FRONTEX në aksion, kapen 5 klandestinë në Kakavijë

May 25, 2019 12:27

FRONTEX në aksion, kapen 5 klandestinë në Kakavijë

Pesë klandestinë janë kapur në kufirin e gjelbër në Kapshticë nga forcat e Frontex dhe policia kufitare. Po kështu është arrestuar edhe një 20-vjeçar me iniciale A.Q pasi po ndihmonte klandestinët të kalonin kufirin.

“Në Gjirokastër, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Q., 20 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Pak ditë më parë u prezantua operacioni Frontex, që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

l.h/ dita

May 25, 2019 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*