Fshatari i bën një kërkesë në emër të fshatit, Rama i jep besën (Dialogu i plotë)

November 11, 2017 14:57

Fshatari i bën një kërkesë në emër të fshatit, Rama i jep besën (Dialogu i plotë)

Kryeministri Edi Rama ishte duke drekuar me Ilir Beqajn në familjen e Shaqir Toskës në Bulqizë.

Familja i kërkoi Ramës rregullimin e kanalit ujitës, një projekt që kushton 28 milion lekë. Kryeministri i dha besën përpara kamerave dhe shtrëngoi duart me kryefamiljarin me të cilin nuk munguan as batutat.

Lexojini si më poshtë:

Fshatari: Vetëm ti dhe Skënderbeu ke ardh në këtë vend, ta them me burrni.

Rama: Aman mos…

Fshatari: S’ka bërë vaki në fshat, hallall ta bëftë zoti

Rama: Ky është djathë i egër?

Fshatari: Po. Kemi një kërkesë për ujin, se morën vesh të gjithë  që do vije këtu e na thanë të bënim një kërkesë…

Rama: Do i bëjmë ne gjithë kanalet.

Fshatari: Në e bëfsh atë do të bëjmë lapidar

Rama: Lapidari është për heronjtë, unë s’jam hero

Fshatari: Ne jemi sipas traditës, ne duam një kokë derri këtu por nuk më la kjo (për gruan)

Rama :Tani mos më ngarko më ler ta shijoj këtë djathin e dhisë.

Fshatari:Po si shenjë ta vemë.

Rama: Si shenjë vere. S’më pëlqen që gocat i lini në këmbë meqë po flasim për traditë. Pa këtë ti do ishe i marum.

Fshatari:Jo jo pa këtë mos më lëntë zoti.

Rama: Një shëndet për grunë, për gocën që ke këtu e dy gocat e tjera.

Rama: Sa kushton ky kanali, i keni bërë llogaritë?

Fshatari: Nja 20 milion.

Rama: Do e bëjmë, më jep dorën këtu.

(Shikon projektin, dikush nga stafi i thotë se kushton 28 milion)

Rama:Epo mirë, 28 milion, i vështirë i pavështirë, s’ka gjë që s’bëhet. Nuk e bëj për merita.

November 11, 2017 14:57
Komento

1 Koment

  1. Spathiati November 12, 09:31

    Gju me gju me popullin dhe me Shaqirajt, ne biseda per pastrimin e kanalit ne fshat!
    (Ndersa per trafikimin e kanabisit, koke me koke me Tahirajt dhe Habibajt)!
    Esdrade!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*