Fshesa e Artës

January 10, 2018 11:13

Fshesa e Artës

Bedri Islami

 Në njërën nga intervistat e tij të fundit televizive, presidenti i shtetit, Ilir Meta, duke u prononcua lidhur me Vettigun dhe pasojat që mund të ketë në jetën politike, jo vetëm të të tjerëve, por edhe të tij, u përgjigj se “Nuk ka fuqi tokësore e jashtëtokësore që më tremb”.

Ai është në të drejtën e tij. Deri tani asnjë fuqi tokësore nuk i ka trembur njerëzit e politikës. Nuk i ka trembur as policia e shtetit, as prokuroria e as gjykata. Nuk i kanë trembur as Kontrolli i Lartë i Shtetit, as Shërbimet e veçanta që kanë qenë në Shqipëri, drejtori gjithëfarëduarsh që janë ngritur po nga politikanët, ashtu si nuk e kanë trembur asnjëherë zërat seriozë të ngritur në media shqiptare e jashtë saj.

Policia e shtetit nuk i ka trembur, sepse ajo ka qenë dhe, në një masë të ndjeshme, vazhdon të jetë pjesë e deleguar e politikës. Që pas vitit 1991, atëherë kur u mendua se, sipas ligjit, policia do të jetë mbi palët, ajo në fakt u bë palë e fuqishme e delegimit të politikës tek forca e parë e goditjes së krimit.

Nuk i ka trembur prokuroria sepse , nëse ka patur një strukturë thellësisht të heshtur e symbyllur, ka qenë pikërisht organi i prokurorisë. Sa herë që kryeprokurorët janë përpjekur të heqin këtë barrierë mbi atë që kanë drejtuar, të parët janë hequr ata vetë. Në prokurori ende sot është mendimi se ata që janë aty mund të bëjnë dhe zhbëjnë ligjin, se prokuroria është pronë e tyre vetjake dhe, me të, mund të sillen më keq se me pronën e babait. Shembulli i ditës së djeshme, ku dy prokurorë të komanduar nga Llalla, Dritan Gina në Elbasan dhe Agron Gjana në Durrës, nuk pranojnë të dorëzojnë detyrën e përkohshme që u kishin dhënë, duke shkuar edhe më tej, drejt zaptimit të zyrave dhe mbylljes së mjediseve për drejtuesit e rinj. Njerëz me mendje të tillë, që edhe një lëvizje të zakonshme, nga një post i përkohshëm, e quajnë politike e hakmarrje, merret me mend se si e kanë bërë politikisht detyrën dhe se ata, jo vetëm nuk i kanë trembur njerëzit e politikës, por kanë qenë e vazhdojnë të jenë të trembur prej tyre. Urdhri që mori prokurori i komanduar Gina nga selia politike e tij, për të bllokuar një kalim detyre, si shenjë proteste ndaj Vettingut, dhe, si mund të dojë shumëkush, për të bllokuar gjithçka që lidhet me reformën në drejtësi, është njëra nga dëshmitë përse politika deri tani nuk ka pasur frikë nga kjo strukturë e çartur, e cila, domosdo, duhet ndrequr.

Politika nuk ka pasur frikë dhe nuk është trembur nga gjykatat, sepse aty janë bërë pazaret më të rënda. Deri pak kohë më parë, të ishe pjesë e sistemit të drejtësisë, sidomos në gjykatë, shifra që duhej paguar ishte marramendëse, por edhe njohja politike e devocioni politik duhej të ishin të hatashme. Nga kjo gjykatë, të gjithë “peshqit e mëdhenj” që u dërguan aty, ose dolën të pafajshëm, ose i mbyllën gjërat shpejt e shpejt me procedurë. Rastet më flagrante të kapjes së shtetit nga politika dhe të korrupsionit janë falur lehtësisht. Jo vetëm Basha, përmes një precedenti mizor, por edhe Mediu, përmes një delegimi si deputet, edhe Berishët si familje, edhe përgjegjësit e vitit 1997, edhe ato të grushtshtetit të shtatorit 1998, edhe qeveritarët socialistë që dezertuan në këtë grusht shteti, edhe leshtësia me të cilin u gjykuan vrasjet e 21 janarit dhe masakra e Gërdecit; manipulimi flagrant i provave të vrasjeve në mesin e Tiranës, që nga mjekët “specialistë” të vrasjeve nga afër, të shefit të qeverisë së kohës; tenderat e tashme që bëjnë “ububu”, disa marrëveshje krejtësisht flagrante të së famshmes PPP, Partneritet –Publik-Privat, – të gjitha këto e shumë të tjera si këto, të kaluara lehtësisht nga gjykata, jo vetëm që nuk i kanë frikësuar politikanët, por u kanë futur frikën edhe më tej gjyqtarëve.

Ndaj, parashtesa e presidentit se “nuk ka fuqi tokësore…” që e tremb ka qenë e panevojshme. Këtë e di gjithësecili prej nesh. Ashtu si e di që provat e paraqitura, ta zëmë nga FBI janë shumë më pa vlerë se ato që i bëjnë tre “specialistë” të siguruar nga Pollo dhe që ende qahen se nuk kanë marrë paratë që u kanë premtuar.

Është e pavlefshme, sepse, edhe kur një dëshmitar serioz i një mega-afere, si Trebicka, gjendet i vdekur në një shesh, ku makina është ende në gjendje të mirë por ai vetë i pajetë, përsëri “një specialist” i huaj, e bardhëson gjithçka, dhe nuk ka vlerë edhe një media serioze si Nju Jork Tajms, që ish shefi i qeverisë e krahason me letër higjienike.

Jashtëtokësorët nuk do të vijnë për të hetuar krimin në Shqipëri. Ato nuk do të vijnë për të hetuar as krimet e ish shefit të qeverisë, as lëshimet e socialistëve kur erdhën në pushtet në vitin 1997, as vrasjet e as vjedhjet, as kanabisin që mbuloi vendin e as humnerën financiare që e krijuan qëllimisht ato që po iknin nga pushteti duke e zhveshur edhe më tej Shqipërinë.

Jashtëtokësorët nuk do të vijnë as për të hetuar vjedhjen masive të Rrugës së Kombit, as vrasjet e 21 janarit, as vjedhjet e oligarkëve politikë, ato nuk do të hetojnë as mashtrimet e Bodes, të Pollos, as udhëtimet marramendëse të Topallit, as kontratat PPP të çuditshme të Ilir Beqjes, as lëshimet e habitshme të Tahirit.

Edhe këtu, presidenti Meta, ka të drejtë. Ai, si edhe shumë të tjerë, mund të jetë i qetë.

Megjithatë ka një frikë që sa vjen e rritet. Fakti që politikanët po flasin e deklarojnë se nuk kanë frikë do të thotë se kanë filluar të ndjejnë frikën. Fakti që thërrasin pa pushim për përmbysje të qeverisë dëshmon se duan të nxitojnë të vrasin frikën e tyre. Thirrja për të pushtuar parlamentin ishte njëra ndër shenjat më të dukshme të frikës. Përmes turmës synuan të përmbytnin pushtetin dhe mandatin që u ishte dhënë, pikërisht për të fshehur frikën. Edhe kur gjuajnë me çizme e për një gërvishtje të padukshme bërtasin se po tërhiqen zvarrë fshehin frikën. Edhe kur kërkojnë djegien e mandatave sjellin një dëshmi të frikës.

Nuk e kanë frikën me tokësorët e rritur nga vetë ata. E kanë drojën me ata që kanë ardhur, që nuk janë selitur as tek plepat e Durrësit e as nga plangprishja e politikës. Ata, megjithëse përditë e më shumë thërrasin se të dërguarit e Europës janë të blerë, e dinë se nuk blihen. Megjithëse kanë provuar të gjejnë rrugën, përmes së cilave, mund të ketë një treg shitblerje. Të mësuar me idenë se politika mund të blejë gjithçka, kanë provuar edhe me të ardhurit si misionarë të ndëshkimit në Shqipëri.

Këto do të jenë edhe “jashtëtokësorët”. Dhe ata, si duket, e kanë gjetur thembrën e Akilit të korrupsionit në Shqipëri. Të pamend deri në fund dhe, si dikur anëtarët e byrosë politike që e mendonin veten të përjetshëm, elita famëkeqe e politikës së sotme, ka lënë gjurmët e saj në ndërtimet e mëdha që ka bërë, tek vilat e para, të dyta e të treta, tek vilat për vete, fëmijët dhëndurët e kunetërit, tek udhëtimet e shtrenjta, ku secili prej tyre nuk përballohet nga një pagë vjetore, tek depozitat bankare brenda vendit, tek blerjet lehtësisht me çmime të ulura dhe shitjet dhjetrafish më të shtrenjta, pa paguar asnjë detyrim ligjor, tek njerëzit me çantë që bridhnin për të mbledhur haraçet dhe që një ditë do të flasin, tek marrëveshja e heshtur, e jo gjithmonë e heshtur, mes një grupi politikanësh e njerëz të mediave, për të mbuluar të keqen.

“Jashtëtokësorët” nuk do të vijnë. Ata, që kishin për të ardhur, ose janë në Shqipëri, ose janë në rrugëtim drejt Shqipërisë.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka të drejtë në konstatimin vetjak. Deri tani, politikanët tanë, edhe kur gjërat kanë bërë “muuuu”, nuk kanë pasur frikë nga tokësorët e as nga jashtëtokësorët.

Kanë filluar ta ndjejnë frikën, është vetëm fillimi i një ankthi që do i pushtojë përditë e më shumë.

Nëse edhe kësaj here nuk do të ndodhë kështu, atëherë ky vend do të dojë dekada të tjera për t’u futur në rrugën që duhet.

 

 

January 10, 2018 11:13
Komento

16 Komente

  1. Koba January 10, 11:49

    Bukur fort Z.Islami.Na kenaq me shkrimet tuaja.E ke qendisur perse mbar kete artikull.deri tashti keta Legene Gjynahqare kane qene “REHA” .eshtre e vertete qe ia kane dale rrezikut qe u kanosej ,po Tashti Daj Sami eshte me i mire organizuar.Tashti u ka hyre vertete Frika ,prandaj bertasi se :Jemi Trima “HAJDUTE” dhe nuk kemi Frike ,po nga ana tjeter i kane mbushur Poturet. Nuk ka shoshe te mbuloje bemat e tyre..Presim me padurim ti rrasin ne Hapsane .

    Reply to this comment
  2. LABI January 10, 12:02

    Pershendetje Z.Bedri!Kini bere nje analize,ndonese e shkurter,por i ke prekur te gjitha problemet kanceroze qe po gryejne perdite SHqiperine dhe shqiptaret.Me gjithe ato qe ke shkruar dua te them se Ilir Floriri,sic e ka quajtur Sali Banditi,nuk trembet,se mund te kete ndonje sinjal,qe dhe smund ta zere vetingu,sepse ata ligjet i kane bere per te mbrojtur veten e tyre,dhe per te ndeshkuar qyqaret!Jam shume i mos besuar se mund te goditen keta gjakpires,te cilet duke bertitur,uluritur,share,goditje me cizme,tymuse,kercenime,djegje,dorzim mandatesh,etj,etj,sepse ka zgjatur shume kjo (vetingja),dhe kohet kane treguar qe kur nje gje zgjat shume,dei veze klloqke (e prishur).Populli qe do shtet,ligj e drejtesi,duhet te dali ne proteste,dhe jo ata qe duan pushtet me hir dhe pahir,per te shpetuar lekuren nga ligji.Si perfundim mund te them se;-Po su denuan per krimet qe kane bere keto 27 vjet ,Sali Banditi,Ilir Floriri,Lulush Karabushi,Fatmir Mediu,LLalla,ish.drejtori i BANKES SHQIPTARE FULLANI,dhe kushdo qe ka vene dore mbi jeten dhe pasurine e popullit.Une z.Bedri nuk kam besim se do ndeshkohen keta perbindesh qe po i pine gjakun ketij populli,duke bere nje jete te cfrenuar.

    Reply to this comment
  3. ETHEM January 10, 12:43

    SHKRIM I SHKELQYER.LIKE-FLORIRI NUK KA FRIKE.KETE E KA THENE DISA HERE.KY TRIM I SKRAPARIT BESOJ DO PYETET SE SI E SA KA KUSHTUAR VILA E LALEZIT ME 11WC,KU I GHETI 3-4 APARTAMENTE QE SHITI NE TIRANE NGA 3-400 MIJ EURO.SI E SA E KA MARRE GUROREN E MERMERIT NE M.E TOMORRIT QE KA BERE KERDINE.BESOJ DO FLASI PER 7% TE VIDIOS ME D.PRIFTIN E NDJERE.PER SFEREN ÇEZ NE ORTAKRI ME SALIMORTJEN.DO FLASI PER FLORIRIN E KRRABES..SE SI U DENUA NJE FSHATAR ME GOMAR.PO FLORIRI LONDRES ÇU BE KUR ISHTE KY KM E SALIU PRESIDENT..? BESOJ DO FKASIN LIKJA,SALIU,LULI,MEDIU,BODE,POLLO..SE SI E PSE E NXORI A.HAJDARIN NE PRITEN E ORGANIZUAR NGA SHEFAT TROPOJANE PER SALIN E JO AZEMIN ME KOBURE NE BREZ.
    E NESE NUK PYETEN..DHE PER KETE ESHTE NJOFTUAR PRESIDENTI YNE..ATHERE KY VEND NUK BEHET ME EDHE PER 100 VjET TE THJRA…DHE UNE QE PO SHJRUAJME DO I KERKOJ FALJE PRESUDENTIT TIM TE ZGHEDHUR NGA PARTIA QE VOTOJ 50 VJET PER TE(TE MAJTEN).
    NUK BESOJ QE ND/KOMBETARET TE BEJNE VETTING VEREM PER DREJTESINE..POLICINE..! PA E PREKUR KRIMIN NE POLITIKEN TONE 27 VJEÇARE.BESOJ KETE E DI EDI RAMA….QE THOT:”NUK KENI PARE GJE AKOMA..” E NESE E DI KETE PRILEM..ATHERE PSE VAHDOJ ME LEIEN NE HARRESE TE KRIMEVE TE BERISHEVE…SA ATA U ORGANIZYAN E U HODHEN NE SULME TE PAPARE KUNDRA TIJ NE QEVERIN R.1,SIDOMOS ME DRIGEN,DUKE PERDORUR NJE OARIMNTE ARTIT USHTARAK:”…KUSH SULMON I PARI ME ARTIKERI…FITON LUFTEN.
    DHE SULMI OPOZITES VAZHDON NE QEVERIN R 2. ME DROGEN..KRIMIN..DROGEN..KRIMIN..DHE NUK DIN TE MBROHEN POR AS TE SULMOJNE.SI:E LAN VISHON TE INFORMONTE SALI-SHPIFSIN DERI SA DESH AI.E LAN TIKUN TE SABOTONTE POLICINE DUKE NXJERE NGA BURGU DROGAXHIJT E SALIUT..POLICIA SRRESTO …E DREJTESIA NXIRR NGA BURGU..DERI TE HABILAJT E VLORES TE CILET E PUNUAN DROGEN QE NE KOHEN E SALIUT E TE LULIT DHE U DOLI TYMI NGA VET SALIU NE KOHEN E TAHIRIT MB.SA QE NE FUND LULI URDHEROJ ARRESTIMIN E TAHURIT NGA SHQUPI DHE PREKURORET TROPOJAN TE SALIUT KERKUAN ARRESTIMIN E TIJ.
    DHE “ESKOBARI”-BALILI KA NDIHMUAR SALIN E LIKEN NE FUSHATA ZGHEDHORE NE VITE..SIÇ DEKLAROI I VELLAI NE TV NWS24 DHE TAHIRI KETE NUK E CITONTE KUR SALIU E GODISTE ATE NE KUVEND.KJO TREGON SE PS-ISTET..O JANE TE PAAFTE OSE KAN FRIKE..!

    Reply to this comment
  4. Prite, prite, se po vjen... January 10, 12:55

    Fshesa me bisht made in usa e kaloi sukseshem testin. Pastrimet e para ne prokurori sherbyen si aperitiv per hapje oreksi. Pas mezese me cironka, radhen e servirjes do ta kete pjata kryesore. Jane te pakten nja 50 krapa, tek-tuk dhe ndonje ngjale. Pergjate muajve ne vazhdim pritet te shohim spektakel. Ne vend te science-fiction-it 28 vjecar, kesaj here mund te shohim action pur.

    Zoti vonon por nuk harron!

    Marrja kohet e fundit e masave te rrepta i ka vene ne levizje cetat reaksionaro-opozitare. Reagimi dhe kundershtia e tyre u shfaq fillimisht me zaptimin me force te foltores se kuvendit, me tymhedhesit, me goditjen me cizme, dhe po vazhdon me mbajtjen zaptuar te zyrave shteterore nga prokurore llalliste, me provokime fshatereske dhe nxjerrje muskujsh, me deklarata boshe te cilat synojne te sfidojne shtetin dhe ligjvenesin.

    Te gjitha keto veprime laskaresh deshmojne haptazi frike. Frike prej ndeshkimit dhe konfiskimit te pasurise se vene ne kurriz te vendit dhe popullit. Prej frikes edhe sumatricja po u kullon djerse. S’kane pare gje akoma! Do te rezistojne dhe pak, deri sa te binden perfundimisht, se fundi i tmerrshem me ne fund po i kanoset seriozisht. Te vetmen rruge shpetimi shohin destabilizimin e vendit permes protestes se paralajmeruar. Aty do t’i shohim nese jane vertet trima apo bythecer pa identitet.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi January 10, 12:55

    Klithma e Metes duket qartazi se eshte shume e deshperuar! Tashme, fundi i tij duket me afer se kurre! Kete ka pritur dhe vazhdon te prese populli!

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 January 10, 13:34

    o bedri
    deri këtu mund atë të lexoj:”Në prokurori ende sot është mendimi se ata që janë aty mund të bëjnë dhe zhbëjnë ligjin, se prokuroria është pronë e tyre vetjake dhe, me të, mund të sillen më keq se me pronën e babait”-nuk kam durim dhe nerva për të të lexuar ty o bythëlëpirësi i ramës!!më dukesh si ai bythëlëpirsi i saliut,bari falliu s fari balliu,si mutin e ka emrin!!
    mor debil i tredhur mos vallë nuk po bën të njëjtën gjë që thua ti,kundër pararendësve të saj,po e konsideron si pronë të babait dhe kjo arta??
    mos vallë ka kjo të drejtë ligjore për ti bërë këto që po bën??
    jo mor debi!
    ajo është një “mbushëse vëndi”,pra një person që duhet të jetë zëvëndësuese e prokurorit ligjor!e atij prokurori që kushtetuta dhe normativat e tjera i kanë dhënë të drejtën për të vepruar!!
    me zgjedhjen e kësaj “tru kapsolles”,po vërtetohet ajo që kam thënë jo vetëm unë,por dhe shumë komentues të tjerë se “vetingu(përzgjedhja)nuk është,vendosje drejtësie,por thjeshtë kapje nga grupi kunëdërshtar i organeve të drejtësisë”!pra për drejtësi nuk bëhet fjalë!pra për atë drejtësi “të verbër dhe të barabartë për të gjithë”asqë duhet të flitet!!
    hy rrogtar i pjerdhur,mashtrues i paguar nga taksat tona!!
    ps:kjo tru kapsollja po bën gjithçka,zbaton gjiçka,duke e ditur që po shkel ligjin me të dy këmbët,vetëm e vetëm që të mbetet kryeprokurore me zgjedhjen e rradhës!!
    nëse rama e detyron të bëjë shkelje të tilla flagrante të ligjit,kjo nuk duhet ti bëjë!!rama nesër i mohon të gjitha,jua lë dobiçin në derë të tjerëve,kjo nuk ka kujt tia lërë!!
    rama nuk është jurist,një copë piktori(i dështuar bile)është,kjo është juriste dhe ska se si të thotë se “se dija”!

    Reply to this comment
  7. ETHEM January 10, 15:07

    KOMENTET NE MBESHTETJE TE SHKRIMIT ME SHTYJNE QE:
    1-TI BEJE THIRRJE POPULLIT TE MAJT QE NE 27 JANAR TE DALI PARA KM-PERBALL OPOZITES BREKE- DHJERE E TE MBAJ “SEHIR” VEPRIMET E NDONJE “OPOZITARI”ME MASKE-SIÇ U VU RE NE PROTESTEN E PARE DHE QE POLICIA I ARRESTOI DHE I LIROI NDONSE QELLUAN ME GURE POLICINE.KETE PO E SHKRUAJ QE LARG-JASHTE ATDHEUT.SE PARASHIKOJ AGRESION TE OPIZITES..SIPAS SALIUT-REVOLUCION ME DHUNE-JETE A VDEKJE…!
    2.KM RAMA TE DALI E TE “MBESHTESI”OPOZITEN E TE TREGOI QELLIMIN E TYRE SE “E DUAN”VETINGUN,”E DUAN LIGJIN,AKSIONON E K/PREKURORES & REZISTENCEN E PREK.TE BAZES PER TE MOS LESHUAR ZYRAT E KORRUPSIONIT MASIV 27 VJEÇAR”
    SOT BETEJA BEHET ME ARGUMENTA…PUNE…AKSION…FAKTE..ME MBESHTETJE ND/KOMBETARE …E JO ME GURE…SHASHKA…ÇIZME…SHPIFJE..! E RAMA I KA TE GJITHA ARGUMENTET PER TE BERE SHTET E JO ANTI-SHTET.
    OPOZITA ME NE KRYE SALINE PO VE NE RREZIK MARRJEN E STATUSIT PER NE BE..SIÇ E KERKON BEOGRADI PER TE CILIN SB KA 27 VJET QE PO PUNON PER TE.
    3-AMBASADORI LU..KUR DO FKASI..! APO KUR TE VRITEN NJERZ E MANDEJ TI THOT LULIT ..JE YLL NE NGJITJE.AI PO DEGJON SB..LB..MK..SE EDHE PER K/PREKUROREEN PO JA HEDH FAIN RAMES E JO OODAP E EURALJUS QE KERKUAN VOTIMIN E SAJ EDHE ME 36 VOTA. SHQIPETARET NUK E LENE SHOKUN..MIKUN NE BALTE..PO SHBA..?

    Reply to this comment
  8. Baba Ali Tomorri January 10, 18:32

    Respekte Bedri Islami! Nje shkrim i guximshem, i vertete si drita e diellit. Ky eshte nje shkrim qe na jep kurajo, shkrim qe na rrit besimin se ne kete vend dicka do te behet. Personalisht mu ngroh shpirti per te qene optimist se ky vend do te behet. Te uroj nga zemra Bedri Islami: Pena top!

    Reply to this comment
  9. Kris 1 January 10, 19:02

    Qe te trembesh Meten duhet te kesh flakur ne kazan Ramen.Jane te dy te fuqishem dhe zoter te tepsise.

    Reply to this comment
  10. demo January 10, 19:42

    Vota e popullit ka te drejte te zgjedhe qeverine,presidentin dhe kryeprokuroren.Po mbushen 30 vjet qe Saliu i rregullon letrat qe edhe kur nuk merr besimin popullor me vote,pushtetet t`i kontrolloje Saliu.Arta Marku ka marre besimin me te larte nga te gjithe kryeprokuroret e meparshem te Saliut.
    Prandaj,,Jepi Arta mos ki frike,se ke Lu-ne ne Amerike!

    Reply to this comment
  11. info analitike January 10, 20:13

    O shoku Bedri di gje perse kjo Arta me fshese nuk dergoi nje prokuror ne gjyqin e Doshit? Cfare e pengoi? Si mund te vendoset rregull duke i shkelur rregullat o Bedriu i partise! Te kishte bere Saliu nje gje te tille do te ishit hedhur ne sulm duke bertitur ndaj kapjes se organeve te drejtesise, tani qe e ben kriepsikoja eshte OK. Nuk beheni njerez ju jo!

    Reply to this comment
  12. lejlek January 10, 20:31

    Z Bedri,duke ju shprehur konsideratat me te larta per kete servirje mbreselenese, desha te theksoj se mua me duken te frikshme deklaratat ndaj kryeprokurores zArta.
    Ndaj pa e zgjatur do te kerkoja me ngulm qe te merret urgjent ne mbrojtje jo vetem nga pjestaret e sigurise se prokurorit por edhe nga foca te tjera speciale perfshi edhe te agjensive ligjzbatuese te NATO.
    Edhe pse mund te kem nje kohe te gjate si punonjes i organeve te ketij shteti kete lloj llogjike nuk jam ne gjendje t’a konceptoj dot!!!

    Reply to this comment
  13. Daut Tufani January 11, 20:15

    Te lumte Bedri Islami. Nje njeri i ndershem e penemprehte mund ti bjere ne balle poshtersise, kudo e te cilido qe shfaqet ajo. Frika i ka zene hajdutet. Por njerzit, i dashur Bedri, nuk besojne nese ata do te ndeshkohen. Nese po, Shqiperia ka te ardhme, ndryshe…

    Reply to this comment
  14. alfons January 11, 20:37

    Populli pret qe rjetat te kapin peshkaqene sipas ambasadorit amerikan dhe vlautin dhe shumica dermuese e shqiptarve nuk i ve ne dyshim ambasadoret. Ata dhe vete e provuan qe kur kerkuan veting u akuzuan rende nga kush valle?Ja ku jane anticesurat,infot,kristet pse ju djeg pse nuk thon mete sale lulre e mulre mona e leskaj te shkojne ne site te japin llogari per pasurite maramendese per krime e mashtrime por hedhin akuza per coroditje jo kjo nuk shkon kush ka vjedhur te kalbet ne burg

    Reply to this comment
  15. Arbeni January 11, 20:41

    Masturbohuni me pallavrat e Bedriut qe ai ai vete nuk i beson. Kujtoni se ajo Marku eshte Bedri Spahiu nga qe e ka zgjedhur ish-PKSH, PPSH-ja? Ju rren mendja mor militante budallenj. Adashi i Bedriut, ai Spahiu po te ngrihet nga varri e nuk ju a ploteson dot deshirat per te arrestuar opozitare. Sepse jane pushtetaret e sotem kok e kembe te zhytur ne vjedhje. Ketu do jemi, do ta shohim sa do fshije ajo “fshesa” qe kujton Bedriu se ka ajo Marku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*