Frontex: 45 oficerë në kufi të Shqipërisë, do t’i themi “ndal” fluksit të emigrantëve

June 2, 2018 21:37

Frontex: 45 oficerë në kufi të Shqipërisë, do t’i themi “ndal” fluksit të emigrantëve

Drejtoria e Agjencisë Europiane të Kufijve, Frontex ka konfirmuar faktin se Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve përmes së cilave kalojnë emigrantët e paligjshëm.

Në një intervistë për Spiegel Online, drejtori i Frontex, Fabrice Leggeri tha se në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë për herë të parë do të vendosen 45 oficerë me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve.

Ai shton se janë identifikuar rrugët që ndjekin refugjatët nga Greqia veriore; rruga e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë. Në gjuhën teknike të ekspertëve, rruga e identifikuar quhet rruga bregdetare e Ballkanit.

Më 30 maj, një komisioner i lartë i OKB-së është shprehur se në Shqipëri përgjatë muajve të parë të këtij viti janë ndaluar rreth 200 emigrantë, ndërsa në Malin e Zi 1200. Në total për këtë vit, 11 mijë emigrantë kaluan detin nga Turqia për të mbërritur në Shqipëri.

Në intervistën për mediat gjermane, kreu i Frontex shton se në këto shtete ku kalojnë emigrantë të cilët vijnë nga vende me konflikte si Siria, Iraku apo disa shtete të Afrikës mund të vendosen mesatarisht 1500 roje bregdetare për vitin 2018, çka përbën 5-fishin e shifrës së 2015.

Fabrice Leggeri ka thënë se deri në vitin 2027, Komisioni i Bashkimit Europian i ka propozuar Frontex-it ndërtimin e një trupe prej 10 mijë rojesh.

s.a/dita

June 2, 2018 21:37
Komento

2 Komente

  1. XXXL June 3, 05:07

    Po qe per perendimoret jo 45 oficere por edhe 1045 oficere te Frontekx dhe Drejtori i saj Fabrice jo Leggeri i lehte pupel por edhe i RENDE te jete i rruani bythen kufirit.
    Uleni hunden dhe merrni ca oficere qe kane sherbyer ne kufi ne kohen e Merhumit sic e quani ate kohe dhe do te shikoni qe as zogu nuk do te hyj ne kufi dhe jo jevgjit nga Siria, Iraku, Afrika etj.
    Mos harxhoni para dhe humbni kohen kot me Frontex dhe Leggera, e nxorret shejtanit nga shishja mbaheni tani, do ustallek kjo pune o toca.

    Reply to this comment
    • Doni,apo nuke doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET. June 3, 10:33

      O toc,o mije kenetash,ne vend qe te kerkosh largimin e diktatoreve,apo te kriminalizuarve e te superkorruptuarve ne dite e vite deri me sot,qe stimuluan varferine,e luften nga pangopesia per leke te piset e pushtet brenda djallit,ti o mizekali kerkon kthimin ne diktature.Turp,marri e krim sebashku.Per kujtese,kure u shkallmuen depot e ushtrise ku ishin keta oficere kaqe te zot,apo ja mbathen nga syte kembet duke mbushur xhepat me leke te piset e lene ne meshiren e bandave blu-roze depot e armeve?Porosi nga lart nen moton vidh grabit e vrit,se pas meje u befte qameti,packa se kjo cmenduri solli pasiguri e mijra te vrare e te gjymtyer qe justifikoheshin nga palopolicia politike,viktima u kap kurse kriminelet iken ne drejtim te “paditur”,u bene e ribene deputet,ministra,krieministra,gjykates e prokurore qe montuan istitucionon e pandeshkueshmerise,aqe demostrativ sa detyruan popullin qe ne shumice te bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare,duke e nxjerre te gjithe palopolitiken shqiptare,te dhjere,por “krenare”,dhe detyruan USA e BE te kerkoje me force bashke me popullin Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Mjaft eshte MJAFT. Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit.Popujt linden vellezer,krijuan familje,fise e kombe,por politikat ekstreme te pangopesise per leke te piset e pushtet brenda djallit,krijuan armiq.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim