Fshati i mbushur me turistë shqiptarë vetëm 50 km nga kufiri

August 27, 2017 22:10

Fshati i mbushur me turistë shqiptarë vetëm 50 km nga kufiri

Mbrëmje, ora 20.30.

Shëtitorja e shkurtër e Sivotas, fshati i vogël buzë detit, vetëm 50 km nga pika doganore e Qafë Botës në kufirin shqiptaro-grek është plot.

Rruga gumëzhin nga kalimtarët që shëtisin ngadalë duke lënë në njërin krah bregun e mbushur me jahte, skafe dhe barka të vogla dhe nga krahu tjetër dyqane të vogla suveniresh, restorante dhe bare.

Anglezë, gjermanë, italianë, grekë dhe shumë shqiptarë, midis tyre edhe fytyra të njohura të Tiranës.

Gati një në çdo tre apo katër makina të parkuara ngjitur me njëra tjetrën në rrugët e ngushta dhe të perpjeta të fshatit piktoresk që të shfaqet përballë pasi ke ecur vetëm gjysëm ore në zbritje nga Qafë Bota, janë me targa shqiptare.

Fatos Haxhiaj, i cili jeton prej 20 vitesh në Sivota

Fatos Haxhiaj nga Krasi i Tepelenës punon prej 20 vitesh në hotelin më të njohur të fshatit, Filakas.

Na thotë që 4-5 vitet e fundit turistët nga Shqipëria janë shtuar shumë.

“Janë më së shumti nga Tirana dhe thuajse të gjithë janë familjarë. Marrin apartamentet më të shtrenjta. Shpenzojnë më tepër se turistët e tjerë të huaj dhe shumë më tepër se grekët – portretizon Fatosi me pak fjalë pushuesin shqiptar.

Është ndoshta kjo arsyeja që turistët nga Shqiperia gëzojnë një mikpritje të pazakontë në hotelet dhe viletat e zonës.

“Unë flas për Sivotan. Mendimi i përgjithshëm këtu është shumë pozitiv për shqiptarët. Ka ndryshuar mentaliteti thuajse 100 përqind, sidomos këto vitet e fundit – shton Fatosi.

Po emigrantët? Në të gjithë vijën bregdetare të zonës që përfshin Sivotan e pak më tej Pargën, Paksos, Antipaksos, etj thuajse në të gjithë lokalet gjen shqiptarë që shërbejnë.

“Unë nuk lëviz prej këtej – thotë Fatosi dhe na tregon një histori të shkurtër familjare:

“Kam një xhaxha që e vlerësoj shumë. Para disa vitesh më kërkoi të vinte në Sivota. E mora dhe e solla. Kur më pa që po haja darkë me kolegë grekë dhe merrnim ushqim nga pjata e njëri tjetrit, më tha: Mos ik prej këtu”.

Sivota ka jo më shumë se 800 banorë sipas censusit grek të 2011-s. Çdo verë mbërrijnë me mijëra.

Sivota

Shumica e shtëpive të fshatit shtrihet në kodrat buzë detit. Nuk ka shtëpi tradicionale, shumica janë banesa të reja të investuara vitet e fundit me rritjen e turizmit.

Shqiptarët të cilët gjatë verës punojnë në baret dhe restorante, gjatë dimrit merren me çatitë e shtëpive të reja – tregon Fatosi.

Ndryshe nga bregu shqiptar që njeh vetëm korrikun dhe gushtin, sezoni turistik në Sivota dhe jo vetëm aty fillon në 1 prill dhe mbyllet në 31 tetor.

Fillimisht vijnë nordikët që në fillim të prillit – thotë Fatosi, pastaj me radhë të tjerët. Shqiptarët vijnë zakonisht në gusht.

Të shohësh Sivotan kaq afër Sarandës dhe jugut shqiptar por kaq ndryshe, të bën të mendosh. Dhe të pyesësh: Pse?

Secili nga pushuesit e shumtë shqiptarë që mbushin këto ditë plazhet e bukura dhe të qeta të Sivotas, me siguri e kanë një përgjigjje.

 

 

 

August 27, 2017 22:10
Komento

12 Komente

  1. Volot e pargarit August 27, 22:33

    Zoterinj gazetaruce mesoni historine tuaj shqiptare e gjeografine mbarekombetare ´ fshati bregdetar buze jonit eshte fshati cam i voles qe ju me mendje lehtesine tuaj dhe gumenices i thoni igumenice kur dhe vendasit e sotem te ashtuquajtur greke i thone gumenice ´

    Reply to this comment
    • Predator August 28, 11:55

      Volot e Pargarit
      Shyqyr qe nuk e kemi ne.
      Se do ta dhisnim sic kemi dhjere ato qe kemi.
      Me mire paguaj 5.leke me shume dhe kalo kufirin se te stermundohesh rrugeve e plazheve tona n Shqiperi ku xhungla e veshtiresive dhe negativitetit nuk merr fund kurre

      Reply to this comment
      • Ilir Sarande August 28, 12:11

        As 5 lek me shume nuk paguan.
        Shkon me lire se ne Shqiperi.
        Dhe po vajte ne Sarande zere se ke shkuar aty.
        Ne bejme patriotin n kafenera dhe forume por patriotizmi i vertete eshte te zhvillosh vendin tend. Ne nuk e duam Shqiperine, jemi armiqte e vetes.

        Reply to this comment
      • altin cami August 28, 18:15

        I thone VOOOLAAAAA.Me mentalitetin e hyzmeqarit nga Tepelena,jo 20 po 200 vjet Sivota do ti thoni. Gazetari leshi

        Reply to this comment
  2. navy August 27, 23:26

    Programi i mirë ka qenë edhe në Shqipëri. Por vetëm 2 investitorë, sot vetëm një është ende atje. Politikanët e mafias dhe policia ndërtimore, politikanët, kryetarët e komunave shkatërruan gjithçka. Që nga viti 2008 ka edhe në ministri vetëm idiotë, kriminelë. Ekspertët e mirë janë larguar nga Shqipëria, vetëm një në Tiranë është ende atje

    Reply to this comment
  3. S.ram.B August 27, 23:39

    Sepse ne shqiperi te gjitha plazhet i japin bashkite me qira horrave.aty ka plazhe publike njerzit shkojne dhe qetesohen ne plazh ne shqiperi shezllonet jane deri 10 cm nga deti,,dhe motorrat e ujit deri 10 cm nga bregu…..katunarllek te babezitur.

    Reply to this comment
  4. Paramithjoti August 27, 23:49

    Ah moj Cameria jone…!

    Reply to this comment
  5. studio thesprotia E2 August 28, 10:16

    “Nena e injoranteve eshte gjithmon me barre”!

    Mjere nenat e shqiptareve vertet te ndershem… qe aq shum lutemi, te munde te mbijetojne perball keti virusi vdektar.

    Gazetar provokator injorant me pak se i pist.

    SIVOTA eshte VOLA aq sa VALONA eshte VLORA
    VOLA eshte THESPROTIA.
    THESPROTIA eshte CAMERIA.
    CAMERIA eshte DJEPI i EPIRIT.

    Greke o jo greke, o gaze….mbi te gjitha Sivota u perket ligjerisht zoterve te saj, aq sa ti i perket nenes tende ne rast se je vertet nje qenie ligjerisht naturale !?

    Reply to this comment
    • shqiptar realist August 28, 12:20

      Ore ju trimat e internetit
      Keshtu me fjale ju merrni Camerine dhe Meksiken. Me vepra te hani m…
      Meqe jeni kaq efikase nje pyetje kam per ju: Pse cfare ka mbetur jashte kufijve eshte rritur e zbukuruar dhe cfare ka mbetur brenda eshte perdhunuar dhe kurveruar?
      Kur te jepni kete pergjigje, hajde marrim dyfeqet te gjithe te clirojme Camerine

      Reply to this comment
      • Dr.Ismeti August 28, 12:25

        Puna nuk eshte fare te Cameria.
        Tjeter problem ai.
        Kjo gazete ka botuar plot artikuj per Camerine persekutimin te drejten historike etj.
        Une vete kam botuar disa shkrime mbi kete teme ne Dita qe eshte gazeta me shqiptare nder mediat shqiptare.
        Ketu theksi duhet vene tek arsyet e pamundesise sone per te zhvilluar turizmin. Pse? A jemi n gjendje.ne shqiptaret te zhvillohemi ne menyre racionale dhe me logjike ekonomike? Po, jo dhe pse.
        Kjo eshte

        Reply to this comment
  6. Alban Hamzai August 28, 10:37

    Kryesorja nuk eshte natyra,por njeriu.Dhe nje fjale e urte thote:katundar ndro 7 lekure ,se qytetar nuk behesh kurre. Pra ne Shqiperi duhet te kalojne 7 breza njerezinj,qe te filloje ndryshimi I mendjes se poturakeve te tipit volot e pargarit,paramitjoti e kompani .Deri atehere rron ariu ne maje te malit,rron edhe miza ne bythe te kalit.Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  7. Sarandiot August 28, 16:30

    Ato vende jane parajse,kane dhe natyren e bukur dhe njerezit qe i kane mbajtur mire.Keshtu duhet te ishte dhe jugu i Shqiperise po e kane shkaterruar shpellaret. Kur s’ka shtet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*