Fshehu të shkuarën, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj gjyqtarit Luan Daci

May 22, 2020 12:13

Fshehu të shkuarën, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj gjyqtarit Luan Daci

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyje për ditën e dielë në orën 12:00 seancën për gjyqtarin Luan Daci.

Avokati i Dacit, Andi Duraj ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai ka paraqitur raport mjekësor, ku thekson se Gjyqtari Daci është i sëmurë.

Avokati Duraj, ka paraqitur në seancë një raport 14 ditorë pasi Luan Daci ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, por ligjërisht gjykata ka detyrimin për ta dëgjuar në një seancë marrje në pyetje.

Gjatë kësaj seance Dacit do ti komunikohen të gjitha provat që ka prokuroria dhe arsyen pse është vendosur masa e pezullimit nga detyra.

Daci u zbulua se kishte fshehur shkarkimin e tij nga detyra nga Këshilli Lartë i Drejtësisë në vitin 1997, gjë e cila është kategorikisht e ndaluar për ata që duan të bëhen pjesë e drejtësisë së re.

o.j/dita

May 22, 2020 12:13
Komento

1 Koment

  1. info analitike May 22, 16:20

    E kuptoni se cfare karagjozlleku eshte reforma ne drejtesi? Kush mund ta besoje qe ky gjyqtari ia paska hedhur duke fshehur shkarkimin e tij nga detyra? I bie qe duhen shkarkuar minimalisht per paaftesi profesionale edhe gjyqtaret qe kane hetuar mbi integritetin e figures se tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim