin e Shqipërisë edhe me një kontingjent më të lartë emigracioni, objektivisht anojnë kah një situate të tillë. “Prandaj edhe do të këshilloja një kujdes të veçantë në këtë drejtim. Përderisa as anëtarësimi në BE, e jo më adoptimi i euros, nuk duket fare në horizont, rritja e efektivitetit të politikës monetare kërkon ulje të peshës relative të euros në vend, në më shumë drejtime. Por një shtyrje relativisht e fortë administrative kundër euros më shumë do të krijonte dëm se vlerë. Realitetet objektive ekonomike duhen marrë në konsideratë gjatë formulimit të masave, që do të sjellin efekte më të larta pozitive, me dëme e risqe anësore më të vogla”, pohon ai.

-Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri, pranon që ekonomia shqiptare historikisht ka qenë e prekur nga fenomeni i euroizimit, si në marrëdhënie tregtare të bizneseve, qoftë dhe në transaksione bazike dhe rutinë të individëve. Ky fenomen ka disa aspekte negative dhe të pafavorshme në sistemin financiar dhe bankar, si në vijim: a. vështirësi në transmetimin në ekonomi të politikës monetare të Bankës Qendrore, gjë që e bën këtë politikë pjesërisht efektive (vetëm për aktivitetin në monedhë kombëtare); b. qarkullim të lartë të monedhës EUR, edhe në formë cash-i, në sistemin bankar, proces që shoqërohet me kosto e risqe shtesë për bankat e nivelit të dytë, në kushtet që në Shqipëri nuk ofrohen mundësi për klerimin e cash-it dhe të pagesave për valutën; c. Një ekspozim të shtuar valutor, si në bilancet e bankave, ashtu dhe në ato të kompanive dhe individëve.

Banka Qendrore dhe në vijim bankat e nivelit të dytë, kanë implementuar prej vitesh disa masa që tentojnë në mos-stimulimin e kredive dhe depozitave në valutë të huaj, por rezultatet tregojnë për pamjaftueshmëri të këtyre masave.

Fenomeni, rekomandon ajo, duhet të adresohet në nivel më global të ekonomisë, ku të dekurajohet (ose ndalohet) përdorimi i EUR në marrëdhënie tregtare, të cilat ndodhin brenda Republikës së Shqipërisë.

Marrë më shkurtime nga Monitor

May 21, 2017 10:07
Komento

13 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji May 21, 10:53

    QE KESHTU GENT SEJKOS

    ti japim mundesine qe te shtoje numurin e apartamenteve qe posedon edhe me shume. Shqiptaret, ndryshe nga sa i percepton Gentushka, e njohim mire e shme syresh shume me mire politiken e tij te qelbur ne administrimin e mases se pafund te parave (Lekut) te hedhur ne treg, per nevojat e çastit te politikaneve te turnit, pa e mbeshtetur ne valute e depoziten e metaleve te çmuara, si rezerve e natyrewshme per nje ecje te mirefillte te kurseve e shkembimeve te mallrave e investimeve publike ne lek.

    Poltikat aventuriste te Gentushkes e te para ardhesve te tij, natyrisht e kane dobesuar edhe ate pak besim qe shqiptaret kane patur ne monedhen vendase.

    Vetem nje zbythje e ketij sharlatani te mirepaguar, do i krijonte mundesine reale Lekut te fuqizohej ne mbarevajtjen ekonomike te vendit.

    Shqiptaret qe jetojne e ndihem te mire informuar jo vetem ne brendesi te vendit, e ruajne mire ne kujtese ate qe pesuan per shembul italianet, me futjen e forcuar te euros ne ekonomine e tyre, duke u dyfishuar ne pak kohe jo vetem sensdet e konsumit te perditeshem por edhe çdo aktivitet qe lidhej me moneten e re.

    Le te vazhdoje Gentushka te shtype monedhe te re me urdher te psikopatit me kartele te Surrelit, pa baze valute e metalesh te çmuar si garanci per Lekun, dhe shqiptaret do t’ja kthejne edhe me me shume pasion, pershtirosjen qe do kene per kete majmun qe di vetem te gllaberoje parate e shqiptareve, i drejtuar nga ai shalegjati me depozita prej 250 milion eurosh ne nukdihet ku banke te kesaj bote te mbrapshte.

    Reply to this comment
    • Mark uk May 21, 12:23

      Novroz .
      Jam nje fan j juaj ,
      POR ME KETO QE KE SHKROJTUR JE SHUME KONFUZ .

      1 – Sot sistemi quhet Fiat , dhe nuk mbeshtet tek floriri
      Stampo letra .
      2- leku monedha Jote Sovrane eshte me e sigurt .

      Euro nuk eshte Monedhe ,
      eshte mekanizem per nenshtrimin e popujve .

      Leksionet nuk jane pa Leka ,
      te pres ne xhabije me pagu kafen per keto qe te tregova ,
      se me vjen keq me u duk Si gamor i ngarkum me baiga

      Reply to this comment
    • Mark uk May 21, 12:33

      Di gje ti Novrus Bythe Tanga ,
      se Amerika kujt ja ke Biorxh Dollarin e saj ?
      A e di se sa eshte Borxhi Amerikan ?
      Mos u tremb nga Inflacioni — me kete frike tregon se nuk merr vesh fare nga sistemi i sotem Bankar .
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Mbas 500 vjeteve ky sistem ” Vdiq ”
      dhe ti akoma nuk e ke kuptuar ?
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Tani do te kemi vetem Bankomatet ,
      pra vetem NUMRA .
      Ku ti Novrus do te jesh i kontrolluar
      ne çdo gje ::
      Sa Viagra blen ,
      Sa panolina , per demet qe sjell Prostata jote e Vjeter dhe e lodhur ,
      Sa uje do te pish dhe te kujt marke …
      Ja ky eshte sistemi Demokratik ……………………………..
      Me kete , kerkoje edhe nje kafe tjeter dhe nje teke shliva .

      Reply to this comment
    • Mark uk May 21, 12:35

      Di gje ti Novrus Bythe Tanga ,
      se Amerika kujt ja ke Biorxh Dollarin e saj ?
      A e di se sa eshte Borxhi Amerikan ?
      Mos u tremb nga Inflacioni — me kete frike tregon se nuk merr vesh fare nga sistemi i sotem Bankar .
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Mbas 500 vjeteve ky sistem ” Vdiq ”
      dhe ti akoma nuk e ke kuptuar ?
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Tani do te kemi vetem Bankomatet ,
      pra vetem NUMRA .
      Ku ti Novrus do te jesh i kontrolluar
      ne çdo gje ::
      Sa Viagra blen ,
      Sa panolina blen , per demet qe sjell Prostata jote e Vjeter dhe e lodhur ,
      Sa uje do te pish dhe te kujt marke … buken e blen ne xhabie apo e fiton duke zene Krapin me duar ?
      Ja ky eshte sistemi Demokratik ……………………………..
      Me kete , kerkoje edhe nje kafe tjeter dhe nje teke shliva .

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji May 21, 18:39

        E DI KU BIE XHABIJA ?

        Or qelbanik e injorant i pa perseritshem ? Kam aq njohuri edhe ne kete fushe sa po te me vije deshira, te bej te bullçasesh nga gulçinjte e inatosur qe te bejne te dukesh nje dordolec trembsorrash ne fushat e pafundme te misrit ne Arizone.

        Sot mor idiot, Shqiperia nuk eshte me ajo “pasanikja” e viteve te enveroxhizmit, qe perveç bazes valutore e te metaleve te çmuara te ruajtura ne Banken e Shqiperise, kishte dhjetefishin e pasurive kombetare si garanci per Lekun.

        Sot Shqiperise i kane ngelur vetem breket e ndyra tuajat, qurraderdhjet e tua, gojemuntngrenjet e tua. Dhe aq !

        Hajdute si ti me shoke e keni masakruar edhe kotheren e fundit te ketij vendi, duke e kthyer ne nje shkretetire porvash berthamore, ku pluhuri lulezon si bar i thate e rrezet e diellit parvelojne e dhe shkembinjte e thermuar.

        Se ç’lidhje ka monedha elektronike me Lekun kete e di vetem ti. Ajo, mor tartuf i braktisur nga derrat e eger, eshte gjithnje e lidhur me Lekun apo çdo monedhe tjeter qe qarkullon ne kete bote te komplikuar.

        Edhe BIT COINS, apo monedha e krimineleve ne mbare boten, gjithnje bazohet ne monedha reale, si dollari apo euro etj. Ajo, (B:C:) eshte sajuar posaçerisht per te shmangur çdo kontroll te organeve te legjitimuara per te bere verifikime atniterrorizem, antiprostitucion, anti korrupsion etj, duke u fshehur çdo transaksion ne meandrin e miliona kompjuterve te shperndare ne te kater cepat e globit, per te mos lene gjurme.

        Kur flasim per Lekun apo çdo monedhe tjeter, duhet te nenkuptojme nje vbaze solide jo vetem ekonomike por edhe te rezervave valutore, si kusht i domosdoshem per garantimin e atyre cope fletushkave te quajtura para.

        Infaliconi real, jo ai i Institutit te Statisikave dhe te B.Sh. se Gentushkes, jane nje mashtrim i hapur qe i behet shqiptareve, sepse ata me shume se kushdotjeter e ndiejne ne lekuren e tyre, kur me te njejtat para, shohin ti shkurtohet mundesia mujore per te mbijetuar, pikerisht nga bolleku i parave te emetuara pa hanxhine nga Gentushka me shoke, dhe çmimeve te gonfiuara te Panariteve te turnit.

        Ha sa te mundesh or bylmez ilirmetian, sepse pak njeh jo vetem kete teme te monedhave dhe emetimit te tyre te superkontrolluar (kur shteti funksionon), por edhe kur flet per Shkodren dhe shkodranet, qe ta vejne mu aty ku ndihesh me mire, gjithnje te kapuçuar. Pusht !

        Reply to this comment
  2. KORÇARI May 21, 11:08

    Që të nxitin bankat kursimet në Lekë , le të ngrenë përqindjen nqs depozita është në Lek dhe le ta ulin nqs është në Euro.
    Bankat Shqiptare nqs depozita nuk tejkalon 50 milion Lekë (të vjetra) nuk të jep asnjë përqindje bile bile të mban përqindje për kujdesin e depozitë, pra më detyron mua si qytetar dhe depozitues ti kthej Lekët në Euro dhe ti depozitoje jashtë Shtetit ku përqindja shkon deri tek 1-2% pra përse ti depozitoje dikush kursimet në Shqipëri?????

    Reply to this comment
    • Mark uk May 21, 12:39

      Pse Korqari , NUK ja ke bere kete pyetje Krieministrit , atij qe ti Votove ?
      Edhe ta pyesje , pergjigjen ti nuk do ta kuptoje .
      Valle sorosi e lejon Edvinin?

      Reply to this comment
      • KORÇARI May 22, 15:49

        O mark Shpellari @, mëso të shkruash Shqip.
        Mos u lodh kot të na shpjegoj si funksionon sistemi, e dimë më mirë se ty, më pak fjalë ky sistem quhet” RENDI I RI BOTËROR” ose “NEW WORLD ORDER” dhe është sistem MASON.
        Me pak fjalë në Shqip SKLLAVËRIM TOTAL I POPUJVE DHE MBLEDHJA E PASURISË SË RRUZULLIT VETËM NË PAK NJERËZ. Shpjegoja dhe SALIUT këto. Nqs Rama paguhet Ditën nga Sorrosi Saliu paguhet Natën po nga Sorrosi.

        Reply to this comment
      • KORÇARI May 22, 22:45

        O mark Shpellari,Mëso të Shkruash Shqip.
        Këto që thua ti quhen ndryshe RENDI I RI BOTËROR , dhe është një plan i MASONËVE O cili synon SKLLAVËRIMIN TOTAL TË NJERËZIMIT. Mark Shpellari , SORROSI DITËN PAGUAN RAMËN DHE NATËN PAGUAN IDHULLIN TËND SHPELLAR SALIUN .

        Reply to this comment
  3. Mark uk May 21, 12:46

    Sapo ka filluar epoka e 4 e revolucionit Industrial .çdo sektor ekonomik e planetit sot eshte Dixhitalizuar .
    E gjitha kjo do te shkaktoje Vdekjen e Breterve te bisnesmeneve tradicionale ,
    duke bere qe te lindin Imperatoret .

    Reply to this comment
  4. Mark uk May 21, 12:47

    Sapo ka filluar epoka e 4 e revolucionit Industrial .çdo sektor ekonomik e planetit sot eshte Dixhitalizuar .
    E gjitha kjo do te shkaktoje Vdekjen e mbreterve te bisnesmeneve tradicionale ,
    duke bere qe te lindin Imperatoret .

    Reply to this comment
  5. Crusader May 21, 13:34

    Meqenese Cami Sejko dhe BSH paska frike nga Euro, do tu beja thirrje gjithe emigranteve Shqiptare ne Europe! Asnje cent ne Euro me ne Shqiperi! Te shikojme se sa frike do kene, kur te hane njeri tjetrin aty.

    Reply to this comment
  6. A May 21, 17:17

    Problemi eshte se paraja shqiptare, LEKU, eshte ne dore te politikaneve dhe qeveritareve tane maskarenj dhe mafioz qe vleresimin dhe zhvleresimin e lekut e bejne sipas interesave te tyre.
    Ne qoftese keto derdimena shikojne neper bankat e vendit kane futur shuma te medha kursimesh mileti nuk kane problem zhvlersimin e lekut. Keshtu del rru dhe qeth. Gjersa neper banka kane filluar vjedhja, shperdorimi dhe grabitja e klientave qe kane futur paret e tyre per ti ruajtur, kjo tregon qe bankat nuk kane me garanci. Kemi dy raste qe ne nje banke nje person kishte futur per ti ruajtur 190 mijelion lek te vjetra dhe kur shkoj pas disa kohesh per ti kontrolluar doli qe nuk kishte me pare, lek ne gjendje. Kurse nje rast tjeter ku klienti kishte futur mbi 80 mije evro ne nje banke dhe kur shkoj pas disa kohesh me i kontrolluar i thane qe evrot tuaja u verifikuan dhe ishin fallso. U ndie shteti, qeveria, ministria e financave, organet kompetente dhe banka e shtetit shqiptar per kete skandal??!! Nuk piptini asgje, sikur te mos kishte ndodhur asgje.
    Tani, meqenese kemi keto problemi lekun e administron mafia politike, financiare dhe qeveritare, kurse Evro neser mund te dali jo pare e sigurt atehere çfare te bejme. E thjeshte ne menyre graduale dhe te shpejte kursimet dhe paret tona personale ti kthejme ne dollar amerikan. Ceshtja qendron qe asnjehere politika dhe qeverite tona te paskrupullta te mos ti leme gje dore per te administruar kursimet dhe paret tona sepse qeveritaret tane fatkeqesisht jane persona te pa garantuar dhe gangstera. Keshtu veproni se do te ngelni te kenaqur dhe mos ndigjoni pallavra dhe brockulla te atyre qe bejne sikur po japin keshilla ne interese te miletit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*