FSHF, ashpërsim drastik i rregullores. Futet edhe pika: “Po pse kështu more djem!”

December 15, 2017 20:18

FSHF, ashpërsim drastik i rregullores. Futet edhe pika: “Po pse kështu more djem!”

 

Një serial i re dhune në terrenet futbollistike shqiptare ka detyruar FSHF-në të dalë nga limontia dhe stanjacioni, duke zhveshur shpatën dhe vepruar me dorë të hekurt.

Federata Shqiptare e Futbollit ka kryer një mbledhje jashtë rradhe pas dhunës së shfaqur në fushën e Përmetit, ku një grup lojtarësh të Këlcyrës ndoqën dhe dhunuan arbitrin, pastaj një grup arbitrash ndoqën dhe rrahën trajnerin e pafajshëm të Ersekës, pastaj një grup policësh turni në Kakavijë shtruan vendçe lojtarët e Kardhiqit dhe në fund, dy grupe këlcyriotësh zunë të rrihen me njëri-tjetrin për shkak të stresit.

FSHF, në një deklaratë për shtyp pranoi se situata është bërë e patolerueshme. Ajo u kërkoi ndihmë forcave të rendit dhe INUK-ut që ta rrafshojnë Këlqyrën si qytet dhe në vend të tij të bëhet një kalçeto gjigande me skemën e Partneritetit Pullaz-Parvaz. Por siç shpalli vetë kreu i FSHF-së Armand Duka, ndërkaq janë propozuar dhe do votohen së shpejti disa masa drastike ndaj shfaqjeve të dhunës, që do t’ja ndryshojnë faqen basketbollit amerikan.

Ndër penalitetet më të ashpra parashikohet të jetë thirrja e hapur drejtuar ushtruesve të dhunës: “Po pse kështu more djem!” Në vijim Komisioni i Disiplinës në FSHF mund t’i përshkallëzojë masat duke ftuar dajak-ushtruesit “T’i vënë gishtin kokës se s’ka lezet kështu!”

Por penaliteti më drastik padyshim do të jetë prononcimi live i presidentit të FSHF-së në adresë të dhunuesve: “T’u vijë turp, kaq po ju them!”

Edhe pse në botën futbollistike shqiptare ka ndjenja të përziera lidhur me këtë paketë drakoniane, shumica janë të mendimit se ka ardhur koha për vetting edhe në futboll. Sipas specialistit Mëngjarash Sallaku, “unë jam shprehur prej kohësh që FSHF-ja duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës, se është shumë poshtë. Për mua, edhe zyrat e reja të FSHF-së duhet të jenë në katin e 42-të të grataçelës së re që sapo ka mbaruar. Kështu Federata shikon dhe më qartë poblematikat e ping-pongut armen!”

P.S. Gojët e liga është rubrikë satirike, ndaj në tekstin më sipër vetëm 75% e materialit është e vërtetë. Pjesa tjetër është sajuar rrugës nga Këlcyra në Ujë të Ftohët

Nje moment shkembimi pikepamjesh ne futbollin shqiptar

Nje moment shkembimi pikepamjesh ne futbollin shqiptar

          

December 15, 2017 20:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*