Frika nga hakmarrja, “zhduket” babai i grabitësit vrasës në Kamëz

May 21, 2018 16:17

Frika nga hakmarrja, “zhduket” babai i grabitësit vrasës në Kamëz

Frika e hakmarrjes pas vrasjes së Agim Bucit, e kryer nga i biri në grabitje, ka detyruar Petrit Kurtin të largohet nga Shqipëria bashkë me djemtë e tij.

Nuk dihet saktë vendi ku ai ka zgjedhur të largohet, por dalja nga Shqipëria e 56-vjeçarit dhe e dy djemve të tij është konfirmuar për TV Klan nga burime të policisë.

Të afërm të familjes së Kurtit që kanë mbetur në shtëpi, nuk pranojnë të flasin para kamerës.

Ata thonë se kanë mundur të flasin vetëm një herë me të, kur ka telefonuar për t’iu treguar se ishte shëndoshë e mirë. Por ata thonë se nuk kanë mundur të mësojnë vendin ku ai ndodhet tashmë.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës ndaj djalit të Petrit Kurtit, Vladimirit dhe bashkëpunëtorit të tij Ruzhdi Hoxha, ende vijojnë ndonëse ende nuk është gjetur arma e krimit.

o.j/dita

May 21, 2018 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*