Frika seksuale ose pyetja “e tmerrshme”: A jam… normal?!

February 3, 2018 03:52

Frika seksuale ose pyetja “e tmerrshme”: A jam… normal?!

TË RRITURIT i shqetëson ankthi për lojën seksuale dhe ata janë në merak për mënyrën si do të performojnë. Më poshtë do të përshkruaj vetëm pak skenarë, që tregojnë për influencën negative të këtij ankthi. Ju me siguri, jeni gjendur edhe në situata të tjera të ngjashme

1-Thuajse të gjithë njerëzit, kur bëjnë seks, përpiqen të mos bëjnë gabime. Ata ndjejnë një frikë të pakuptimtë, kur duhet t’i lënë energjitë erotike ta drejtojnë ato aktin seksual. Frika se mos dështojnë seksualisht mpak energjitë e tyre seksuale. Të gjithë, përpara ose gjatë marrëdhënies seksuale i bëjnë vetes këto pyetje: A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?. Dhe radha e këtyre pyetjeve vazhdon pambarim.

2-Shumë grave u duhet stimulim seksual ekstra, që të arrijnë klimaksin. Por vetëm fare pak gra e kërkojnë këtë stimulim nga partneri. Ato nuk e kërkojnë stimulimin e klitorit, sepse mendojnë që gratë e tjera, shoqe të tyre, nuk kanë nevojë për këtë stimulim. Por ka edhe më keq. Çdo grua që nuk e arrin orgasmën, ndjehet e turpëruar, e ofenduar dhe fajtore, edhe pse nuk ka asnjë faj. Imagjinoni një grua që dëshiron të qëndrojë mbi burrin gjatë lojës seksuale dhe ajo e fsheh këtë dëshirë. Pse?. Sepse ndruhet mos nuk është mirë ta kërkojë këtë dhe partneri do ta fajësojë, ndëshkojë dhe përbuzë.

3-Frika se mos tregohen jo normalë seksualisht, i shtyn njerëzit që ta përmbajnë veten dhe të mos e shprehin atë që ndjejnë e që është natyrale gjatë lojës seksuale. Kjo do të thotë ti ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale. Kjo frenon kënaqësinë dhe arritjen e orgasmës.

4-Frika i detyron njerëzit që gjatë marrëdhënies seksuale  të observojnë veten dhe të monitorojnë përgjigjen e partnerit ndaj veprimeve të tyre. Në vend që të gëzojnë trupat dhe ndjenjat e tyre, ata vlerësojnë mënyrën si aktrojnë. Ata shpjegojnë si bënë seks, në vend që flasin si u ndjenë me të. Kjo bën që seksi të mos jetë gëzim i perfeksionit të tyre human, por të bëhet një mundësi më shumë për dështim.

5-Frika i shtyn njerëzit të frenojnë eksplorimin seksual. Ata të shqetësuar pyesin veten: Ç’do të ndodhë, po qe se kërkoj diçka që nuk është shoqërisht e aprovuar? Kjo i bën të ndjehen jo normalë dhe të vulnerabël. Ata mendojnë se do të përbuzen nga partneri, që është ofenduar prej kërkesës së tyre. Kur njerëzit mendojnë se seksualiteti i tyre do të konsiderohet jo normal nga partneri, atëherë, që të jenë të sigurtë, ata bëjnë  seks rutinë që përsëritet njësoj çdo herë, seks pa emocione.

6-Frika seksuale ka edhe shprehjen e saj sociale. Kjo, shprehet duke kundërshtuar edukimin seksual, duke kundërshtuar metodat e kontracepsionit dhe artin erotik. Kërkesa e fortë e vazhdueshme për të qenë “normalë”, sjell pikërisht “anormalen” – kërkesën për t’iu larguar seksualitetit, nga që kanë frikë prej tij.

Frika për seksualitetin në fëmijëri i shtyn fëmijët ta braktisin seksin.  Frika për seksualiteti kur janë të rritur, i detyron ta mohojnë seksin në mjedisin ku jetojnë. Njerëzit, në çdo situatë përpiqen të evitojnë atë që kanë frikë.

VERSIONET KRYESORE TË PYETJES “A JAM NORMAL?”

Pyetjet e mëposhtme, janë më të shpeshtat:

1-         A janë normale fantazitë e mia ?

2-         A është penisi im normal?

3-         A janë ereksionet, testikujt, buzët e vaginës, gjinjtë e mi normale në formë, në dimensione dhe në ngjyrë.

4-         Më duket se nuk luibrifikohem, ose lubrifikohem shumë kur eksitohem. A jam unë normale?

5-         Ndryshe nga miqtë e mi, unë dëshiroj, ose nuk dëshiroj të shikoj video pornografike. A jam unë normal?

6-         Mua nuk më pëlqen seksi oral. A jam unë normal?

7-         Thumbat e gjinjve të mi janë të futura. A jam unë normale?

8-         Mua nuk më pëlqen, ose më pëlqen loja anale. A jam unë normal?

9-         Nuk më pëlqejnë puthjet me gojë të hapur. A jam unë normal?

10-       Mua më pëlqen të bëj seks më shpesh se shoqja ime. A jam unë normale?

11-       Mua më pëlqen të bëj dashuri, por orgasmat më të forta i kam kur masturboj . A jam normale?

12-       Në të vërtetë më pëlqen të jem poshtë dhe të trajtohem pak ashpër gjatë seksit. A jam normale?

13-       Kur isha në universitet, unë bëja seks rreth 4 ose 5 herë gjatë ditës. A jam normale?

14-       Që të arrij në orgasmë unë dua që të më goditet klitori. A jam unë normale?

Këtyre pyetjeve unë u kam dhënë përgjigje në blog dhe në shkrimet e mia. Në kuadrin e këtij shkrimi është e mjaftueshme t’u them të gjithëve:  Mos u shqetësoni!

Njerëzit, që janë të shqetësuar nga që mendojnë se nuk janë seksualisht normalë, janë kapur në një dilemë të dhimbshme. Ata që kanë frikë se nuk janë normalë, punojnë fort që të bëhen normalë dhe gjithmonë kërkojnë mënyra për t’u bërë ndryshe. Shumë të tjerë që ndjejnë se janë normalë, jetojnë me frikën se mos e humbasin  statusin normal, sepse ata që e përcaktojnë këtë status, mund t’i ndryshojnë rregullat në çdo kohë.

Mënyra e vetme për t’iu shmangur ankthit, është të kuptoni se nocioni “normal” është i parëndësishëm. Merreni jetën nën kontrollin tuaj. Është e drejta juaj  ta pranoni seksualitetin tuaj në parametrat që ju vetë i vendosni dhe për ta bërë këtë ka disa mënyra:

  1. Vendosni vetë për vlerat tuaja seksuale, siç janë ndershmëria, përgjegjësia dhe respektimi i vullnetit të partnerit. Këto janë faktorët e brendshëm ku duhet ta mbështesni eksperiencën tuaj seksuale. Me fjalë të tjera: A ndjeheni ju mirë emocionalisht dhe fizikisht me jetën tuaj seksuale?. Kjo ka rëndësi. Çdo përcaktim tjetër social për “normalen”, mund të jetë i drejtë ose i gabuar. Rëndësi ka që ju të ndjeheni mirë dhe në ç’do rast të diskutoni vlerat tuaja seksuale, me partnerin tuaj.
  2. Bëjini të njohura qëllimet tuaja seksuale. Të jeni gjithmonë vetia juaj. Zbuloni veten, intimitetin, mënyrën si jepni dhe si e ndani dashurinë dhe kënaqësinë. Kuptoni sa të fuqishëm ndjeheni kur merrni kënaqësinë seksuale nga trupi juaj. Sapo të keni njohur qëllimet tuaja seksuale, ju keni të drejtën të merrni pjesë në çdo aktivitet seksual, që bazohet në këto qëllime dhe përputhet me vlerat tuaja.
  3. Mbani mënd, kur fjala është për seksualitetin, në çfarëdo forme qofte ai, ju duhet ti besoni zërit tuaj të brendshëm – “intuitës” dhe  “ndjenjave tuaja”. Ka gjithnjë një “zë mbrojtës që del nga brenda”.
  4. Thyejeni heshtjen. Kur ju flisni me shokë e shoqe mbi eksperiencën tuaj seksuale dhe për ndjenjat tuaja, ju fuqizoni veten dhe të tjerët. Kur ju e shtrembëroni eksperiencën dhe ndjenjat tuaja, ato do të jenë të izoluara dhe të heshtura. Izolimi nga realiteti dhe prej atyre që u rrethojnë, bën që ju të zotëroheni nga ankthi: Jam apo nuk jam normal?.

DISA SITUATA SEKDUALE VËRTET NUK JANË NORMALE

Ja disa prej tyre:

1-         Sjelljet jo korrekte të partnerit. Kur partneri me sjelljet e tij ose të saj, gjithmonë, shikon gabime vetëm tek ju.

2-         Partneri ve në dyshim seksualitetin tuaj normal. Kjo bëhet më e rëndë kur partneri këmbëngul se në marrëdhëniet tuaja ka diçka që është gabim

3-         Partnerët akuzojnë njëri-tjetrin. Sharjet “Kurvë”, “homo”, “i ftohtë”, “e ftohtë”, “ i mërzitshëm”, “Aisberg” shumë të tjera si këto, janë të papranueshme. Kur partneri u ofendon në këtë mënyrë, kërkoni ta diskutoni shqetësimin, por kurrsesi mos lejoni që ai ose ajo të diskutojë lidhur me karakterin dhe seksualitetin tuaj.

4-         Partneri u ofendon se ju doni gjithë kohën seks. Kur kjo është për ju një gjë normale, bisedoni hapur me njëri-tjetrin për dëshirat e ndryshme që keni.

5-         Mos u përpiqni të mbroheni, kur partneri u akuzon se  “nuk jeni normal”. Insistoni të sqaroni se lidhur me seksualitetin nuk ka gjëra normale dhe jo normale. Duke vepruar kështu ju do të evitoni grindjet që janë me pasoja.

6-         Mos insistoni të gjeni kush nga ju të dy ka të drejtë. Largojuni kësaj dhe kalojeni bisedën në çështje më të mëdha. Pyeteni partnerin se çfarë quan ai ”normale. Kjo u jep shansin të bisedoni për gjërat kryesore, që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve tuaja seksuale. Këtë lloj bisede duhet ta bëjnë të gjitha çiftet në konflikt. Kjo do t’i ndihmojë të sqarojnë standardet mbi të cilat gjykohet seksualiteti. Pra, gjykohet një standard me të cilin mund të jeni ose nuk jeni dakord.

7-         Nuk duhet të përfshiheni në një aktivitet seksual për të cilin nuk jeni dakord. Kur nuk u pëlqen një aktivitet i veçantë seksual, mos e bëni. Po qe se njëri nga ju do seks anal dhe tjetri nuk dëshiron, ju nuk duhet ta bëni këtë. Askush nuk ka të drejtë të jetë zotërues. Këtu nuk ka mëdyshje, ka ose nuk ka të drejtë partneri?. Këtu nuk ka  nevojë për shfajësim. “Mua nuk më pëlqen kjo dhe pikë!”. Ky qëndrim është i mjaftueshëm.

TË NDJENI PËRGJEGJËSINË

Deri sa ka një koncept për atë që është seksualisht normale, do të thotë se ka një kufi që ndan  seksualitetin shoqërisht të pranueshëm, nga seksualiteti që shoqëria nuk e pranon. Pavarësisht, në cilën anë ju keni zënë vend, vetë ekzistenca e kufirit është ndrydhëse. Shumica e njerëzve nuk kanë informacionin e duhur, nuk kanë, madje, as kurajën e as vetëbesimin seksual të nevojshëm, që ta vënë në dyshim këtë kufi, e aq më keq, të kenë kurajën ta heqin atë fare. Qëndrimi ndaj këtij kufiri, është çështje kyçe për çlirimin seksual, për kënaqësinë, për intimitetin dhe për vetëbesimin. Njerëzit duhet të ndjejnë përgjegjësi të lartë për seksualitetin e tyre. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme e personalitetit të tyre.

A do të thotë kjo se njerëzit duhet të pranojnë çdo gjë? Jo. Kjo varet nga vlerat e gjithkujt, varet nga ndershmëria, përgjegjësia dhe  bashkëpunimi. Shumë njerëz shqetësohen se mos me sjelljet e tyre të rrezikshme e “kapërcejnë këtë kufi”. Po të keni vlera të qarta dhe të forta dhe po t’i përdorni këto vlera për të orientuar, sjelljet dhe ndjenjat tuaja në drejtimin e duhur, ju do të jeni të ndërgjegjshëm për sjelljet tuaja seksuale dhe për pasojat që rrjedhin prej tyre.

Përdhunimi është i dënueshëm sepse është marrëdhënie pa aprovim të dyanshëm. Të mashtrosh dikë, që të kryesh marrëdhënie seksuale duke i thënë në “unë të dua”, kur nuk e do, është keq sepse është e pandershme. Ta infektosh partnerin me një sëmundje seksualisht të transmetueshme që ti e ke, pa e paralajmëruar atë fillimisht,  është sjellje shumë e keqe dhe e papërgjegjshme.

Le ta pranojmë këtë të vërtetë. Natyra na ka bërë një dhuratë të bukur, kur na dha seksualitetin, me të cilin askush nuk ndjehet keq. Ju duhet të ndjeheni gjithmonë vetia juaj. Kurrë nuk do të ndjeheni keq dhe kurrë nuk do të dëmtoni njeri, po qe se do të bëni seks të ndershëm, të përgjegjshëm dhe me mirëkuptim. Do të keni shumë shpërblime të rëndësishme,  po qe se do t’i qëndroni besnikë seksualitetit tuaj.

Padija, ose kujdesi i tepruar për atë që është seksualisht normale, është demonstrim i mungesës së njohurive seksuale, që në shumicë i kemi trashëguar nga shoqëritë represive, nëpër të cilat kemi kaluar.

Dr. Adem Harxhi

 

February 3, 2018 03:52
Komento

5 Komente

  1. je ne metro ti February 3, 09:25

    PERVERS !!!

    Reply to this comment
    • Normal February 3, 10:56

      Hahaha shkrimi paska qene tamam për idiotet si ty. Ne fakt te shkon ty etiketimi qe ke vendosur per profesorin. Perverset me te medhenj jane ata qe hiqen si me moralistet….

      Reply to this comment
      • Normal idiot . February 3, 11:52

        haha,
        nuk e di se kush edhe ne te vertete idioti
        ne kte mes ,ti APO ky qe shkruan kte art perversiteti .
        Un jam dakord qe te ket nji sqarim sexual dhe nganjiher ,
        ju perktheni e bini ktu lexione qe kann nji far kuptimi ,Brenda cdo kufiri te lejuar .
        E keqja ne ate shoqeri ,ne boten tuaj idiote ,eshte se ju nuk jeni te afte ,te kuptoni ate se ku fillon kufijt e pasionit te sexit dhe ku ai kalon ne perversitet !
        Un ,nuk bej Moralistin ,un jam nga ata qe e dua sexin ndoshta me shume se cdo llapaqen mediesh por jo pa ate kufi morali .Jane gjera qe ti e shume si ty s’arrin ti kuptojne dot .
        Mir qe jeni ordiner fare edhe ne shprehje ,por nuk pranoni ne asnji meyre edhe kritika .Bote injorante.Prandaj keni degjenruar gjithe rinine e sdi tjeter vec ktyre idiotesiseve qe shprehni ktu .Mesoni te njihni kufijt e te shorehurit kaqola ,qe s’beheni kurr njerez .Kaq te semure jeni bere !

        Reply to this comment
        • Normal February 3, 18:09

          Prapeseprape pervers dukesh, sado te perpiqesh te artikulosh pese fjale, dy presje e ndonje pikecuditese… Sidomos kur fut ate fjalen “moral” ne mes…te shkrin fare…

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*