FSHF: Policia jashtë stadiumeve, klubet ta zgjidhin me private

August 15, 2018 12:58

FSHF: Policia jashtë stadiumeve, klubet ta zgjidhin me private

Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur dje nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve. Shefi i marrëdhënieve juridike në FSHF, Aldi Topçiu, konfirmoi gjithçka.

Problemi i sigurisë në stadium ishte çdo vit, kemi qenë në kontakt për të organizuar ndeshje më të sigurta, pa probleme, jo gjithmonë ka qenë e arritur në 100%. Në muajin që lëmë pas kishim disa korrespondenca me policinë, nga e cila kanë rezultuar disa impiante sportive, jo të gjitha të Superiores por edhe të ulëta. Sivjet fatmirësisht kemi rikthimin e një përplasje të madhe sportive e kulturore si derbi. Problemet e sigurisë së të kaluarës shpresojmë të mos i kemi edhe sivjet, ka tërheqje vëmendje të policisë nga problemet. Ligji ka ndryshuar, policinë nuk do ta kemi më në stadium, pozitiv se nuk do të kemi polici në stadium si gjithë Europa, ana negative është se kërkon dyfishin e mundit tuaj për ndeshjet”, tha Aldi Topçiu

Mbledhja e djeshme ndërmjet FSHF-së dhe klubeve ka dhënë frytet e para, pasi u diskutuan tema shumë të nxehta dhe të forta në lidhje me mbarëvajtjen e sezonit të ri. Një ndër pikat që u diskutua është ajo se ku do të luajë Kukësi për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka licencuar stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe Kukësi do të luajë në “Elbasan Arena”.

o.j/dita

August 15, 2018 12:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*