MD: ‘Procedim disiplinor’ gjyqtarëve Dhima e Çela

March 25, 2014 12:08

MD: ‘Procedim disiplinor’ gjyqtarëve Dhima e Çela

Ministria e Drejtësisë me urdhër të titullarit të saj ka nisur proçedim disiplinor ndaj dy gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, pas shkeljeve të këtyre dy të fundit me deklarim e pasurive.

Në një prononcim për mediat, Naço inkurajoi ILDKP në luftën ndaj korrupsionit duke kërkuar respektim të memorandumit mes dy institucioneve si garanci për forcimin e mekanizmave të kontrollit.

 

* * *

Fshehën pasurinë, ILDKP çon në prokurori një ambasador dhe dy gjyqtarë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme ambasadorin Agim Isaku. Padia është ngritur për fshehje të llogarive bankare.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj gjyqtarit Ken Dhima dhe gjyqtares Klorinda Çela. Paditë ndaj 3 zyrtarëve janë bërë për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive.

 

Deklarata e ILDKP

Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Agim Isaku

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit  Agim Isaku, me funksion Ambasador.

Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar si më poshtë:

1.            Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sip.268m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

2.            Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.

3.            Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 usd në Bankën Intesa San Paolo.

4.            Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

5.            Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej  2.049.087 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

6.            Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

7.            Fshehje e  depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.

8.            Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 usd në Bankën Tirana.

9.            Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.

10.          Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.

11.          Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.

12.          Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.

13.          Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.

14.          Fshehje e depozites në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.

15.          Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.

16.          Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 usd në Bankën Credins.

17.          Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sip.110,94 m2, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.

18.          Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010.

Për sa më sipër, subjekti Agim Isaku ka konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Jashtëm për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

 

March 25, 2014 12:08
Komento

16 Komente

  1. Mika March 24, 11:38

    Sigurisht. Ish keshilltaret e Nanos kane bere namin. Plus Isaku ka punuar ke Sororsi dhe Vera ke Ish piramida. Po dhe VAjza ek banka e shtetit. Imagjino sa kane vjedhur te tjeret, kur isakut i kapen kaq shume Para.

    Reply to this comment
  2. ?!?! March 24, 12:04

    Shume trullosese keto shifra !

    Si perfundim xhanem, jane thjesht mosdeklarim nga ‘harresa’ apo prej ‘korrupsionit’…

    Me te ‘lezetshme’ duhet te jene ato te dhenat e dy gjyqtereve qe s’na i keni ofruar (edhe ketu me heter ?)…

    Reply to this comment
  3. Cimi March 24, 12:42

    Kontrolloni dhe rektoretdhe do te shihni se nje pjese e tyre do te nxjerrin xhevahire te paimagjinueshme…….

    Reply to this comment
  4. DUKA March 24, 13:04

    Une uroj rall,nuk dihet per c’arsye Zoti ispektor, por duke mesuar kete iformacion me rilindin shpresat se do te filloj te vendoset demokracia edhe ne vendin tone , prandaj uroje me gjithe shpirt t’u befte pushka top!

    Reply to this comment
  5. LORA March 24, 16:18

    256.784 euro ,pasuri e fshehur,

    70.388 dollare,pasuri e fshehur,

    32.465.341 leke,pasuri e fshehur,

    vetem nga agim isaku,,,,nje prej anetareve te bandes gangstere te nano-kurves.
    Kaq deklaron ILDKP_ja, mbi bazen e korrespondences me institucionet publike e bankare,,,,po te fshehurat qe jane jashte sistemit bankar te Shqiperise?????
    Ja keshtu eshte grabitur shqiptari ne keto 23 vjetet e fundit,nga pushtet-shteti gangster i nano-kurvave dhe brekedhjerit te historise.

    Reply to this comment
  6. Eli March 24, 16:53

    Gazetat tallin leshin: qe nga shtatori i kaluar dhe deri tani jane akuzuar per vjedhje 1200 persona te rrangut lart…..por fatkeqesish jane arrestuar vetem hajdutet e pulave…..Bravo Rilindja se shqipetaret kete deshirojne…ptuuuuuu pis milet.

    Reply to this comment
  7. Pavaresia March 24, 18:10

    …Por z. ISAKU, para se te emrohej ambasador(!), ishte keshilltar(koti) i Saliut prej disa vitesh me radhe…

    Reply to this comment
  8. emi March 24, 18:32

    Keto te tyre nuk jane asigjo po ti krahasosh me pasurite e gites zenit,te viagres se saliut xhozit,benit kapidanit e gjith te tjere me rradhe,po paten kurrajo ti kapin keto,atehere mund te na mbushet i cik mendja se po vjen era shtet.

    Reply to this comment
  9. erotimatikoi March 24, 19:08

    Eurobarometri se fundi publikoi rezultatet e bje sondazhi ne BE per ceshtje e evazionit fiskal, nga te cilat kam shkeputur dy pyetje dhe rezultatet :

    E para : ‘Keni paguar per te mira materiale e sherbime me dyshimin se mund te jene nga pune te padeklaruara (ne te zeze) dhe pa farura (tvsh etj) gjate 12 muajve te fundit ?’ Dhe rezultoi : Ne Greqi 30%,Hollande 29 %,Lituani 28 %,Danimarke 23 %,……….Gjermani 7 % dhe Poloni 5 % pranojne se kane perfituar mallra e sherbime ne shkelje te ligjeve.

    E dyta: Njihni persona qe punojne pa deklaruar te ardhurat apo pjese te te ardhurave ne tatime (qe punojne ne te zeze e te tjera ) ?’. Dhe rezultoi : Ne Danimarke 59 %, Hollande 55 %, Greqi 54 %……Rumani 20 % e B.Madhe 15 % pranuan se njihnin punime e sherbime ne te zeze, e kryesisht ne riparime,rikonstruksione,lyerje,pastrim …shtepish, ne sherbime shendetesore, ne riparimin sherbimet e automjeteve…etj.

    Perse i solla keto te dhena ?

    Per te pare qe dhe ne vuajme shume nga keto fenomene,por pak punohet per minimizimin e tyre. Sepse gjithmone te fituar dalin ‘hajdutet’,ata qe punesojne e punojne ne te zeze,ata qe nuk paguajne duke i fshehur detyrimet ndaj shtetit, dhe qe tek ne kete ‘vjedhje’ me mire e kryejne punonjesit e niveleve te mesme e te larta te administrates publike…Ata qe nuk dijne te ‘vjedhin’ dhe paguajne rregullisht, e ‘hane’ gjithmone. Kjo plage e maisur eshte bere fenomen social i cili sa me shume metastaza te leshoje nuk luftohet dot, si kanceri…

    Te civilizuarit duhet te kontribuojne qofte dhe vullnetarisht.

    Reply to this comment
  10. dukati March 25, 07:51

    O zot mos u fryfshi …..jalla ….po skeni faj ju ,ka faj populli …….sa per ildkp…….tregohu me endershme …..kontrollo pasurine ete gjitheve ……O njerez te shperbere ……duar bosh do ikni nga kjo bote ….o ju shplafte mortja …jeni kthyer ne bankare …..sa veni ne familje beni bilancin edites …kaq fitova e kaq humba …..Shumica e ketyre “pasanikerve “…….te vetmen gje qe kan jane vetem paret …se te tjerat ua ka mare lumi …..qe nga familjet …..Meshire per fukarenjte .

    Reply to this comment
  11. Labi 2 March 25, 09:01

    Germoni dhe do te gjeni te tjera xhevaire te qeverisjes 8-vjecare te Salibollekut(per disa) apo te salikatranit alias Saliserbit(per 99% te shqiptareve).
    Sa demagogjike tingellon sot reforma e kafshates ndermarre nga agjenti i serbit disa vite me pare.

    Reply to this comment
  12. Nobel March 25, 12:32

    Po vertetohet nga sa u pa me siper se ka patur shume te drejte Ed Rama qe deklaroi vetem 3000 euro pasuri. Se mos do dale kush e te zbuloje pasuri te tjera te tij? Kreu i ri i Deklarimit te Pasurive nuk ka ndermend te humbe punen duke hetuar pasurine e vogel te Kryeministrit.

    Reply to this comment
  13. merobaze March 25, 12:53

    PROCEDIM DISIPLINOR ALLA SHQYPTARCE

    sepse fshehja e pasurise fsheh edhe pyetjet ne publik se ku i kane gjetur pushtetaret LEKAT e psurise se tyre dhe kjo nuk perben me nje ceshtje disiplinore, por nje ceshtje mjaft te rende penale dhe per kete veper kriminale ne gjithe Boten e civilizuar denohesh me rreptesi nga ligji. Sic ndodhi me kryeministrin Sanader ne Kroaci, por sic nuk ndodh me kryeministrin miliarder Sali Berisha ne Shqypni. Pse keshtu atehere ministri Naco do qe t’i vrase me pambul alla shqyptarce RUFJANET pasanike te pushteti mafioz? Pergjigja eshte fare e thjeshte dhe ate jua a thote nastradini o milet i paditur:

    Sepse BOSI i tij, Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsionit dhe Aletati i Edi Rames jo vetem qe fsheh pasurine e tij te vene nga Ryshfeti, por kur e kapin me “Presh ne duar” si ne videon e Dritan Priftit jo vetem qe nuk penalizohet nga ana disiplinore, por perkundrazi del fitues dhe behet Kryetar Kuvendi si per t’i thene te tjereve:

    BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi March 25, 15:19

    Nuk ka logjikë radha që ke zgjedhur z. Naço? I L D K P ka bërë kallzim penal ndersa ju bëni më pas proçedim disiplinor!!? Nuk shkohet nga më e renda tek më e lehta por bëhet e kunderta!? Ju duhet të vepronit ndryshe sepse logjika juaj çalon !!!

    Reply to this comment
  15. P.A.B March 25, 16:31

    Z. Isaku qeka me 20 menyra, kur mund ti fuste ne nje “ofshore account” e ta kishte jeten me te lehte.


    2 Gjyqtaret, se c’ka dicka qe nuk shkon ketu. Pa prezumuar qe jane fajtore (as ata as z. Isaku, kallezimi penal eshte nje gje, vendimi gjykates tjeter) por ka sektore delikate qe jane te pa-pajtueshem me akuza te tilla. Zakonisht, “fshehja e pasurise” (keshtu duhet thene per publikun, mosdeklarimi eshte Fshehje) ne menyre aktive (qe do pune/ kohe/ te komplikuar) apo pasive “harrova”; ka implikime Morale e Ligjore. Njera a tjetra, shpesh te dyja bashke. Qe nga nje divorc deri tek Pozita ne Shtet, ne raport me Institucione Financiare e Siguracione; Taksat dhe Trashegimine; informacioni i “ndryshuar” apo i fshehur, ne lidhje me vlerat monetare/ asetet qe zoteron; eshte i denueshem.

    Ka nje arsye madhore pse Ministri i ka duart te lidhura; e mira do e donte qe keta Gjyqatare te jepnin dore-heqjen vete. Aty me shume se ne asnje vend tjeter posti nuk perputhet me punen-e-perditshme. Kur je nen akuza Penale dhe vazhdon Gjyqtar ke kaluar pertej groteskut. Eshte teper e veshtire te heqesh nje gjyqtar, por nje nga shkaqet per te cilat mund te hiqet ai/ajo, eshte “kompromentim te figures Morale te Gjyqtarit” ne mos tjeter…i ben “freeze” deri ne sqarim te ceshtjes.

    Ne nje vend si i yni, ku korrupsioni ne te tre anet e pushtetit ka shkuar ne nivele alarmante (ve re; Ditelindjen e te 600-ve, ne Versaje) i duhet treguar popullit se Punet tani do i bejme me seriozisht. Media do bente mire ti mbante Proxhektoret drejt ketyre dy gjyqtareve non-stop; derisa te arrihet ne nje zgjidhje normale.

    Reply to this comment
  16. aron March 27, 09:45

    Sa mire do ishte te kishin fshehur pasurine vetem keta te dy apo dhe 200 por jane shuume fillo nga kreu dhe jo nga bishti apo nuk ti dhane ne dore eurot keta te dy.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*