“Frikacak, nuk more hak për kushëririn”, zbardhet motivi i atentatit te Komuna e Parisit

August 7, 2017 13:16

“Frikacak, nuk more hak për kushëririn”, zbardhet motivi i atentatit te Komuna e Parisit

 

Është zbardhur motivi i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, tre ditë më parë, pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas Balkanweb, 25-vjeçari kishte debatuar me autorët pak ditë përpara atentatit lidhur me qëndrimin që ai kishte mbajtur ndaj vrasjes së djalit të dajës.

Autorët e kanë quajtur Hoxhën frikacak sepse nuk ka marrë hak për kushëririn e tij.

Ndërkohë, një ditë përpara atentatit, Hoxha dhe agresorët janë përplasur fizikisht në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Pas sherrit ata janë larguar dhe i kanë thënë 25-vjeçarit në mënyrë kërcënuese se “do flisnin” përsëri.

Të enjten, autorët e plagosën me një plumb në shpatull Lorenc Hoxhën, në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Caktohet masa e sigurisë për 4 atentatorët

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin ‘arrest me burg’ për katër të akuzuarit e atentatit tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg 4 të dyshuarit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri.

Ata u arrestuan një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku kishin shkuar pas atentatit të 4 ditëve më parë për t’u fshehur.

Ata akuzohen për “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

 

August 7, 2017 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*