Fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimet ndaj Dritan Priftit

September 11, 2015 19:02

Fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimet ndaj Dritan Priftit

 Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, nis hetimet ndaj Dritan Priftit pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
ABC News raporton se Dritan Prifti është kallëzuar nga ILDKPKI-ja, me dyshimin se ka fshehur duke mos deklaruar disa apartamente dhe transfertat e parave në lidhje me shit-blerjen e aksioneve të ndryshme nga kompania e basteve apo edhe një kompani tjetër nafte. Referuar kallëzimit, thuhet se ILDKPKI-ja ka verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë për ish-deputetin Prifti që nga viti 2003 deri në vitin 2013 kur edhe është larguar nga detyra e deputetit.
Gjatë kësaj periudhe, rezulton se Prifti dhe pjesëtarët e ngusht të familjes janë pronar të disa apartamenteve të cilat ish-deputeti nuk i ka deklaruar. Gjithashtu edhe transaksionet e shit-blerjes së disa aksioneve në kompanin Xhoilloto dhe më pas në shitjen e saj nuk i ka deklaruar, që për ILDKPKI-n ka konsumuar vepër penale.
Në prokurori nga ana tjetër që nga maji i këtij viti, është depozituar edhe dy kallëzime të tjera ndaj ish-deputetit Prifti, një nga policia e shtetit, sekesioni kundër prastrimit të parave pranë policisë së shtetit dhe ILDKPKI-ja.
Kjo e fundit, në materialin voluminoz të dorzuar në prokurori dyshon se sh-ministri dhe deputeti Prifti ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarime të rreme, duke dorëzuar kontrata fiktive pasurish. Janë evidentuar transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare si dhe janë ngritur dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 4.6 milion euro.
Këto kallëzime mësohet se janë administruar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimin e tyre, duke i kërkuar institucioneve përkatëse t’i vënë në dispozicion materialet në ngarkim të ish-deputetit Prifti.
September 11, 2015 19:02
Komento

7 Komente

  1. Idriz Gjembi September 11, 21:41

    Burgun per mafiozet

    Reply to this comment
    • & September 12, 01:36

      Po ç’tu desh qe e kruajte me Like Kokemadhin o Dritan? Ti e di qe Likja eshte mafioz i keq,dhe nuk ta fal kollaj degjenerimin qe i bere.Respekte per guximin qe ia nxorre te palarat ne shesh Ilir Metes.

      Reply to this comment
  2. aqo September 12, 00:26

    C’tu desh qe e fshive me gjethe fiku o Tani,apo harrove ti qe: gjuha llap,kurrizi dap.

    Reply to this comment
  3. niazi September 12, 01:15

    Keto denoncime te behen per te gjithe politikanet dhe deputetet…te gjitha pasurite qe nuk i justifikojne tju sekuestrohen si atyre te tjerve qe akuzohen per prostitucion apo droge te njejten gje kane bere edhe keta prostitutat politike…vetem keshtu do te kethehet besimi i popullit…

    Reply to this comment
  4. metlaj September 12, 04:29

    Ndeshkim per korupsiom apo forca e te akuzuareve ndeshkon Dritanin dhe te tjeret qe jane ne dijeni te koruptuareve qeveritare heshtin se e dine qe rezultati eshte caktuare ne tavoline

    Reply to this comment
  5. Darius September 12, 09:00

    Dritan dorezo videot te baba taku ato te Doshit.

    Reply to this comment
  6. asi September 12, 12:06

    Ligji antimafia,qe te mbaroni pune shpejt,mbase ulen dhe cmimet e banesave me kete rast.Shikoni faturat e energjise,ku dalin pronaret e banesave…..Tatojini deri ne konfiskim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*