Frika nga tërmetet, banorët e Shkupit e kalojnë natën jashtë

September 12, 2016 10:28

Frika nga tërmetet, banorët e Shkupit e kalojnë natën jashtë

Katër tërmete tronditën dje Shkupin, ku për pasojë mbi 50 persona mbetën të lënduar.

Tërmetet lanë pas gjithashtu edhe dëmë të mëdha materiale. Por frika i ka detyruar një pjesë të banorëve që ta kalojnë natën jashtë.

Afër ambasadës së Amerikës në Shkup shihen  shumë qytetarë që qëndrojnë e flejnë në çadra.

“Kemi frikë në shtëpi nga tërmeti mos ndodhe sërish, nuk kemi familje në vende tjera, andaj sonte do të kalojmë këtu. Duam dikush të na ndihmojë, të paktën të mbulojmë kokën sepse s’kemi ku të shkojmë dhe ku të strehomi diku tjetër” u shpreh njëri nga banorët e Shutkës.

Shumë qytetarë të frikësuar janë nisur drejt Tetovës dhe Kumanovës për të kaluar natën në familjet e tyre nga frika e tërmeteve që tronditën Shkupin.

September 12, 2016 10:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*