Frikë për Zanettin, kërcënohet me pistoletë

July 20, 2014 11:50

Frikë për Zanettin, kërcënohet me pistoletë

Një natë që do të mbahet mend gjatë ajo e Javier Zanettit në Argjentinë. Zv/presidenti i Interit është bërë protagonist i një episodi të frikshëm në qytezën Banfield ku u sulmua nga disa njerëz të armatosur në momentin që ndodhej në makinë bashkë me të atin. Sipas asaj që raporton gazeta lokale “Diario Popular”, ish kapiteni i Interit u kërcënua me një pistoletë duke u detyruar t’ua dorëzonte makinën grabitësve në qendër të qytetit argjentinas.

Kriminelët e kërcënuan disa herë me jetë ish lojtarin dhe pasi hipën në makinë u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Zanetti komunikoi menjëherë me policinë e cila nisi kërkim për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave, uniformat e rendit janë shumë pranë arrestimit të autorëve, të cilët tashmë janë identifikuar. Një histori që mesa duket përfundoi me një fund të lumtur për kapitenin, i cili ndodhet në vendlindje për të kaluar disa ditë në shoqërinë e familjes dhe miqve të tij të vjetër.

July 20, 2014 11:50
Komento

1 Koment

  1. emigranti qe lexon diten July 21, 13:35

    sportis i madh, kulturuar,me shpirt gare,
    lojtar i interit te MILANOS qe fitoi 3 kupa ne nje vit, kupen e italise, kanpionat e bukur italian dhe chanpios league,me tranier moun.
    ZANETI eshte ikone e ketij ekipi,por per hajnat nuk mjaftojne keto virtute te njeriut,ata kane nje qellim vetem te vjedhin,si parazite te shoqerise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*