Frika nga Vetting-u, gjyqtarët bum kërkesash për dalje në pension

November 26, 2017 09:59

Frika nga Vetting-u, gjyqtarët bum kërkesash për dalje në pension

Nëse deri para miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut, gjyqtarët e të gjithave niveleve, lëviznin çdo gur dhe shfrytëzonin çdo hapësirë, për të qëndruar në detyrë pavarësisht mbushjes së moshës për dalje në pension, kohët e fundit, po ndodh e kundërta, ku gjyqtarët po nxitojnë të dalin në pension, në disa raste edhe pa mbushur plotësisht moshën.

Teksa organet e Vetingut, hetuesit e SHBA-BE dhe institucionet e tjera ndihmëse kanë nisur një verifikim të trefishtë për 68 prokurorë dhe gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një bum kërkesash nga ana e gjyqtarëve për të dalë në pension. Lëvizja vjen edhe në një kohë kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve për të hedhur poshtë kufizimin kohor, parashikuar në ligjin e Vetingut, brenda të cilit gjyqtarët mund të jepnin dorëheqjen për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Ky afat ka skaduar, ndërsa vetëm 10 gjyqtarë e shfrytëzuan, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkaq, vetëm gjatë mbledhjes së fundit, të datës 17 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar daljen në pension të gjyqtarëve Myriban Mullaj dhe Gjinovefa Gaba, ndërsa ka shtyrë daljen në pension të inspektores Dashuri Gjunkshi. Në mbledhjen e parafundit, KLD miratoi daljen në pension të gjyqtarit Granit Qypi. Sipas burimeve, në KLD janë depozituar një listë me kërkesa për dalje në pension, ndër të cilat edhe kërkesat e Arjana Liços gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Fiqerete Mullajt gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Nazmie Pengilit gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë etj.

Dy standardet

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në korrik të këtij viti, ka rrëzuar me shumicë votash daljen në pension të këtyre dhe të tjerëve gjyqtarëve, me argumentin se nuk kishte bazë ligjore. Në korrik të 2017, anëtarët e KLD Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici kanë votuar kundra daljes në pension të gjyqtarëve.

Gjashtë muaj më vonë, po me këtë legjislacion, KLD vendos daljen me urgjencë në pension të disa gjyqtarëve, ndërsa shumë të tjerë, të bllokuar po nga KLD, pritet të dalin në pension në javët dhe muajt në vijim. Në mbledhjen e datës 17 nëntor të këtij viti, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Meta, Etilda Gjonaj, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Gjin Gjoni, Gerd Hoxha, Eneida Civici, Brunilda Kadi, Ridvan Hado, Petrit Çomo dhe Neritan Cena kanë votuar pro daljes në pension të gjyqtarëve./shqiptarja.com

November 26, 2017 09:59
Komento

13 Komente

  1. intelektuali November 26, 10:32

    GJYKATESIT E FULLAN KUSARIT DUAN TE SHPETOJNE PASURINE DHE KOKEN ME FINTE ENVERISTE.

    Keshtu shpetuan edhe PENSIONISTET kriminele te Enverit do kohe me pare qe nga Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, Aranit Cela dhe nje ushtri xhelatesh dhe killerash nga pas qe Edvin Karagjozi kujdesej t’u shtonte PENSIONET e veteranit dhe i dekoronte me medalje trimerie per pjesmarjen ne LANC-in kriminal qe mbushi lumenj me gjak shqyptari dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit.

    prandaj:

    “PENSIONISTET” E GJYKATES ENVERISTE JANE NJESOJ SI “PENSIONISTET” E RILINDJES SOCIALISTE ME FULLAN KUSARIN DHE EDI RAMEN NE KRYE.

    Reply to this comment
    • Jaho Gjoliku November 26, 11:37

      Vetêm intelektual nuk mund të jesh me këto komente që bën. Je vetëm një i mjerë që i ka mbetur ora në vitin 1985.
      Meqënëse i urreke kaq shumë komunistët, shiko se i ke tek PD-ja o kungull. Partia Socialiste mund të jete fare mirë Partia e droges dhe korrupsionit, por vetem komuniste nuk është. Komunisti i fundit udheheq PD me po ato metoda si Enveri, o “intelektual” kungull.
      Por po te them nje sekret. Enver Hoxha ka 30 vjet qe ka vdekur, dhe dukesh idiot po vazhdove me keto budallalleqe. Nuk i plasi njeriu per Enver Hoxhen dhe komunizmin më në Shqipëri. Vetëm Saliu e ka ne shpirt si model udheheqësi. Populli nuk e do diktaturën o gomar me lesh.
      Ik o njeri se je bere si Don Kishoti.
      Edhe per baballaret e tu, nuk ta fajin njeri qe u bashkuan me fashizmin ne vend qe te bashkoheshin me anglo-amerikanet dhe do ishim demokraci qe ne vitin 1945.
      Ne vend qe te kerkosh falje ne emer te tyre, sepse na bene peshqesh komunizmin për 40 vjet, vjen e na bën qyfyre ketu kur s’ta kemi ngene. Kungull kolaboracionist.
      Daja im u plagos ne luftë me gjermanet dhe mbeti nje invalid i varfer deri sa vdiq, dhe ti pinjoll fashisti ke fytyre te flasesh.
      Historia do rishkruhet. Enver Hoxhes do t’i dalin te gjitha horrlleqet. Por Lufta heroike partizane, qe nuk kishte te bente me komunizmin do mbetet e lavdishme.
      Ndersa fashistet do mbeten fashiste dhe historia do t’i denoje perjetesisht.

      Reply to this comment
      • Koko November 26, 17:23

        Te lumte dora per cfare ke shkruajtur.Nuk te heq asnje presje.

        Reply to this comment
      • intelektuali November 26, 18:56

        KOMUNIZMIN STALINIST NE SHQYPNI E SOLLI PEDERASTI I GJYLES ENVER HOXHA PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ ABSOLUT

        prandaj:

        Mos fol DENGLA pa kurfare llogjike ne nje corbe idiote me akuza personale kunder intelektualit,

        sepse:

        Lufta jugosllave partizane solli me vete edhe MURTAJEN bolshevike dhe e mbajti ate per 50 e kusur vjet me radhe duke e transformuar Vatanin si nje kamp Perqendrimi te tipit GULAG te izoluar totalisht nga Bota dhe i beri shqyptaret si skllever ne vendin e vet totalisht te nenshtruar ndaj BOSIT ashtu sic kane mbetur deri me sot.

        prandaj:

        DENGLAT QE LANC-I JUGOSLLAV I ENVERIT NUK KISHTE TE BENTE FARE ME KOMUNIZMIN SHKO DHE TREGOJA KALAMAJVE PARA GJUMIT TE NATES.

        pervec kesaj:

        KUSH ISHTE KUMANDARI I LANC-IT?

        sepse:

        Arkivat tregojne se ka qene Enver Hoxha qe ka jetuar gjate gjithe Luftes ne vilen e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryekuisling Bahri Omari dhe qe po ky Kumandar pederast dhe i pabese ka bashkepunuar me gjermanet sipas arkivave angleze te mirefillta, por qe dihet qe perpara kesaj spiunoi te fashistet edhe Qemal Stafen dhe te gjithe komunistet e tjere, pune vrastare qe beri deri ne fund te jetes, sic veproi edhe me Mehmet Shehun. Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur, por enverizmi po udheheq Shqypnine deri me sot me pinjollet e tij me te njejtat metoda dhe me te njejten demagogji. Mos ja ngjit Sali VARKARIN intelektualit si MUTI pas kepuce se eshte nga dora juaj e peshtire e Partise se Punes, as Fatos Nanon qe ka punuar me Nexhmije Hoxhen, as Gramoz Pashkon, djalin e Prokurorit gjakatar te Enverit qe i vriste njerezit si zogj pule vetem per bindje politike, as Edi Ramen qe dekoron xhelatet e Enverit me medalje trimerie si veterane te LANC-it jugosllav qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe mos ja ngjit intelektualit gjithe ushtrine e spiuneve te Sigurimit te Shtetit qe praktikisht ka 27 vjet qe drejton Shqypnine, njesoj sic e drejtonte Partia e Punes.

        A NUK E SHEH TI PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVERIT NE MES TE TIRANES?

        Kush i tradhetoi oficeret e larte angleze qe erdhen ne Mukje 1943 me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare dhe qe ishin strehuar ne shtepine e intelektualit?

        Perpara se te flasesh BROCKULLA enveriste me mllef pa llogjike shko dhe lexo ne arkivat e mirefillta perendimore qe te mesosh se ishte Enver Hoxha ai qe prishi mareveshjen e Mukjes dhe spiunoi tek fashistet oficeret e larte angleze dhe qe familja e intelektualit i shpetoi duke i nxjerre ne Mal te Zi te veshur tebtil si fshatare.

        prandaj:

        KOMUNISTET ENVERISTE JANE ATA QE DUHET T’I KERKOJNE FALJE SHQYPTAREVE PER ZINE QE SOLLEN PAS LUFTES

        Gje te cilen nuk e kane bere akoma, perkundrazi po shkojme rikthimin e enverizmit ne te gjitha format e jetes me demagogjine tipike mashtruese staliniste.

        Kur isha ne burg nje gardian me thonte:

        JU E KENI FAJIN QE SHQYPNIA KA MBETUR E IZOLUAR NGA BOTA

        I thoja:

        Po nga 1944 pushtetin e ka vetem Partia e Punes

        Me pergjigjej:

        JU EDHE NE BURG MBANI LIDHJE ME IMPERIALIZMIN

        Keshtu si gardiani i burgut me dukesh edhe ti.

        Reply to this comment
  2. Uku November 26, 10:52

    O ” intelektual” ndroje emerin, te shkon me shume “idioti”.

    Reply to this comment
  3. Lili November 26, 11:05

    Po pse nuk hetohet pasuria e tyre edhe mbasi te dallin ne pension? mjafton qe institucionet te vihen ne veprim, ministria e financave,taxat a i kane paguar,te ardhurat a jane deklaruar saksisht…

    Reply to this comment
    • SARA November 26, 14:17

      Te dalin e ta gezojne pensionin kujt i takon sipas kritreve,moshe,vjetersi etj,,por pasi tu behet radiografia e skopia .Nqs jane te lare me shtetin e te justifikohet pasuria nje me nje se mbase na dalin VAMPIRE E UFO e ne rast te tille le te vene ne shtepine pa qera pas SEKUESSTROs sS edhe te nje fije floku.Kjo eshte drejtesi

      Reply to this comment
  4. . November 26, 14:16

    vetingu heton vetem nese je ne detyre si gjyqtar.
    nese nuk je, nuk ka material per vetingun.
    duhet te behet shtese ne funksionet e vetingut fltrimi i gjyqtareve dale ne pension brenda nje periudhe te caktuar kohore.
    Nuk kuptoj ku eshte ndryshimi mes, doreheqjes, dhe kerkeses per pension, te gjyqtarit.

    Reply to this comment
  5. Adih November 26, 14:31

    Skeni nevoje ti shikoni e kontrolloni pasurite e ketyre ushtareve gjygjtare te vene ne rresht nga banditet Enveriste politikane ,gjate keti tranzicioni te turpshem.
    Mjafton tju vihen ne ngarkim te gjitha milionat ne euro, nga vendimet e STRASBOURGUT kunder shtetit shqiptar . Ku keto shuma maramendese jane paguar nga taksapaguesit te mjere dhe dele qorre popull..Dhe po ti mbledhesh del,se jane te perlyer te gjithe , do na dali detyre ,mungesa kuadrosh , qe te kerkojme gjygjtare nga jashte ,pse jo edhe gjygjtare nga Afganistani .Ju hap drita jeshile me koshjence , ketyre gjygjtareve te pa karakter, vete nga politikanet , bandite koministe . Eshte turp te diskutosh ,se shkelet kushtetuta nga politikanet ne fillim dhe vazhdon me keta spordhjake mije halesh gjygjtare ,mos e harrojme .. .Duhet te filloje vettingu perpara me politikanet e pastaj te vazhdoje me keta gjygjtare . Megjithate populli dele qorre shqiptar eshte bashkfajtori kryesor i kesaj katrahure , qe ka shkateruar te gjitha qelizat te shtetit te turpshem Shqiptar .

    Reply to this comment
  6. perkthyesi November 26, 14:48

    Ku eshte komenti im?

    Reply to this comment
  7. xixa November 26, 19:25

    DO NDERROJNE FAKULTETIN KALOJNE ME SIGURI NE FAKULTETIN E AVOKATEVE,DO KEMI AVOKATE ME SHUMICE MJAFTOJNE PER TI VENE MULLAR,NE SE NUK BEHEN SILAZH.

    Reply to this comment
  8. Noli November 26, 20:02

    “Idjoti”prezantohet me emrin “Intelektuali” Lexojei komentet e keasj kategore si e shohin boten.

    Reply to this comment
  9. Arben November 26, 21:06

    LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin