FSHF gjobit Kastriotin e Flamurtarin, paralajmërohen Kamza e Partizani

August 30, 2018 15:23

FSHF gjobit Kastriotin e Flamurtarin, paralajmërohen Kamza e Partizani

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot dhe ka analizuar të gjitha kundërvajtjet sportive, të vërejtura gjatë javës së dytë të Kategorisë Superiore.

Komisioni ka analizuar kryesisht sjelljet e gabuara të tifozërisë krutane në sfidën Katrioti-Skënderbeu dhe asaj vlonjate në takimin Flamurtari-Kukësi.

Klubi krutan është gjobitur me masë administrative 50 mijë lekë gjobë, ndërsa ai vlonjat me masën e 100 mijë lekë gjobë.

Komisioni ka dhënë paralajmërim edhe për Kamzën, që nuk ka përmbushur kushtet sanitare gjatë organizimit të ndeshjes, por edhe për Partizanin, që ka ndërruar uniformën pa vënë në dijeni FSHF-në.

s.a/dita

August 30, 2018 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*