FRYMËZUESE / PD eksporton Pesë Pikat anti-Covid në rajon dhe më gjerë  

October 20, 2020 20:40

FRYMËZUESE / PD eksporton Pesë Pikat anti-Covid në rajon dhe më gjerë  

 

TIRANË, GJENEVË – E para që u keqkuptua ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në tollovinë e lajmeve kaotike nga e gjithë bota, në OBSH debati politik shqiptar mbi pesë pikat fillimisht u interpretua si një kurë e re çudibërëse kundër koronavirusit.

Një asistent entuziast njoftoi shefin e OBSH-së Gebrejezus, se megjithë presionin e gjithanshëm popullor, qeveria shqiptare nuk pranon t’i marrë pesë pikat.

“Deri tani kaq munda të mësoj,” sqaroi asistenti, “por gjasat janë që ky ilaci me pesë pika të jetë shpresëdhënës. Ju e dini, Shqipëria gëlon nga bimët medicinale dhe natyra e virgjër, kështu që ky laboratori – më duket se i thonë SHQUP – nuk është çudi të ketë gjetur një kurë të hajrit. Rrezik emrin tregtar do ja vënë Shqupex”.

***

Por OBSH-së i ra entuziazmi kur mësoi se pesë pikat, ishin në fakt plani sekret që opozita shqiptare ia deklasifikoi me bujari qeverisë, për ta nxjerrë vendin nga kriza.

“E kishim ruajtur për vete, por për të mirën e vendit po ja ofrojmë qeverisë,” kishte thënë kryetari i opozitës. Pesë pikat ishin: Matje, testime, para, para, para.

Por kur lexoi tre pikat e fundit, Gebrejezusi u prish në fytyrë. “Këto tre të fundit çojani Trampit t’i lexojë,” tha ai, “se që kur na preu koromanen amerikani, dynjaja u shthurr”.

***

Megjithatë, Partia Demokratike nuk e humbi kurajën. Plani magjik i pesë pikave ishte një produkt intelektual dhe teknicien i atillë që Lulzim Basha nuk mund ta linte të shkonte dëm. Burime pranë SHQUP-it pohojnë se PD vendosi t’ua ofrojë këtë know-how vendeve në rajon dhe më gjerë, me çmim fare të ulët.

“Kemi dokumentin strategjik të pesë pikave, a e doni?” u tha PD-ja vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Maltës dhe Qipros Veriore. Qipron greke ishte Doktori ai që e përjashtoi nga lista, që kur ky vend i poshtër vendosi sekuestrimin e ca llogarive bankare të pastra si kristali.

Propozimi përfshinte edhe dërgimin e ekipeve të ekspertëve demokratë në vend, për të mbikqyrur zbatimin.

Mësohet se deri tani, edhe pse asnjë prej vendeve nuk ka pranuar ta blejë teknologjinë e PD-së, Bosnje-Hercegovina propozoi një modifikim tek plani i Bashës.

“Kështu duket jo keq,” thanë boshnjakët, “por ne propozojmë që ato dy pikat e para, “matje dhe testime”, t’i këmbejmë me të holla, dhe kështu pesë pikat bëhen: Para, para, para, para, dhe para”.

——–

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike. Pak a shumë, si pikat e PD-së

October 20, 2020 20:40
Komento

2 Komente

  1. Drin October 21, 15:08

    Keto pese pikat basha i merr nga veshi, syri app goja. Para buke apo nga pas buke?

    Reply to this comment
  2. fatosi October 21, 15:55

    Me vjen keq per ate te moshuarin majtas qe eshte perzjere ne kete llum, po me mend e shehit dhe bardh spahise nuk shkohet as ne hale, ato as njerez nuk jane le me mjeke, qe nuk kane punuar per vite te tere ne mjeksi por azhdojne e merren me politike. Po te ishin mjeke duhet te ishin atje ku jane mjeket, ne lufte me semundjen ne spitale e klinika e jo ne shqup, e pretendojne pastaj te na japin edhe mend per te luftuar virusin, me ne krye bashen. Pika mend e tyre, qe nuk vlejne per asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim