“Frymë pranverore” bën bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

March 14, 2019 17:39

“Frymë pranverore” bën bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Tirana është stacioni që bën bashkë 13 artistë nga hapësira shqipfolëse, në eskpozitën kolektive “Fryma pranverore” për të gjashtin viti radhazi. Ngjyrat dhe motivet e kësaj stine janë emëruesi i përbashkët i punimeve. Pranvera vjen në teknika të ndryshme, në natyrat e qeta, peizazhet, portretet dhe nudot.

Ekspozita “Frymë Pranverore” ka mbërritur në edicionin e 6-të dhe ku bën bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në këto punime mbizotërojnë ngjyrat dhe konceptet rreth rigjenerimit të natyrës dhe njeriut.

Enkeleida Prifti, e cila ka studiuar në Shën Peterburg, prezantohet me një cikël punimesh ku mbizotëron natyra, qëllimi kësaj ekspozite është energjia pozitive dhe përzgjedhja e punëve është bërë sipas ndarjes me një kriter që është cilësia.

Kuratori i kësaj ekspozite Olgert Rakipllari thotë se nga ky aktivitet për 6 vite janë prezantuar talente të reja, të cilët sot janë edhe pedagogë.

Qendra kulturore ASA si risi të këtij edicioni ka menduar edhe për talentet e së ardhmes duke krijuar një workshop dedikuar posaçërisht artistëve të vegjël, fëmijëve të apasionuar pas artit, stilimit dhe arkitekturës, në të cilin do të krijojmë duke u frymëzuar nga punimet e ekspozitës dhe motivet pranverore të stinës.

v.l/ Dita

March 14, 2019 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*