Frroku: Ditën e vrasjes s’kam qenë në Belgjikë (sqaron edhe “mbledhjen e baballarëve”)

April 2, 2015 09:57

Frroku: Ditën e vrasjes s’kam qenë në Belgjikë (sqaron edhe “mbledhjen e baballarëve”)

Deputeti Mark Frroku, ka sqaruar para kolegëve të tij në Kuvend, akuzat që rëndojnë mbi të, për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë.

Frroku ka thënë se ai nuk ka qenë në Belgjikë, kur ka ndodhur vrasja.

Ai u shpreh se drejtësia belge, prej 16 vitesh nuk ka gjetur asnjë provë se ai është autori i krimit.

Frroku ka sqaruar edhe “mbledhjen e baballarëve” të mbajtur në mars të 2013-s.

Ai ka thënë se ajo ka qenë një mbledhje për të bërë be ndaj familjes Kurti, dhe jo për të falur gjakun.

Unë jam betuar jo vetëm si deputetet, por edhe si malësor. Dhe jo si këta malësorët e sotëm.

Unë nuk kam bërë asnjë krim në jetën time.

S’kam vrarë apo shtyrë njeri që ta bëjë këtë gjë.

Unë dua t’iu them gjithë shqiptarëve, se nuk ka asnjë vendim të prerë, të drejtësisë shqiptare apo belg ndaj meje.

Sot jam gati t’iu shpjegoj dhe sqaroj para gjithë shqiptarëve, të gjitha akuzat që bëhen ndaj meje.

Është e vërtetë që në vitin 1998 unë kam emigruar drejt Belgjikës, si gjithë shqiptarët nga hallet tona.

E vetmja rrugë që të siguroja dokumente, ishte të paraqitesha si shqiptar i Kosovës.

Pasi kam qendruar për 4-5 muaj atje, mua më është refuzuar qendrimi atje dhe unë kam lënë Belgjikën dhe jam kthyer në shqipëri.

Pas kësaj, unë emrin e Aleksandër Kurtit e kam dëgjuar pas kësaj që ndodhi.

Unë dua t’iu shpreh ngushëllimet më të thellë famuiljes Kurti dhe dua t’i garantoj se nuk kam lidhje me vrasjen e tij.

Trupi i tij i pajetë është gjetur më 5 mars në Belgjikë, por unë në ato kohë nuk kam qenë në Belgjikë.

Deri në vitin 2004, unë nuk kam shkelur kurrë në Belgjikë, që kur u largova.

Në mars të vitit 2013, familja ime i ka bërë be familjes Kurti, në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve.

Çfarë do të thotë be dhe falje gjaku kanë dallim.

Familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti.

Unë kam edhe pamjet filmike, edhe firmat e këtyre burrave në këtë be, që ne i dalim borxh kësaj familje.

Edhe atëherë, edhe sot, unë s’i jam shmangur përgjegjësisë ligjore.

Por, për 16 vjet drejtësia belge nuk ka gjetur asnjë provë të më fajësosë mua.

Po ashtu, edhe avokatja ime belge e ka provuar se unë nuk kam qenë në Belgjikë, kur ndodhi ngjarja.

Në vitin 2004 mua më thirri drejtësia belge dhe më mbajtën dy muaj, por më lëshuan pasi nuk kishin asnjë provë.

Ata s’kanë gjetur një provë sado të vogël ndaj meje”, tha Frroku gjatë fjalës së tij.

April 2, 2015 09:57
Komento

10 Komente

  1. intelektuali April 2, 10:18

    KANUNI ALBANEZ I MARK FRROKUT DHE I VELLEZERVE TE TIJ

    Ky deputet famoz i Rilindjes Socialiste nuk e ka kuptuar akoma se Drejtesia belge nuk e njeh dhe nuk eshte njesoj me KANUNIN albanez te Mark Frrokut dhe te vellezerve te tij qe te vrasin naten dhe bejne BE-ra alla shqyptarce diten. Po vetem fakti qe vellai i tij eshte ne burg me akuzen e vrasjes makaber te komisarit te policise se Kombinatit do te mjaftonte ne cdo vend te Botes Demokratike qe Mark Frroku jo vetem te mos behej deputet i Parlamentit Ligjevenes, por te mos kishte guximin te dilte ne media si kaposh i fryre per te treguar perralla me mbret me kanune dhe BE-ra baballaresh alla shqyptarce. Prandaj e gjitha kjo qe po shfaqet ne Parlamentin shqyptar me BOSAT e krimit Tom Doshi dhe Mark Frroku e Edvinit dhe Like Floririt duket si nje KOMEDI e shemtuar te Teatrit Popullor te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
    • Sallakja April 2, 11:44

      Bravo, intelektual.
      Shkrimi i bukur i nje shqiptari te indinjuar.
      Por fundi i shkrimit nuk me pelqeu,ben gjithmone
      gabimin e pa falshem, thua:
      Koha e Enver Hoxhes. Gabim ky qe eshte futur qellimishte
      ne rutinen e politikes shqiptare.
      Nuk thuhet, koha e Enverit, por thuhet:
      Koha e komunizmit.
      Diferenca eshte e madhe. Nje intelektual si ty,duhet ta kuptoje.

      Reply to this comment
  2. orli April 2, 10:49

    Qe nuk ke lene gjurme duhesh”pergezuar” sepse politika shqiptare ka nevoje per kriminel qe nuk lene gjurme e jo per ata qe demaskojne vetveten!duhesh pergezuar dhe per ate qe ja fute Doshit,e lajmerove per atentatin pastaj e drodhe pa gjurme.Tani mos u merzit se te rregullojne specialistat:”doren ne qafe e gishtin ne b..the!

    Reply to this comment
  3. tepo cobani April 2, 14:21

    PO NDRYSHIMI I IDENTITETIT,
    VETEM E VETEM PER TE PERFITUAR SA ME SHUME
    LEHTESIRA E GARANCIRA
    NGA SISTEMI I GARANCIVE SIC ESHTE AI BELG,
    SI KLASIFIKOHET :
    – DHENIE FJALE PREJ BURRI ?!
    – BESE MALESORI ?!
    – RESPEKT NDAJ LIGJIT DHE SHTETIT ?!

    APO SI GJITHNJE,
    PAS REFRENIT ‘NE SHQIPTARE JEMI … !’ ,
    DUAM TE SHESIM DINAKERINE PER ZGJUARSI …
    … E NE FUND TE DITES KUJT ‘PO IA FUSIM’ ? ? ? ? ?

    Reply to this comment
  4. SuloKapedani April 2, 14:34

    Z.Frroku , n.q.s. faktet janè kokfort nè favorin tend ,hall por nè tè kundèr ju nuk duhet ta kishit marrè hapin per tu bèrè deputet.Persa i pèrket intrlektualève te nderuar ju them se asnje lloj gjelle nuk bèhet pa qepè.Ajo ka ekzistuar qysh nè lashtèsi pèr konsum dhe bile pèr kuro.Sot bejuni temena dhe ngopuni me hormonet e kohès salqenit gjithashtu krekosuni rrugève me viagrat e te nderuarit shkencetar Ferid Murati.Inetelektual i matufepsur i regjimit zogist,satrap esadist spiun kryezinj e pasues tè tjerè tè tère pèr tu dhjerè.

    Reply to this comment
  5. Ajaxs April 2, 15:58

    Marke ti ke qene ne Belgjik , ke bere vrasje me emer Kosovari dhe vajte ne Holande. Atje u more perseri me veprimtari kriminale, me prostitucion dhe Droge. U kape dhe u denove duke bere 3 vjet burge. Belgjika te kerkonte ne SHqiperi , por ti ishe fshehur ne burgjet e Holandes.Fakti qe dhe vllai jot ka bere vrasje tregon se jeni familje kriminelash. Te denoheni te dy per krimet e bera dhe tu merret pasuria qe e keni vene me krime.

    Reply to this comment
  6. Darius April 2, 16:21

    o Intelektualo…..
    ay Polici qe do bente shtetin shqiptar qe hengri plumba nga Frroku,gojet e liga thone qe e donte dosjen per presion per tu marre ca leke,dhe ay i futi ca pellumba ballit!!!
    Tani pse duhet sharre njeri e jo tjetri ose te dy!?!?!
    Shqiperia eshte ne dore te katunareve………VK.

    Reply to this comment
  7. lol April 2, 16:41

    Tash pytetja eshte kur kishe ne Hollande?e cila eshte 5 minuta larg ?

    Reply to this comment
  8. Gjini April 2, 17:21

    T. Doshi foli per “gjak” sipas kanunit me kryetarin e Kuvendit te shtetit shqiptar. Ky M. Frroku flet per betim kanuni brenda Kuvendit te shtetit shqiptar. Keta egersira, keta krimininele, keta te prapambetur qindra e mijra vjet me pare, edhe pse me rroga shteterore jane bere milionere, perseri nuk e kuptojne se kostumi apo parate nuk te bejne njeri dhe qytetar.

    Reply to this comment
  9. ££$$ April 2, 19:33

    nuk ka qene ne belgjike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*