Frroku: Më ra ky hall nga qielli… Me Tomën nuk mund të flitet më për miqësi (INTERVISTA)

Mira Kazhani March 10, 2015 12:03

Frroku: Më ra ky hall nga qielli… Me Tomën nuk mund të flitet më për miqësi (INTERVISTA)

Ai përgjigjet me një zë të qetë dhe nuk mendohet gjatë për përgjigjet. Mark Frroku thotë për “Dita” se po jeton ditët më të çuditshme, i përfshirë në një histori ku nuk ka asnjë lidhje, veç një miqësie të vjetër me deputetin Tom Doshi.

Ai nuk pranon të rrëfejë pyetje-përgjigjet përpara dy prokurorëve dhe dy oficerëve të policisë gjyqësore, në respekt të sekretit hetimor, por ndoshta ditën e hënë ai është ulur për herë të fundit në një tavolinë përballë mikut të tij Tom Doshi, për të cilin thotë se pas kësaj ngjarje nuk ka më kuptim të vazhdojë të jenë më shokë si dikur.

Por Frroku rrëzon disa thashetheme të ditës për dinamikat e marrjes në pyetje dhe sqaron sherrin mes tij dhe Tom Doshit…

Mira Kazhani: Çfarë ndodhi sot? Ka disa zëra se jeni nervozuar me njëri-tjetrin dhe se ka pasur sherr mes jush dhe Tom Doshit?

Mark Frroku: Nuk është e vërtetë që kemi bërë sherr. Jemi marrë në pyetje në një ballafaqim dhe siç e thashë ai i qëndroi versionit të tij të parë, që ishte lajmëruar nga unë.

Mira Kazhani: Po ju nuk ju nervozon një akuzë false, aq më tepër që bëhet nga një shok? Si reaguat?

Mark Frroku: Nuk kam pse të nervozohem. Nuk më vjen mirë, po tani nuk kam çfarë t’i bëj. Unë u përgjigja me sinqeritet.

Mira Kazhani: Në fakt a jeni përpjekur që të flisnin privatisht me zotin Doshi. Ta pyesni si mik pse ju referohet ju?

Mark Frroku: Jo, nuk kam folur personalisht me zotin Doshi.

Mira Kazhani: A do përpiqeni të flisni. Ndoshta kur gjërat të qetësohen mund ta sqaroni këtë moment?

Mark Frroku: Jo. Nuk besoj!

Mira Kazhani: Dmth nuk do jeni më shokë si dikur?

Mark Frroku: Nuk ka më kuptim të flasësh për shoqëri pas kësaj që ndodhi. Më përfshijnë me të padrejtë në një histori që nuk kam gisht dhe sigurisht s’mund të jemi më shokë.

Mira Kazhani: A jeni i tensionuar. Keni bezdi që mund të thirreni sërish në Prokurori?

Mark Frroku: Jam i qetë se nuk kam gisht. Për momentin nuk besoj të thirrem, por nuk i dihet. Po më thirrën do shkoj. Më ra ky hall nga qielli dhe pa pasur asnjë lidhje. Ndodh edhe kështu.

1

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

 

Mira Kazhani March 10, 2015 12:03
Komento

16 Komente

  1. orli March 10, 12:34

    Unè them qe ti kunadhe e ke futur ne kete histori Doshin dhe meqenese je i inkriminuar ne shume çeshtje ben frikacakun dhe terhiqesh per te shpetuar nga historite e vjetra!!nje gje duhet ta dishe:harroje se do shpetosh,kur te vijne rradha ka per te ta futur Rama me Meten ty dhe me keq se Doshit.Te pakten Doshi nuk akuzohet per ndonje krim ndersa ti po ne Belgjike.

    Reply to this comment
    • Halit o xhan ! March 10, 13:48

      Po belgjika chyn ketu ,,Ju te pd doni ti futni neper gjera koti njerezit edhe pa lidhje..Kur Ai thot nuk kam dijeni..ti c mutin do qe i thua jo po ke lidhje ti ke se dua un..Legena ..NUK KENI PER TE MARRE ME VOTA ME KETO MENYRA BASTARDESH..O MASKARENJ..MJAFT ME VICIDOLIN E RRUMPALLEN

      Reply to this comment
      • Loshi March 10, 18:42

        Hyn Belgjika se me Frrokun tjeter kane bo vrasje ne Bruksel ne 1998 po
        ti nuk ke faj se nuk di gjo dhe je socialist i radhes se qumeshit qe lehin dhe nuk kafshojne.

        Reply to this comment
  2. kubani March 10, 12:40

    Ke pasur “shok”,legen te pabese dhe zullumqar,shiko edhe me tutje se nuk i dihet c’fare rengu mund te te punoje,shikoja surrrratin tamam mbetje te races mongole,Cinxhis Khani ka lene faren e keqe ne ate pjese te Shqiperise !

    Reply to this comment
    • kuku March 10, 13:47

      xhenxhis kani s’kishte shume fjale, or taj, xhenxhis kanit t’i vine anash keta dhe ti bashke me keta

      Reply to this comment
  3. LOVE March 10, 12:40

    Mashtron !!
    Nje njeri qe ka te drejte , ka gjithmone zemerim , indinjate .
    Syte ulur i mbajne genjeshtaret dhe hipokritet .Ti kurre si ngre syte .Ti ta shpif !!!
    ti me Doshin nuk ke qene mik , ata si ty nuk kane miq
    Kane vetem interesa , dhe ti nga Doshi ke perfituar gjithmone .
    Megjithate Frrok , sapo filloi , dhe ti je ne borxh .Sepse mandatin qe ke e ke marre borxh
    Je ne borxh gjaku dhe te populli .Ai gjak zakonisht gjithmone te mbyt .
    Te leme jashte kete histori te shpifur , ku ti je strumbullari
    perseri ti TA SHPIF ! TI NUK MUND TE JESH NE ATE KARRIGE
    TAKSAT E ATIJ POPULLI QE PO VRISNI NUK MUND TE PAGUAJNE NJE SI TY

    NEVERI PER LLOJIN TEND ,NEVERI !!!!

    Reply to this comment
  4. skifteri March 10, 12:42

    Besa bese more Burre emeri kote s ‘te dele kurre,por dhe po te doli ti fole si te interesoje,se keshtu eshte fati ne kete dynja qe njeriut si vjen hava !.. ase nga qielli ase nga zoti ,fati jote eshte robi,njeriu per njeriun eshte zoti.

    Reply to this comment
  5. info analitike March 10, 14:20

    Frroku? Njeri i perdorur!

    Reply to this comment
  6. Arben March 10, 15:15

    SA TE THELLA JANE KETO PUNE.

    U ZBULUA CELULA, TANI MOS TE NGECI I GJITHE SEGMENTI BRENDA.

    Reply to this comment
  7. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) March 10, 20:35

    U degjenerun 2 malsoret,Toma e Frroku,..u bon per turp,ma keq se jevgat e Paruces.
    Keto jane te dy kriminela,kan honger, kan pi drog e ka qir bashk bordellove te Malit te Zi.
    U telendiset mre cubat e Malcise,…u bot si legena matarniteti 😉

    Reply to this comment
  8. Arben March 10, 23:12

    FSB-JA E RUSISE

    Reply to this comment
  9. Vuthjani1 March 11, 00:15

    Vetem nje njeri si Tom Doshi delengji perfshin njerz te pa fajshem me bahkpunimin e njeriut nga Vuqidoli qe shkatrroi shqiprin an e mban.
    Dhe i dha nje njoll te zezë ,pra ky esht Sali Berisha .

    Reply to this comment
  10. Bardhyl Cenolli March 11, 01:30

    E keqja ne shqiperi eshte se atje me pare gjykimin e bejne politikanet dhe medjat.Qe te quash nje njeri kriminel,ose I perfshire ne akte kriminale kjo vendoset nga gjyqi per te cilen je denuare.M sa lexoj une I pari Tom Doshi nuk ka asnje denim nga asnje gjykate kombetare,apo nderkombetare.I dyti Mark Frroku po edhe ky nuk ka ndonje denim nga keto gjykata.Nuk e kuptoj gjuhen e te komunikuarit ne shqiperi.Ne ceshtien present te deputetit Tom Doshi eshte e pa spjegueshme nje propogange ku tani e kane marre ne dore organet kompetente per ta zgjidhur se si qendron e verteta.Natyrisht qe ceshtia eshte e rende dhe duhet profesionalizem per ti dhene drejtim kesaj ceshtie.Te quash si njerin apo tjeterin kriminel,pa pasur de juro fakt nga gjykata,eshte e demshme per reputacionin e personit si dhe teper e rrezikeshme per politiken shqiptare ne pergjithesi.

    Reply to this comment
  11. aaa March 11, 06:59

    mark te perdori saliu si lec hale po me vjen keq per tomen tani ti therasi mendjes qe kjo esht loja e sales

    Reply to this comment
  12. Arben March 11, 07:15

    Artur Bushi, Pjerin Ndreu, Mark Frroku, Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Esmeralda Shkjau nga PS, dhe Shkëlqim Selami, Gjovalin Kadeli e Luan Duzha nga LSI.

    KETA JANE 9 DEPUTETET E KUVENDIT QE JANE NE LISTEN E ZEZE TE AMBASADES USA NE TIRANE.

    Reply to this comment
  13. Agim e Alban Dega March 11, 07:44

    E VETMJA GJUHE QE KUPTON SALI TRITOLI … !

    – Kushtrim per veprim e jo per te humbur kohe me
    kohen e humbur

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Tritoli prej verteti eshte bere si buka e perditshme per shqiptaret ne keto gati 25 vjet demokraci . Si kur Sali Berisha eshte ne pozite ashtu edhe kur ai eshte ne opozite, vazhdimisht luhet vallja tragjike e tritolit. Askush si dhe sa Sali Berisha nuk e meriton me shume emrin Sali Tritoli. A nuk e deshmoi qarte e me fakte te shumta kete dukuri tragjike ish-truproja e tij ne intervisten per gazeten “ Dita “!
    Tritolin prej verteti te njohur si TNT e ben edhe me te zhurmshem dhe te rrezikshem tritoli verbal i regjizorit dhe urdheruesit te tij Sali Berisha. Ceshtja arriti deri aty sa te sulmohej edhe vete babai i ministrit te Brendshem dhe ministri me aktiv e me i suksesshem te qeverise Rama, Z. Saimir Tahiri.
    Mesazhi jo vetem politik por edhe fizik merr permasa shume me te renda e tragjike per popullin e thjeshte. Pasiguri… Panik… Ankth…. Lemeri
    Pa u shuar jehona e tij Berisha dhe banda e tij mafioze perdori e shpertheu edhe tritolin verbal nepermjet nje telalli te tij me emrin Tom Doshi. Pasi deshtoi shantazhi i tij i mirefillte politik Tom Doshi me porosi dhe pse jo me urdher te Berishes akuzon Kryetarin e Kuvendit te Shqiperise, Z. Ilir Meta se kishte porositur dhe paguar per vrasjen e tij pa dhene asnje prove ose deshmi per motivin e tij.
    Jo vetem kaq! Te gjithe deshmite e Tom Doshit u hodhen poshte jo vetem nga koleget e tij, por edhe nga deshmitari i tij “vrases me pagese” Asgje nga ato qe thote Tom Doshi nuk eshte e vertete… Ai me ka paguar dhe me ka vene revolverin mbi koke per te bere deklarata te tilla” pohon deshmitari dhe asi nen mengen e Doshit.
    Ne vend qe te heshti dhe terhiqet me bisht ne shale per deshtimin e turpshem te komplotit te tij dhe te Mafias jo vetem shqiptare por edhe serbe, greke… Sali Tritoli dhe “banda e tij e gangstereve“, sic e kane cilesuar qysh ne pranveren e vitit 1997 gazetat me ne ze te Londres mesyjne dhe pushtojne foltoren e altarit te demokracise. Kerkojne doreheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.
    Synimi i vertete dhe kryesor si i perrallave me mbret te Tom Doshit edhe i hyxhymit te Berishes dhe i Mafias jo vetem shqiptare eshte ndalimi i reformave jetike per vendosjen e shtetit ligjor dhe shtetberjen jetike per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise me hir a ma pahir, sa i lemerisi dhe largoi nga salla ambasadoret e BE-se. Tamam nje gjuhe tritoli qe askush nuk e zoteron me barbarisht se Sali Berisha
    I lemerisi me terbimin e tij jo per Tom Doshin… Sali Berishes as qe i ha palla jo per Tom Doshin por as per Shkelzen Kodoshin kur eshte puna per karrike e miliona.
    Pse !? Sali Berisha eshte terbuar keqazi nga prangat e shtetit ligjor qe po duken e trokasin gjithnje e me qarte ne horizontin e drejtesise. Ajo vonon por nuk harron. E lemeris reforma e saj qe po vjen.
    Sali Berishen dhe “Mafian e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka quajtur gazeta me e madhe ne Bote ” The New York Times” po i terbojne reformat dhe perpjekjet e qeverise se ” nje milione votave = nje milione zemrave te shqiptareve” per te bere shtet, per shtetformim mbi rrenojat dhe minat me sahat te Berishes ne cdo fushe jetike te Shqiperine qe e la si mos me keq.
    Sali Tritoli iku nga kryeminstria por pasi la mbrapa minat e tij me sahat ne Presidence, ne Prokurorine e Pergjithshme, ne Gjykaten e Larte, ne KLD, ne financat e boshatisura, ne aresimin e rrenuar, ne shendetesine e shkaterruar, ne ekonomine e sakatuar, ne borxhet deri ne gryke … ne kembet, ne stomakun dhe shpinen e cdo shqiptari.
    Me kusarine dhe vrastarine e tij askush me shume se Sali Berisha nuk eshte me i denje per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, njesoj si miku, bosi dhe urdheruesi i tij, njesoj si armiku me i madh i shqiptareve dhe kombit te tyre, Sllobodan Milloshevic.
    Prandaj Sali Berisha dhe banda e tij po hedhin kushtrimin e cmendur qe te ngrihen shqiptaret jo per te mbrojtur demokracine, sic thote Sali Tritoli, por per te rivendosur Salikracine qe e rrenoi e pergjaku plot kater here Shqiperine, qe “e la rrase ne Diell”,sic themi nga Malesia e Gjakoves edhe me keq se ish- diktatura komuniste e babait te tij shpirteror e ideologjik , Enver… Alise.
    Per karrike e pushtet, per plackitje e impunitet Sali Berisha eshte gati t’ia vere flaken perseri e perseri e perseri …. e njemije here perseri jo vetem Shqiperise, por edhe krejt Evropes dhe Botes.
    Terbimi dhe cakardisja totale e Sali Tritolit dhe Mafias se tij … jane nje kujtese e forte dhe kushtrim per Edvin Ramen, Ilir Meten, mazhorancen dhe vete deputetet e ndershem e atdhetare te PD-se e forcave te tjera politike, per mbare shqiptaret demokrate e atdhetare , qe te mos stepen e frikesohen por te vazhdojne e pershpejtojne reformat e nisura.
    Reformat ne drejtesine e sterkorruptuar dhe te kapur keq nga Sali Berisha e gangsteret tij eshte nena e te gjitha reformave, sic e ritheksuan edhe mesazhet e fundit te Uashingtonit dhe te Brukselit. Pa vendosjen e shtetit ligjor dhe drejtesise Shqiperia nuk ka te ardhme, nuk mund te behet shtet ligjor.
    Drejtesia vonon por nuk harron. Nuk ka me asnje minute kohe per te humbur. Krejt e kunderta . Eshte koha qe ta fitojme kohen e sterhumbur per te dekriminalizuar jo vetem Kuvendin e qeverine, por mbare Shqiperine.
    E nuk mund te kete dekriminalizim dhe drejtesi as ne Kuvend e ne asnje hallke te jetes politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore ne Shqiperi pa u vene perballe forces se shtetit ligjor pikesepari Sali Berisha per 2 prillin 1991, per shkeljen e ligjeve kombetare e nderkombetare mbi embargon e naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit, per mbytje ne tortura te Remzi Hoxhes, per 3000 te vrare e mbi 10 000 te plagosur ne katrahuren e 1997-es, per grusht shtetin e 16 shtatorit 1998, per masakren korruptive te Gredecit me mbi 26 viktima e qindra te plagosur, per ekzekutimin publik pa gjyq publik te kater protestuesve paqesore me 21 janar 2011 e plagosjen, torturimin dhe prangosjen e dhjetra e qindra te tjereve … per korrupsionin masiv, plackitjen dhe rrenimin e gjithanshem te Shqiperise.
    Si tritoli prej verteti edhe tritoli verbal i Sali Berishes eshte nje thirrje per veprim e jo per stepje per cdo qeveritar e deputet, per cdo atdhetar e qytetar shqiptar, eshte nje kushtrim per mbare kombin tone per liri e demokraci, per shtet ligjor e drejtesi ndaj cilitdo qe i ka shkelur e shkallmuar ato duke i zevenedesuar ato me impunitetin dhe antishtetin.
    I pari ne listen e te kerkuarve , wanted, eshte Sali Berisha. Lulezim basha, Arben Ristani, Arben Imami, Fatmir Mediu… e me radhe sipas peshes se krimit. Para Ligjit ne Toke dhe Zotit ne Qiell jemi te gjithe te barabarte!
    Ligji dhe vetem fuqia e ligjit jane e vetmja gjuhe qe kupton Sali Tritoli!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim