Vetëlargohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i lartë Andi Çeliku

June 16, 2019 08:31

Vetëlargohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i lartë Andi Çeliku

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë deri në vitin 2017, Andi Çeliku, nuk ka pranuar të shërbejë më në sistemin e drejtësisë, duke evituar kësisoj kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Çeliku është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik të vitit 2008.

Gjyqtari është larguar nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit 2017 për shkak të mbarimit të mandatit, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Çeliku nuk ka preferuar që të ndjekë shembullin e Ardian Dvoranit, i cili është anëtar i Gjykatës së Lartë ndonëse ka pesë vite që i ka mbaruar mandati, por që organet kompetente kanë qenë në pamundësi për ta zëvendësuar.

Pas largimit nga Gjykata e Lartë, sipas statusit të magjistratit, Çeliku kishte të drejtë të shërbente si gjyqtar në Gjykatën e Apelimit.

Por, me shkresën datë 26.03.2019, ai ka njoftuar Presidentin e Republikës se nuk ka paraqitur kërkesë për emërim në Gjykatën e Apelit dhe se nuk kërkon të përfitojë nga të drejtat që i burojnë nga statusi i magjistratit.

Gjithashtu ka konfirmuar vullnetin e tij, për të mos mbajtur më statusin e magjistratit.

Po ashtu, Andi Çeliku, më datë 08.04.2019 dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka konfirmuar se nuk ka paraqitur kërkesë për emërim në Gjykatat e Apelit dhe se nuk ka interes për realizimin e të drejtave që burojnë nga neni 61, pika 4 dhe neni 62 të ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në datë 25.04.2019 ka dërguar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimin për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë z. Andi Çeliku.

Çeliku ka njoftuar Presidentin se nuk do të shërbejë më në drejtësi 11 ditë pasi ndaj tij nisi procesi i Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë për të procesin e Vetingut.

l.h./ dita

June 16, 2019 08:31
Komento

10 Komente

  1. Shtet rrumpalle June 16, 08:53

    Frike nga hakmartrja politike thuaj.
    Me sa duket e ka ditur qe eshte ne listen e atyre qe do shkarkohen nga “vetingu” rames me liufte klasash.

    Reply to this comment
    • Bureto June 16, 16:59

      Mesa duket vetëm emrin i ke dëgjuar famëkeqes “luftë e klasave”, një nga monstruozitetet më pashembullta që ka përjetuar shqiptarët nga shteti i vet. Nuk besoj se je nga ata që e ke hequr në kurriz “luftën e klasave”, se po ta kishe patur atë fat të zi do të ta vuanin të paktën tre breza, babai, djali, nipi dhe sot kur ta kujtoje do të të dridhej mishtë. Ku e di ti se çdo të thoshte atëhere parti, sigurim, zyrë kuadri, degë e punëve të brendshme etj, dhe nëse kishe të drejtë për mohimin e tyre, ku do ankoheshe?! Tek gjykatat komuniste, tek mungesa e avokatëve apo tek organet që ta kishin bërë padrejtësinë?!
      Sot, këta hajdutët dhe abuzuesit me detyrën fisnike të gjyqtarit, që për qëllime përfitimi dhe që nën frikën e vetingut, sipas ligjit, u njihet e drejta t’i shmangen atij, quhen të përndjekur?! Ndaj më mirë hesht se sa të shkruash idiotësi të tilla.

      Reply to this comment
  2. Katundari digital June 16, 09:39

    Celiku i partise nuk do te nxjerre ashiqare pasurite e vjedhura. Pse nuk fillon nje hetim nga prokuroria pe korrupsion ne kete rast. Ka sinjale te qarta se ai synon te devijoje verifikimin e pasurise. sali kalbesira nuk le te pavertete pa nxjerre ne publik jo me ky qe ka abuzuar dukshem.

    Reply to this comment
  3. Vangjeli June 16, 10:14

    Paska vjedhur e deklaron me vendimin qe ka marre per tu larguar.Nuk eshte e drejte qe tja hedhe me doreheqjen.

    Reply to this comment
  4. Vangjeli June 16, 10:14

    Paska vjedhur e deklaron me vendimin qe ka marre per tu larguar.Nuk eshte e drejte qe tja hedhe me doreheqjen.

    Reply to this comment
    • mirel June 16, 11:26

      Shiko Vangjeli, e ka shprehur drejt: Ka vjedhur e ka dhene doreheqjen.
      Gazetari tuaf i Dites nuk di shqipen normale.
      Vetelargohet thote. Thano duhet ti kerkoje gazetareve te bejne ndonje kurs te gjuhes shqipe, se e flasin tepke si cyryket e Rilindjes

      Reply to this comment
  5. Bobo June 16, 15:16

    Iku se e di se cfare ka bere. Te ishte per pasurine nuk do ikte se me aq dhjame sa ka vene do blinte Ramen me gjithe KPK, ameriken dhe europen, por ka mekat me te madh mbi supe, shume te madh madje qe ai apo familja e tij nuk do mundet ta shlyeje.Vemje si ky duhet te kene frike nga ndeshkimi qe jeta do ju beje.

    Reply to this comment
  6. Shqiptar June 16, 15:22

    Kaq shume paska vjedhur. Anetar i gjykates se larte. Nga hundet te dalshin ishalla.

    Reply to this comment
  7. Adih June 16, 16:43

    Me gjithe se ky palo gjygjtar ka paguar 200 mije euro per kete vend pune ,mafjes politike per ta emeruar ,prap ky i ka sterfitur keto shuma .Keto dhurata , na dhane cunat e Ramiz Alise .Mos shkoni ne votime o kokpalare abandonoini..Derri do plumbin ne balle. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*