Frontex në Shqipëri, Rama: Vendi ynë, partner i besueshëm i BE

May 21, 2019 11:28

Frontex në Shqipëri, Rama: Vendi ynë, partner i besueshëm i BE

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur siguri ndaj flukseve migratore që mund të përfshijnë vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri, Rama u shpreh se Shqipëria edhe pse e vogël ka pritur 500 mijë refugjatë lufte nga Kosova.

“Falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje t’i tregojmë miqve tanë të BE edhe më mirë, edhe me më shumë fakte dhe prova të pakundërshtueshme shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të vogël të Evropës një partner i besueshëm dhe një vend tërësisht i besueshëm edhe në aspektin e kësaj sfide evropiane të përballimit me flukset migratore dhe me emigracionin e paligjshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm sesa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt edhe në funksion të zgjerimit të projektit me vendet e tjera.

Me këtë marrëveshje Shqipëria kthehet në një kontributor, por edhe në luftën kundër krimit të organizuar e vendos Shqipërinë në një pozicion më të veçantë sesa deri më sot, qoftë në aspektin e dhënies së kontributit, qoftë edhe në aspektin e përfitimit nga pjesëmarrja në këtë projekt

Përfitimet në fakt janë disa, pasi marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit më të afërt sa i përket shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta.

Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahashuar me 2017 dhe 26.4 % më shumë këtë vit në janar krahasuar me një vit më parë.

Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik dhe nuk jemi një vend ku janë dëgjuar klithma për shkak të prurjeve nga vendet e tjera, por jemi një vend që jo shumë larg në kohë ka strehuar kryesisht këtu në këtë qytet të madh për Shqipërinë, por relativisht të vogël, gjysmë milioni refugjatë lufte. Pa i kërkuar askujt asgjë.

Siç e shikoni jemi këtu, jemi gjallë, jemi shumë më mirë seç ishim në atë kohë dhe kemi të shënuar në librin e historisë sonë një faqe për të cilin jemi krenare. Jemi krenarë edhe për një faqe tjetër kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore, sesa para luftës.

Shqipëria u bë streha nga ku asnjë hebre nuk humbi jetën dhe asnjë hebre nuk ju dorëzua nazistëve”.

Gjithashtu kryeministri shtoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm për aleatët e saj, ndërsa kujtoi se të huajt kur vijnë në vendin tonë nuk priten me kambanë alarmi, por me admirim sepse shtoi ai, kjo për shkak të traditës sonë kombëtare e trashëguar ndër breza.

 

b.b/dita

May 21, 2019 11:28
Komento

5 Komente

  1. Lili May 21, 12:02

    Shqiperia streha etj etj po edhe Shqiperia qe dergon cdo vjet mija e mija emigrante neper bote! Mjaft me mburrje me punet e te tjeteve edhe filoni me i analizuar deshtimet tuaja !

    Reply to this comment
  2. qytetari tironas May 21, 12:02

    nji masse e BE-se ,

    duke pare se rrezikun e depertimit te Rusise

    ne Shqiperi ,nepermjet te aktivizimit te Bandeave pd-lsi

    qe kerkojn te destabilizojne Shqiperine .

    Nji prezence Ushtarake gjasme per ruajtjen e Kufijeve

    qe i tregon bandave pd -lsi ,se ne Shqiperi ju llyshet e Ruist
    nuk mundet te beni

    ate qe Rusi kerkon te arrije .

    BE-ja kerkon Stabilitet ne Ballkan .

    Reply to this comment
  3. Andrea May 21, 12:17

    Partneriteti ne themel ka reciprocitetin, ndersa besnikeri jo simetrike eshte vetem besnikeria e qenit ndaj te zotit.

    Dhe e tille eshte marredhenia e Shqiperise me Boten, si marredhenia e qenit me pronarin, sepse prej 30 vjetesh Shqiperia eshte ne dore te nje race qensh.

    Reply to this comment
  4. Socialisti i Ndershem May 21, 15:11

    Ka mbi gjashte vjet qe truthareve j’u shet deshtimet per suksese te papara.
    Ardhja e Frontex ne te vertete eshte PABESUESHMERIA qe ka BE tek policia e Rames dhe jo “bashkepunimi” dhe “partneriteti” qe do te shese Shalegjati e Mendjeshkurtri .
    A thua nuk bashkepunon dhe nuk eshte partnere BE ne Maqedoni, Bullgari, Hungari etj.etj. ?
    Sa te trashe jeni o shqipo qe besoni cfaredo qe t’ju thone, apo keni vete deshire qe te hani sapun ne vend te djathit ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*