FSHF përgatit ceremonitë për mbylljen e sezonit

July 28, 2020 16:56

FSHF përgatit ceremonitë për mbylljen e sezonit

Federata Shqiptare e Futbollit është duke përgatitur ceremonitë përmbyllëse të sezonit 2019/20. Një sezon i paprecedentë e që u ndërpre në fillim të muajit mars për shkak të shpalljes së pandemisë Covid-19, për të rifilluar pas shumë vështirësive më 3 qershor.

Federata ia doli mbanë që të garantonte zhvillimin e rregullt të ndeshjeve si edhe sigurinë shëndetësore të të gjithë pjesëmarrësve. Në përfundim të ndeshjes KF Tirana-KF Bylis, që luhet të mërkurën (29 korrik, ora 19:00) në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të titullit kampion, që këtë edicion u fitua nga klubi i Tiranës.

Ndërsa, më 2 gusht do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, KF Teuta-KF Tirana. Edhe kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00. Duke qenë në kushtet e pandemisë, siç dihet ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe ceremonitë e trofeve do të jenë disi të veçanta këtë herë.

Federata e Futbollit është kujdesur dhe ka marrë masa që fituesve të trofeve t’u rezervohet ceremoni sa më dinjitoze dhe të respektohen siç u takon, por njëkohësisht është fokusuar edhe te zbatimi i protokollit shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

 

l.h/ dita

July 28, 2020 16:56
Komento

1 Koment

  1. Lili July 28, 22:43

    Kombtarja nukkujtohet me i uruar Canes ditelindjdn! Gazetae Marseillet , le phocéen po!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim