FSHF kërkon ndëshkimin e Braçes, ja si i përgjigjet Kuvendi

May 9, 2018 22:02

FSHF kërkon ndëshkimin e Braçes, ja si i përgjigjet Kuvendi

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të proçedojë deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas incidentit të ndodhur në fundin e ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

I njohur si tifoz i Partizanit, Braçe pretendohet se ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes, Andi Koçin. Dhe referuar këtij pretendimi, FSHF-ja i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Por, kjo e fundit e ka rrëzuar kërkesën e organit më të lartë të futbollit në vend, duke shpjeguar se Byroja mund të mblidhet vetëm nëse deputeti pengon zhvillimin normal të seancës plenare.

Përgjigja e Kuvendit përkundrejt kërkesës së FSHF-së:

“Rregullorja për Mandatin dhe imunitetin parashikon masën disiplinore vetëm në raste kur deputeti thotë fjalë fyese apo me veprimet e tij pengon zhvillimin normal të seancës plenare. Vetëm për sjellje dhe veprime në seancën plenare, Kryetari i Kuvendit thërret mbledhjen e Byrosë për masën disiplinore ndaj deputetit”, thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.

 

s.a/dita

May 9, 2018 22:02
Komento

3 Komente

  1. Rrema May 9, 22:08

    FSHF nuk kerkoj mase disiplinore kur deputeti i Peqinit qëllonte me pistoletë. E tani çakmaku eshte me i rrezikshëm se pistoleta.

    Reply to this comment
  2. xxx May 9, 22:53

    Edhe ne ka ndodhur si thone keta, kerkesa e trapave te FSHF eshte si ti kerkoje policia rrugore Parlamentit te penalizoje anetarin e tij, kur ky i fundit ben nje aksident rrugor… idiota me vule (te humbur)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*