Frontex: Kalimet e parregullta të emigrantëve në Europë, në rënie

August 14, 2018 10:03

Frontex: Kalimet e parregullta të emigrantëve në Europë, në rënie

Numri i kalimeve të parregullta kufitare përmes 4 korridoreve kryesore në Bashkimin Europian ka rënë me 43 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë.

Agjencia kufitare e BE-së “Frontex” deklaron se në 7 muajt e këtij viti janë regjistruar konkretisht 73.500 kalime ilegale të kufirit. Kalimet e paligjshme të kufirit ishin 18 për qind më të ulëta në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Rruga Perëndimore Mesdhetare” është përdorur më së shumti nga emigrantët për të arritur në Spanjë dhe sipas Frontex, 23.100 emigrantë, kryesisht nga Afrika, e kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Prej ditësh është bërë e ditur se, Spanja është shndërruar në destinacionin kryesor të emigrantëve të paligjshëm nga Afrika, duke lënë pas Italinë dhe Gjermaninë. Sipas shifrave zyrtare, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë gjatë këtij viti në Spanjë, është trefishuar.

Emigrantët kanë vazhduar të tentojnë të arrijnë në Europë edhe përmes detit Mesdhe, por sipas Frontex-it, shifrat e lëvizjes së emigrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.

s.a/dita

August 14, 2018 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*