FSHF dënon Vllazninë me 1 ndeshje pa tifozë

April 21, 2017 12:36

FSHF dënon Vllazninë me 1 ndeshje pa tifozë

Pas ndeshjes së zhvilluar mes skuadrës së Vllaznisë dhe Partizanit, shkodranët janë dënuar me një ndeshje pa spektatorë. Ky vendim është marrë nga komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.

Federata shpjegon se ky vendim është dhënë për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve brenda rrethimit të fushës. Ndërsa skuadra kryeqytetase është paralajmëruar për sjellje të gabuar të spektatorëve, dhe në rast se do përsëritet do përshkallëzohen masat disiplinore.

Gjithashtu për shkelje të sjelljes së spektatorëve është paralajmëruar edhe skuadra e Flamurtarit dhe KF “Maliqi”.

Lojtarët e skuadrave të ndëshkuara nga FSHF

Komisioni i Disiplinës gjithashtu ka ndëshkuar edhe disa lojtarë të skuadrave të tjera për një serë veprimesh gjatë ndeshjeve të fundjavës.

1.Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2.Lojtari i KF “Burreli”, Donal Mellugja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3.Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Vorës” Ornold Hodo, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Velecikut” Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Memaliaj” Aristotel Kuca, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Skrapari”, Klevis Jaho , për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

9.Zyrtari i FK “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i FK “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.KF “Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

12.Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

April 21, 2017 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*