Fshati i vogël kthehet në hotel gjigant (Një ide e bukur për fshatrat shqiptar)

November 2, 2017 15:39

Fshati i vogël kthehet në hotel gjigant (Një ide e bukur për fshatrat shqiptar)

Një fshat i vogël malor i Zvicrës do të vërë në jetë një plan që do e kthejë atë në një hotel gjigant, në mënyrë që të shpëtojë nga zhdukja.

Koripoja, që ndodhet në kantonin italishtfolës të Tiçinos, ka vetëm 13 banorë dhe për të ndaluar largimin edhe të atyre që kanë mbetur, ka vendosur të ndryshojë format.

I ndodhur në 600 metra lartësi nga niveli i detit, më parë ky fshat ka pasur gjallëri në sheshet e tij të vogla, kur aty banonin rreth 300 persona. Kryetari Claudio Scettrini ka vendosur edhe ai të largohet bashkë me familjen, duke bërë që popullsia e Koripos të ulet në 10 banorë.

Për të shpëtuar fshatin, fondacioni “Corippo 75” po vë në zbatim një projekt turistik.

Banesat e gurta, rrugicat e ngushta dhe pamjet e maleve do të shndërrohen në një hotel gjigant që do të quhet “Albergo Corippo” (Hoteli Koripo). Restoranti në qendër të fshatit do të bëhet recepsion, ndërsa banesat do të jenë dhomat e hotelit.

Në vendin tonë ka shumë fshatra të cilët kanë një natyrë të jashtëzakonshme, por që janë braktisur si pasojë e lëvizjes së popullsisë. Po sikur dikush të lexonte këtë rastin e Zvicrës dhe të bënte diçka të ngjashme edhe në Shqipëri. Nuk do të ishte keq! e.r/dita

November 2, 2017 15:39
Komento

3 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 2, 17:20

    Nje rast i shkelqyer i Zvicres..
    -vertet duhet pasuar ne vendin tone…

    Gjuha vete ku dhemb dhembi, keshtu ndodhi dhe me mua sot, ketu tej oqeanit ne Toronto te Kanadase,teksa “cfletoj” faqet e gazetave ne Kompjuter,ku “Dita” ze vendin e saj sa “Fjala Lire” per mua,ku mar “trinitrinat”e radhes…
    Te tehm te drejten, hapa rrubriken “Kulture” po ka nja tre kate numera, qe sa e hap me vret syte,(gjysh jam) me gjithcka, -po jo per mua.Si te jen nje faqe pornografike.(me falni o miq). Mire qe gjeta kete shkrim qe me hapi nje horizont..,besoj terheq lexuesit pse jo dhe Bizesmene,qe te marin shembull te na krijojne fshatra te tilla dhe ne atdheun tone,si moter me terenin e Zvicres,qe dhe tek ne, vertet jane braktisur.
    Ja do te thosha: i pari te behet Frasheri i “Vellezerve Frasheri” mes Dangellise Naimjane, per te mos thene gjithe Dangellia nisur nga lugina e Lengarices(Benje) deri ne Zavalanin tim,fatkeqesisht i braktisur,ai fshati dikur me 100 shtepi(kur ika une 1948 kishte 62, per ti patur zili), deri shtepi “VILA’ te Shehajve,Kekove, Hamiteve deri Xhogeve atje rrese Sanjoves dhe gropes Cait,me ato burime- uje ILAC. Po Ogreni, Selenica,deri Orgocka qe e ndan me Kolonjen,sa Kosova dhe odricani atje mes bredhit gamemadh i Otoves.
    E lexofte kush ka sado pake aydhetarizem..pse jo dhe per te incestuar e nxjerre PARA.
    Po po shkoj dhe me tej, tere lugina e Vjoses,fshatrat buze saj te kthen ne Turistike.:Nga Leusa ne Pellumbar e Zhepe a vete Carcova buze kufirit.
    Faleminderit Botuesit te ketij shkrimi nxites.
    Zavalani-BALLKONI i DANGELLISE le ta nisi ai pasardhesi e Shehajve(ka lokal nuze Vjoses karshi Bodarit,te beje ate shtepi “KULLE”verte nje MONUMENT Kulture.
    Guri Naimit D/
    Guri Naimit D..

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 2, 19:07

    Nje rast i shkelqyer i Zvicres..
    -vertet duhet pasuar ne vendin tone…

    Gjuha vete ku dhemb dhembi, keshtu ndodhi dhe me mua sot, ketu tej oqeanit ne Toronto te Kanadase,teksa “cfletoj” faqet e gazetave ne Kompjuter,ku “Dita” ze vendin e saj sa “Fjala Lire” per mua,ku mar “trinitrinat”e radhes…
    Te them te drejten, hapa rrubriken “Kulture” po ka nja tre kate numera, qe sa e hap me vret syte,(gjysh jam) me gjithcka,-po jo per mua.Si te jete nje faqe pornografike.(me falni o miq). Mire qe gjeta kete shkrim qe me hapi nje horizont..,besoj terheq lexuesit pse jo dhe Bizesmene,qe te marin shembull te na krijojne fshatra te tilla dhe ne atdheun tone,si moter me terenin e Zvicres,qe dhe tek ne, vertet jane braktisur.
    Ja do te thosha: i pari te behet Frasheri i “Vellezerve Frasheri” mes Dangellise Naimjane, per te mos thene gjithe Dangellia nisur nga lugina e Lengarices(Benje) deri ne Zavalanin tim,fatkeqesisht i braktisur,ai fshati dikur me 100 shtepi(kur ika une 1948 kishte 62, per ti patur zili), deri shtepi “VILA’ te Shehajve,Kekove, Hamiteve deri Xhogeve atje rrese Sanjoves dhe gropes Cait,me ato burime- uje ILAC. Po Ogreni, Selenica,deri Orgocka qe e ndan me Kolonjen,sa Kosova dhe odricani atje mes bredhit gamemadh i Otoves.
    E lexofte kush ka sado pake atdhetarizem..pse jo dhe per te investuar e nxjerre PARA.
    Po po shkoj dhe me tej, tere lugina e Vjoses,fshatrat buze saj te kthehen ne Turistike.:Nga Leusa ne Pellumbar e Zhepe a vete Carcova buze kufirit.
    Faleminderit Botuesit te ketij shkrimi nxites.
    Zavalani-BALLKONI i DANGELLISE, le ta nisi ai pasardhesi e Shehajve(ka lokal buze Vjoses karshi Bodarit,te beje ate shtepi “KULLE”verte nje MONUMENT Kulture mes sheshit te Xhamise ,(shkolles).Do ishre kryeveper per ate zone.

    Guri Naimit D.(Dh Xhoga)

    Reply to this comment
  3. edmond hamiti September 12, 13:18

    eshte me te vertet ven i bukur zavalani un jam nip o hamitajve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*