FSHF organizon seminarin për arbitrat, dorëzohen stemat e FIFA-s

January 10, 2019 15:09

FSHF organizon seminarin për arbitrat, dorëzohen stemat e FIFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar për 4 ditë me radhë seminarin për arbitrat e futbollit të Kategorisë Superiore.

Seminari është zhvilluar për të diskutuar për dy fazat e para të kampionatit si dhe për risitë në rregulloren e arbitrimit të FIFA-s.

Pikërisht, për të folur për azhornimet e fundit të rregullores së lojës, FSHF kishte ftuar lektorin e FIFA-s, Alen Snody.

Njëkohësisht dje pasdite Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci sëbashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.

Jareci në fjalën e tij u shpreh: “Ky ishte seminari i radhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit. Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferiore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qënë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet t’i përgjigjen 20 pyetjeve dhe standardi për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta. Testet fizike mund të quhen rutinë sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Jareci foli edhe për stemat e FIFA-s për vitin 2019. “U rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinj dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s”

Lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:

Arbitrat:

1.Enea Jorgji

2.Eldorjan Hamiti

3.Juxhin Xhaja

4.Emanuela Rusta(për herë të parë)

Asistentët:

1.Denis Rexha

2.Rejdi Avdo

3.Ridiger Cokaj

4.Ilir Tartari

5.Nertil Bregasi(hera e parë)

6.Dojando Myftari(hera e parë)

7.Fatjona Borova (hera e parë)

8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:

Kreshnik Hakrama

o.j/dita

 

January 10, 2019 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*