FSHF: Pse gjykata nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve

March 30, 2018 14:39

FSHF: Pse gjykata nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve

 

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të depozitojë rezultatet e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit në regjistrin tregtar.

Në bazë të kërkesës së Federatës për të regjistruar vendimmarrjen e Asamblesë, që rizgjodhi Armand Dukën për të katërtën herë si president të FSHF-së, gjykata ka konstatuar mungesë dokumentacioni që duhet të shoqërojnë këtë kërkesë.

Reagon FSHF

Ndërkohë,  Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar edhe arsyet e mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve të Asamblesë së institucionit më të rëndësishëm futbollistik, ku Armand Duka u rikonfirmua me një mandat të katërt.

FSHF sqaron se Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF, po se ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata.

“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

 Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion”, njoftoi FSHF.

Ndërkohë, ish-kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, ka konfirmuar ankesën në KAS-in e Lozanës.

 

l.h/ dita

March 30, 2018 14:39
Komento

5 Komente

  1. Tirona March 30, 15:42

    Opae hongri dhe Duka, Vettin-gu do e lej pa brek dhe ndoshta dhe me disa vite prapa hekurat, kete peshkaqen te futbollit.⚖️⚖️⚖️

    Reply to this comment
  2. XXXL March 30, 16:16

    Cfare do te thote Blater Duka, goditje te renda mori nga UEFA dhe nga Gjykata e Tiranes, per lesh do te iki ky pjestar i familjes “Duka i Krimit” apo i “Klanit te Zemunit”.
    Le te pij puro ne tribune me mafiozet Gimce ndryshkun, Takaj dhe Ridvan Bolen, per lesh do ikin.

    Reply to this comment
  3. Edi March 30, 17:47

    Te gjithe tepsine per Rilindjen, sipas parimit – Gjithe pushtetin sovjeteve. Ok, le ta merrte edhe kete cope Rilindja por, dreqi ta haje, te gjente ndonje figure futbolli! Te tille ka plot, dhe socialist, por jo ket Bac barkderr Finon se eshte turpi botes ky te drejtoje futbollin kur nuk e lidh asgje me te.

    Reply to this comment
  4. Pensionisti March 30, 19:30

    Sa te pranohet ankesa e Finos ka perfunduar mandati i dukes dhe behen zgjedhjet e reja per Federaten ku Fino sigurisht do te kandidoi por nuk do te fitoje!

    Reply to this comment
  5. Pensionisti March 30, 19:31

    Sa te pranohet ankesa e Finos ka perfunduar mandati i Dukes dhe behen zgjedhjet e reja per Federaten ku Fino sigurisht do te kandidoi por prap nuk do te fitoje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*