Fronti i qymyrit i kërkon Ramës kokën e Tahirit dhe Xhafës!

June 18, 2018 16:25

Fronti i qymyrit i kërkon Ramës kokën e Tahirit dhe Xhafës!

Vazhdon kundër Ramës,
fronti i qymyrit,
pse nuk e dorëzon,
kokën e Tahirit?!.

O pisa-Sajmiri,
është dorëzuar vetë,
është krejt pa mburojë,
pa imunitet!.

Daulles së shpuar,
bini-more-bini,
kundër tij vijon,
intensiv hetimi!.

Daulles së shpuar,
bini o të gjorë,
por dihet që Rama,
nuk është prokuror!.

Çështja e Tahirit,
nuk ka një-po tre,
po nuk na thonë dot,
asnjë gjë të re!.

Përpara ca ditësh,
media lajmëroi,
se në Katalonjë,
kjo treshe zbarkoi!.

Nga toka dhe deti,
treshja ka zbarkuar,
dhe gjithë Katalonjën,
e paska pushtuar!.

Italisë së shkretë,
se ç’ju bë pushtimi,
se këtë kuptim,
ka në fakt zbarkimi!.

Po në Itali,
kot së koti vanë,
se dosjen e madhe,
ka kohë që e kanë!.

Një dosje e madhe,
njëzet kile letër,
s’ka asgjë të re,
po s’ka as të vjetër!.

Asnjë gjë të re,
s’kemi gjer tani,
biles ky hetim,
shënon një risi!.

Ndryshe nga Lulashi,
që hiqet dhe “burrë”,
Tahiri-hetimit,
s’i është fshehur kurrë!.

Lulashi afatet,
të gjitha i dogji,
se ditët e fundit,
barku keq e hoqi!.

Në prokurori,
një raport e shpuri,
se qe i sëmurë,
se purtha e zuri!.

Dhe që atëherë,
Lulka është shpalosur,
si në ato ditë,
një “burrë” i purthosur!.

Edhe për Fatmirin,
Ramën e baltosën,
po në fakt Fatmirin,
thjeshtë e çelikosën!.

Sajoi poshtërsira,
një palo doktor,
po bombë e Babales,
u mbeti në dorë!.

Jo që Fatmir Xhafës,
nuk i preket qime,
por as dhe i vllai,
nuk qe në përgjime!.

Treshja e Lulashit,
bëri gjullurdi,
po ata shumë shpejt,
do jenë në qeli!.

Me përgjime false,
të tipit Babale,
PD-ja cënoi,
sigurinë kombëtare!.

Po jo veç të treve,
Babalja u’u ngauli,
në skandal u futën,
dhe Sala-dhe Luli!

Dihet si ka dalë,
kaseta “Babale”,
po neve po presim,
të bëhet zyrtare!.

Duket që do jetë,
shumë e nxehtë vera,
them se do “këputen”,
ca koka të tjera!.

PD-ja dhe qiqra,
mund të na kërkojë,
po Rama nuk ka,
se kë të dorzojë!

A.DUKA

June 18, 2018 16:25