Fshehën pasurinë, dosja e çiftit Gina-Gashi transferohet në Fier

May 17, 2018 10:07

Fshehën pasurinë, dosja e çiftit Gina-Gashi transferohet në Fier

 

Çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, nuk do të gjykohen nga gjykata e Durrësit, por nga ajo e Fierit.

Vendimi për transferimin e dosjes në këtë gjykatë është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e qytetit bregdetar, e cila vendosi të shpallë moskompetencën lëndore dhe të transferojë dosjen me të pandehur prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi në Fier.

Ky vendim është marrë pasi prokuroria i ka komunikuar akuzat dy prokurorëve, dhe marrë ata të pandehur.

Ky vendim është marrë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi Gina ka punuar për disa vite në prokurorinë e Durrësit dhe ka përfaqësuar këtë prokurori gjykatë.

Nisur nga kjo situatë, për të mos i lënë vend çdo kalkulimi, prokuroria ka transferuar dosjen në Fier.

Në Elbasan dhe Tiranë, nuk mund ta transferonin pasi Gina ka shërbyer si drejtues në Elbasan, ndërkohë në Tiranë, Gina vijon te të ishte prokuror, e ndërsa bashkëshortja e tij Gashi, ka shërbyer për disa vite në këtë akuzë.

Ditën e hënë të kësaj jave, Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku, nëpërmjet një njoftimi, dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra.

a.s/dita

May 17, 2018 10:07
Komento

2 Komente

  1. Che Guevara May 17, 11:59

    NE BURG QENTE E BERISHES QE GRABITEN POPULLIN!
    T’U SEKUESTROHET E GJITHE PASURIA!

    Reply to this comment
  2. Bushi May 17, 13:28

    Ama kini gjetur kishe ku te faleni.Ne Fier,jane gjykatesit me te korruptuar duke filluar nga gjykatesi ERGYS SELMANI,i cili jua ka nxire jeten shume hallexhinjev ne Fier per nje prone apo truall.Vendimet e tija beheshin se hallexhiu do ti jepte lek apo jo.Eshte gjyqetari me i korruptuar.Ky nuk mund te gjykoi drejte Ginen dhe Gashin.Madje as kryetari i kesaj gjykate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*